Ruhuni nga Amebat Tru-ngrenese qe Shkaktojne Vdekjen e Njeriut

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Karolinen e Veriut ne SHBA. Nje burre ka gjetur vdekjen, pasi ka notuar ne nje liqen artificial te ndertuar ne nje park ujor ne kete shtet. Kur eshte kthyer ne shtepi, te ndjerit i ka filluar nje dhimbje e forte koke dhe me pas ka rene ne gjendje kome, per te mos u zgjuar me.

Sipas ekspertizes mjeko-ligjore, arsyeja e vdekjes eshte demtimi i trurit nga nje infeksion i shkaktuar nga nje organizem nje-qelizor i quajtur Naegleria Fowleri, qe njihet ndryshe si ameba tru-ngrenese. Kjo lloj amebe gjendet ne ujera te embel te ngrohte, pra jo te rrjedhshem, dhe arrin te futet ne trupin e njeriut permes ujit qe futet ne hunde gjate notit. Ameba demton qelizat e trurit dhe con ne mos-funksionim te tij, deri ne vdekjen e trurit.

Kjo ngjarje me kujton semundjen qe kaloi vellai im i dyte ne vogeli, pas nje dite plazh ne nje hurdhe lumi (nje pjese e shtratit te lumit me e thelle dhe e futur qe eleminon rrjedhen e lumit). Ai kaloi nje infeksion te rende ne koke, qe per fatin e tij te mire i doli jashte permes hundes. Ne ate kohe as mjeket nuk e shpjeguan dot cfare specifikisht e shkaktoi gjendjen e tij te rende shendetesore, por tani e kuptoj se edhe ai ka marre nje nga tre amebat qe sulmojne trurin (Naegleria, Acanthamoeba dhe Balamutia), gjate kohes qe zhytej me koke ne uje. Gjithnje kemi menduar se sa me fat ishte ne ate kohe im vella, qe shpetoi nga nje gjendje aq e rende shendetesore. Tani mendoj se me vertete ka lindur jetegjate, sa kohe qe zoti zgjodhi t’ia falte jeten per t’i thare lotet qe nena ime derdhte neper korridoret e spitaleve.

Mqs. tani jemi ne stinen e nxehte dhe deshira per t’u freskuar na drejton drejt cdo burimi te mundesh ujor, beni kujdes me rezervuaret, liqenet artificale, hurdhat e lumenjve, pellgjet dhe parqet ujore. Keto jane vendet tipike, qe mbushen me uje te embel, jo-te filtruar dhe ku organizma te tille jetojne e zhvillohen. Kujdesuni qe te mos e zhytni koken ne uje, te perdorni kapset e hundeve apo te mundoheni te mos kaloni uje nga liqeni permes hundes.

Nje kujdes i vecante duhet treguar per femijet, per t’i pajisur me kapeset e hundeve dhe per te mos i lene te zhyten me koke ne ujera te tille. Persa i perket pishinave, zgjidhni ato te cilat mbushen me uje te filtruar dhe qe klorinohen rregullisht, pasi me anen e ketyre masave eleminohen ameba te tilla qe demtojne trurin e njeriut. Mendova ta ndaj me ju miqte e mi kete informacion, per t’u siguruar qe pushimet tuaja te kalojne te qeta e relaksuese. Mos harroni te merrni me vete kremin e duhur mbrojtes kunder diellit, per te shmangur te tjera probleme si: djegia e lekures.

Per ju qe e keni harruar, ja nje propozim i joni: nje Krem plazhi me tre nivele mbrojtjeje: SPF 20, SPF 30 dhe SPF 50, i pershtatshem per te gjithe familjen. Tani vjen me nje oferte fantastike prej 66% ulje nga cmimi fillestar dhe ju e merrni per vetem £4. Une do iu keshilloja te shihni me kujdes edhe kremin tjeter kunder mushkonjave, qe mund ta blini bashke me kremin kunder diellit. Klikoni mbi foton ketu poshte per t’i bere tuajat keto produkte cilesore dhe te sigurta per ju e femijet tuaj.

Pushime te Gezuara!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.