Ku po Shkon Kjo Bota Jone? Sfidat dhe Zgjidhjet

Sot ne bote numerohen 7.7 miliarde banore. C’eshte e verteta, nje numer marramendes. Nje peshe goxha e madhe per planetin per te siguruar ushqim, strehim dhe perpunim te te gjitha mbetjeve qe prodhon nje numer kaq i madh njerezish.

Projeksionet qe vijne nga studime te OBSH flasin per nje rritje prej +2 miliarde banore te tjere ne toke ne 30 vitet e ardhshme. Pra jo shume larg nga sot, pritet qe bota te jete afersisht 10 miliarde banore, nje numer i paimagjinueshem njerezish ne nje planet te mbushur me probleme qendrueshmerie dhe keq-menaxhimi.

Sfidat dhe Problematikat

Po si po pergatitet bota per t’iu pergjigjur sfidave, qe vijne nga nje rritje e tille e popullsise?

I. Vendosja e Popullsise

Nje nga problematikat eshte: ku do vendosen keta njerez. Sot ne bote shihet nje fenomen i dyzuar ku nje pjese e siperfaqeve te botes po zbrazet nga popullsia (disa pjese te Kines dhe Japonia) dhe pjese te tjera po mbipopullohen (Afrika sub-sahariane). Aktualisht jane 27 shtete ne bote, popullsia e te cilave po tkurret, mes tyre per fat te keq rreshtohet edhe Shqiperia. Si do realizohet levizja e popullsise per te akomoduar keto ndryshime ne prirjen gjeografike te popullsise?

II. Struktura Moshore e Popullsise

Nje problematike tjeter eshte ndryshimi i struktures moshore te popullsise boterore. Viti 2018 shenoi nje rekord te ri ku per here te pare ne histori ne planetin toke jetojne me shume njerez mbi 65 vjec sesa femije nen 5 vjec. Pra, bota po shkon drejt plakjes, cka do te thote me pak force pune per te punuar dhe me shume kerkese per kujdes shendetesor per te moshuarit. Zgjidhja? Ndoshta zhvillimi teknologjik, teknologjia robotike, do jape njefare lehtesimi per keto dy ceshtje.

III. Ushqimi

Problematika me bazike eshte: Si do ushqehen gjithe keta njerez? Shkencetaret kane kohe qe e kane nisur punen per t’iu pergjigjur sfides se ushqimit, qe ekziston sot dhe do shtohet ne te ardhmen. Nje nga shpikjet me interesante eshte Solein, kliko mbi figure per artikullin.

IV. menaxhimi i ndotjes

Rritja e popullsise shton edhe me shume nje nga problematikat me te medha te planetit, qe eshte ndotja e tij. Nje problematike qe po rritet ne menyre te frikshme ne te gjitha mjediset e mundshme (uje, ajer, toke, nentoke, etj.) Plastikat, gazi karbonik, ndotja e ujerave nga drogerat dhe ilacet e ndryshme jane vetem disa nga problematikat qe njihen. Efektet e tyre duken tek ngrohja globale (nje tjeter sfide e madhe kjo) dhe prishja e ekuilibrave ekologjike me zhdukjen e disa specieve. Duket se kete rradhe njerezimi e ka tejkaluar natyren me shpejtesine me te cilen po shton sasine dhe llojet e ndotjeve ne planet. Perpjekje po behen vazhdimisht per te gjetur zgjidhje, te cilat ende nuk duken te qendrueshme.

Une mendoj se bota dhe lideret e saj ende nuk jane te ndergjegjshem per sfidat e verteta te planetit dhe popullsise se tij. Persa kohe qe shtetet e fuqishme te botes vazhdojne luftera dhe shpenzim te pafund energjish dhe burimesh per me shume zona influence, eshte e padiskutueshme qe nuk jane te qarte se cilat jane sfidat reale te planetit, ose nuk iu interesojne.

Pabarazia e madhe qe eshte krijuar ne bote, automatikisht do sheshohet me kohen, pasi femijet e uritur sot, neser do kene ne dore fatin e mbijeteses se te pasurve te sotshem, te cilet do jene ne moshe te thyer e ne nevoje jetike per perkujdesje. Thellimi i pabarazise ne bote, ku disa nuk kane te hane dhe te tjere shperdorojne pasuri me gjera super luksoze, tregon serisht se bota jeton me drite-shkurtesi dhe eshte e paafte te merret me problemet e saj madhore.

Emigracioni, qe shihet si zgjidhje nga vendet e pasura per plotesimin e forces se punes dhe nevojes per te ekuilibruar sadopak strukturen demografike, nuk sjell zgjedhjen e problemeve ne rang global. Serisht eshte nje zgjidhje me mentalitetin e ndarjeve administrative.

Perpara disa shekujve, mbreterite e medha e kuptuan se te jesh vete i pasur e i fuqishem, por te rrethohesh nga mizerja dhe fukaralleku nuk te siguron nje jetese te lumtur. Ndaj, pikerisht keto vende investuan per re ngritur standartet e jeteses ne te gjithe vendin. Edhe sot shtrohet e njejta pyetje: Si mund te pretendojne disa njerez te fuqishem se mund te jetojne komod kur bota eshte e mbushur me probleme nga me te keqijat (rasti i miliarderit amerikan qe humbi 3 femije ne avionin qe u rrezua ne Kenia nga terroristet). Nese duam qe t’u leme femijeve tane nje planet te jetueshem, duhet te zgjedhim ne krye njerez qe jane te afte te qendrojne mbi ndarjet administrative dhe ta shohin boten dhe sfidat e saj si probleme unike per t’u zgjidhur me burimet dhe energjite e gjithe planetit. Me shkruani cilat jane mendimet tuaja ne lidhje me kete teme?

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.