Fasule Pllaqi ne Tave dhe Pilaf – Dreka Tipike e Dites se Hene

Dita e hene eshte fillimi i javes dhe ne Shqiperi eshte trasheguar tradita e gatimit te fasuleve ne kete dite. Si mbas dites se diele kur amvisat perpiqen te shtrojne tavolina speciale per familjaret dhe miqte, e hena fillon me ate qe ne gjuhen e popullit quhet “te mbledhesh barkun”. Sot ne shtepine time ndoqem kete tradite, por me fasule pllaqi te zeza ne tave. Po filloj pa humbur kohe me receten:

Perberesit:

300 gr. fasule pllaqi e zeze

1 qepe e madhe e kuqe

1 domate

dy grushta domate qershi (te vogla)

6 thelpinj hudhre

3 gjethe dafine

Kripe, piper i bardhe, vaj ulliri, spec djeges (sipas deshires).

Per pilafin:

1 gote oriz

1 luge gjalp

Fasulet Pllaqi te Zeza

Pergatitja:

Fusim fasulet ne uje te ftohte, te pakten 10 ore perpara se te gatuhen (une i fus ne mbremje per t’i gatuar te nesermen paradite. I marrim, i shplajme, i fusim ne nje tenxhere me uje te ftohte dhe i veme ne zjarr. I pastrojme shkumen dhe i shtojme uje here pas here. I leme te ziejne derisa kokrra e fasules te filloje te zbutet paksa.

I kullojme fasulet dhe i leme te ftohen vec. Nderkohe fillojme me pergatitjen e salces. Pastrojme qepet dhe i grijme ne kubike te vegjel (si per gjelle). I hedhim ne nje tigan me 2 luge vaj ulliri dhe i kavardisim sa te ndryshojne ngjyre. Shtojme domaten e qeruar dhe te prere ne kubike te vegjel, domatet qershi te prera ne mes, hudhrat dhe gjethet e dafines.

I kavardisim te gjitha derisa domatja te filloje te shkrije, dhe e mbulojme me uje. Shtojme kriper dhe piper dhe e leme te zieje salca sa te behet nje shije uniforme. Nderkohe ne nje tave derdhim fasulet e para-ziera, shtojme salcen e pergatitur dhe e fusim ne furren e para-ngrohur me 250 grade per rreth 1 ore. Kujdes! Mbulojeni taven me leter alumini ne 30 minutat e para te pjekjes.

Tava me fasule pllaqi gati per t’u futur ne furre

Nderkohe qe tava me pllaqite e zeza po behet ne furre, kontrollojeni dhe perziejeni te pakten 2 here per t’u siguruar qe ka mjaftueshem leng dhe pjesa e pllaqive qe rri lart nuk forcohet. Tava eshte gati kur fasulet te jene plotesisht te bera dhe ne tave te mos kete shume leng.

Pergatitja e pilafit: Ne nje ene shtojme 2 gota me uje te ftohte (te njejten gote qe perdorem per matjen e orizit), dhe e veme te nxehet. Ne nje tigan hedhim gjalpin, e shkrijme dhe shtojme orizin e lare dhe te kulluar. E skuqim orizin duke e perziere, derisa te filloje te marre paksa ngjyre te praruar. Shtojme ujin e nxehte te rregulluar me pak kripe e piper. Kujdes! Orizi do jete shoqerues i fasuleve, ndaj eshte mire qe te kete pak kripe per te mos e tepruar me kripen ne totalin e pjates. E veme ne zjarr mesatar te vloje dhe kur te mos kete me uje ne siperfaqe, e ulim nxehtesine tek e ngadalta dhe e leme te zihet te mbuluar me kapak. Pilafi eshte gati kur fillon te kercase lehte ne fundin e tiganit, ne kete moment duhet hequr nga nxehtesia.

E sherbejme pilafin ne ane te pjates duke i dhene forme te rregullt, dhe shtojme fasulet bashke me salcen e vet. Une e zbukurova pjaten me disa kokrra misri te zier, me nje degez rozmarine te fresket dhe me speca gogozhare, me te cilat zakonisht shoqeroj fasulet. Ju befte mire!

Ky version i Taves me Pllaqi eshte vegjetarian, kjo recete del akoma me e mire nese te salca do shtojme edhe copa mishi vici dhe per ta bere pak me pikante shtojme edhe pak spec djeges. Receta pergatitet njesoj edhe me fasulet pllaqi te bardha, por mua me pelqejne keto lloj pllaqish, ndaj i zgjodha per receten e sotme. Jua rekomandoj edhe juve miqte e mi nje dreke te tille per familjen tuaj, nje menyre ndryshe e pergatitjes se fasuleve tradicionale me pilaf. Provojeni dhe me shkruani per pervojen tuaj me pergatitjen dhe shijimin e saj. Deri atehere: Qofshi Mire dhe Hani Shendetshem!

Nese mendoni se kjo eshte nje recete e shijshme dhe e dobishme, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.