Si te shmangim Semundjet e Trurit (Demencia)

Semundjet e trurit, te cilat njihen ndryshe si semundjet e kohes moderne po shtohen me ritem rrites ne dekadat e fundit. Keto jane semundje te pazgjidhura nga shkenca sot dhe para te cilave mjeket ende ndihen te pafuqishem. Kryesisht shfaqen ne moshat e treta edhe pse kane filluar edhe rastet ne mosha me te reja.

Parashikimet e Organizates Boterore te Shendetit (OBSH) ne lidhje me keto semundje nuk jane aspak optimiste. Specialistet e OBSH parashikojne se ne vitin 2050 rastet me demencia do shkojne 30 milione ne vit, ose e thene ndryshe sa trefishi i rasteve sot. Ky nuk eshte aspak lajm i mire, ndaj mjeket keshillojne qe te gjithe ne te bejme sa me shume kujdes me shendetin dhe stilin e jetes qe zgjedhim te jetojme.

SONY DSC

Nje nga tendencat e viteve te fundit neper bote, sidomos ne vendet e zhvilluara, eshte perdorimi i shtesave ushqimore per te plotesuar nevojat e trupit. Nder me tipiket e ketyre shtesave jane: vitaminat, vaji i peshkut, proteina te ndryshme, etj. Por, ekspertet e OBSH vleresojne se shtesa te tilla nuk ndikojne ne parandalimin e semundjeve si demencia. E vetmja menyre per te parandaluar ose shtyre ne kohe semundje te tilla eshte: te mbajme nen kontroll peshen, nivelin e kolesterolit, tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, te kryejme aktivitet fizik dhe te ushqehemi sipas stilit Mesdhetar (vaj ulliri, fruta, perime, arrore, peshk, mish te kuq (jo ta teprojme), jo ushqime te procesuara, djath dhe 1 gote vere te kuqe ne dite). Duhet te shmangim veset e demshme: drogat, alkolin e tepert, duhanin dhe keqtrajtimin e trupit.

Food Vegetables Herbs Mediterranean Vegetarian

Ajo qe ekspertet e OBSH-se nuk permendin eshte se mbi te gjitha duhet te mesojme te jetojme nje jete me sa me pak stres dhe merziti. Te gjitha sakrificat e mesiperme do duhet te shumefishohen nese jetojme nje jete te mbushur me strese, nese detyrohemi te mbajme disa maska dhe te jetojme jo ne harmoni me pjesen tone te brendshme. Te gjitha keto mosperputhje godasin thellesine e shpirtit e cila perkthehet ne semundje, shqetesime dhe mungese paqeje te brendshme. Njerezit me te lumtur jane ata qe e jetojne jeten sic jane vete, te vertete dhe larg sforcimeve per t’u dukur dikush tjeter.

Prandaj, te dashur miq, kujdesuni qe te keni nje stil jete aktiv ne perputhje me deshirat dhe pasionet tuaja, kujdesuni te jeni vetvetja dhe te krijoni rreth jush nje vater te ngrohte me nje familje qe ju do dhe e doni, dhe me miq te vertete. Kujdesuni qe te jeni qytetare te angazhuar per ceshtje te verteta dhe te rendesishme. Kujdesuni qe te mos e ekzagjeroni as me lodhjen e tepruar dhe as me pasivitet te tepruar. Vetem keshtu, do rrisni shanset te gezoni shendet te mire dhe te largoni mundesine e semundjeve te renda kardio-vaskulare dhe ato te demencias. Sigurohuni qe edhe femijet tuaj t’i edukoni qysh ne vogeli me te njejtat parime dhe stil jete. Qofshi mire!

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.