NDRYSHIMI – Mesimi i Jashtezakonshem qe Mora nga Im Bir

Per vite me rradhe jam marre me temen e Ndryshimit, duke e pare ate nga ana menaxheriale. Kam shkruar per kete teme, kam trainuar te tjeret per te dhe mendoja se e njihja dhe e kuptoja Ndryshimin shume mire. Por, ajo qe nuk e prisja te ndodhte, ishte se te gjitha gjerat qe besoja dhe mendoja per ndryshimin do te viheshin seriozisht ne prove me ardhjen ne jete te femijes tim.

“Ata te cilet nuk mund te ndryshojne mendjen e vet, nuk mund te ndryshojne asgje.”  – George Bernard Shaw

Sfida e pare ishte te perballoja ndryshimin e statusit tim. Ne momentin qe u bera nena e nje djali te vogel, e gjithe jeta ime u kthye permbys. Papritur, e gjeta veten ne nje situate qe nuk kisha kohe per asgje. Axhenda ime perfundoi ne plehra, pasi shefi im i ri, im bir, vendoste per cdo gje ne diten time. Shpeshhere e gjeja veten me bebushin tim ne krah, dhe ndersa e veshtroja pyesja veten se si ishte e mundur qe e gjithe aftesia dhe pervoja ime e gjate ne menaxhim dhe lidership nuk mund te me ndihmonte me te. Dhe, me besoni kur e them: ky ishte nje ndryshim teper i madh ne jeten time.

Se dyti, ndryshuan edhe njerezit me te cilet une kaloja me shume kohe tashme. Shoqet e mia me te ngushta u bene te tjera nena, shumica shtepiake te mrekullueshme, por shume te ndryshme nga profesionistet me te cilet shoqerohesha deri atehere. Fillova te lexoja, pelqeja dhe ndiqja faqe online, qe lidheshin me memesine dhe femijet; gjera qe me pare nuk me kishin interesuar aspak. Edhe vendet ku dilja te argetohesha fillova t’i zgjidhja bazuar ne kritere te ndryshuara: a kishin nje dhome tualeti te dedikuar per bebe, a mundem te shkoj atje me ‘limuzinen’ (keshtu e quajme me shaka karrocen e djalit), a eshte vend mjaftueshem i qete per tim bir qe te fleje, e gjera te tjera te ngjashme me keto. Perdite e me shume po me zvogelohej koha, qe mund t’i dedikohesha profesionit dhe literatures profesionale.

Hapsira ime personale ishte zhdukur nga faqja e dheut. Cdo gje ne dhomen time, banjon dhe madje edhe ne biblioteken time ishte ndryshe. Sendet e tim biri ishin perhapur gjithandej neper shtepi dhe me dukej habi se si ishte e mundur qe nje femije aq te vogel t’i duheshin aq shume gjera, disa prej tyre aspak te perdorshme. E vetmja gje qe nuk ndryshoi ne jeten time ishte marredhenia me dashurine e jetes time, partnerin tim. Madje, prezenca e femijes beri qe te rritej dashuria mes nesh dhe marredhenia jone te forcohej edhe me shume.

Gjithsesi, keto qe permenda deri tani nuk ishte aspak sfidat e mia me te medha. Ajo qe vuri ne dyshim gjithcka une dija per ndryshimin ishte sjellja e tim biri, pasi mbushi 12 muaj. Une isha nga ato njerez qe mbroja tezen se prinderit duhet t’i lene femijet te lire te eksplorojne boten sipas menyres se tyre, ne menyre qe ata (femijet) te mesohen se si te sillen me ndryshimin. Por, me besoni kjo gje nuk ishte aspak e lehte per t’u vene ne praktike. Im bir ishte aq i shkathet, saqe nuk rrinte as dy sekonda ne te njejtin vend. Ne vend qe te mesonte te ecte, ai vraponte furishem, duke me trembur mua per vdekje me friken se mos vritej. Per shkak te kesaj frike te brendshme, une e gjeja veten duke bere te kunderten e atyre qe besoja me pare; dhe per mua ky ishte nje ndryshim i madh, pasi une jam nje person qe besoj dhe qendroj fort ne bindjet dhe parimet e mia.

Dikur shkruaja: “Lejojini femijet te bejne gabime, pasi kjo eshte menyra e tyre per te zbuluar boten qe u shfaqet perpara syve”. Por, me besoni sa keq ndihesha kur vogelushi im bebe hidhte cdo gje ne toke, thyente gjera dhe sperkiste gjithcka. Shpesh here e kisha shume te veshtire qe te permbaja vetveten ne menyre qe ta lejoja tim bir te eksploronte gjerat ne menyren e vet. Ritmi i tij i ndryshimit me dukej tmerresisht i shpejte per shijet e mia dhe tejet lodhes.

Por, teksa e vezhgoja me kujdes sjelljen e tij, kuptova se bebeja ime nuk bente gje tjeter vecse shprehte ne ate menyre deshiren e tij te madhe per te mesuar gjera te reja dhe ndryshimi i shpeshte i tyre e ndihmonte qe ta shijonte me shume procesin e njohjes se botes qe e rrethonte. Momenti kur e kuptova kete gje, beri qe une te beja edhe ndryshimin final tek vetja. Une u bera pjese e vallezimit te tim biri me ndryshimin. Frikerat e mia u zhduken dhe ne kalojme kohe te mrekullueshme sebashku duke eksploruar gjera te reja dhe duke u argetuar e kenaqur pa fund. Ky ishte momenti kur ne te dy krijuam nje bote tonen, qe nuk mund te cenohej nga nderhyrjet e jashtme, dhe ku ne te dy ishim mbreter.

“E vetmja menyre per te kuptuar ndryshimin eshte te zhytesh ne te, te levizesh me te dhe te bashkohesh ne vallezimin e ndryshimit.” – Alan Wilson Watts

Im bir me mesoi mesimin me te madh ne lidhje me ndryshimin: “Ndryshimi nuk eshte sfida me e madhe ne jete, eshte nje menyre qe ta jetosh jeten me shpejt dhe plot gezim, njesoj si nje femije. Ndaj, sot te dashur prinder, keshilla ime profesionale per ju eshte te lejoni qe ndryshimi te jete pjese integrale e jetes se femijeve tuaj. Lejojini ata ta eksplorojne boten te lire dhe bashkohuni me ta ne kete proces, jo si prinder, por si partnere te barabarte. Do te habiteni se sa shume kemi per te mesuar nga inteligjenca e femijeve tane dhe menyra se si ata e shohin boten. Nganjehere, te pasurit e nje keshilltari te sinqerte na ndihmon ne te rriturve, qe ta shohim boten me qarte dhe t’i pranojme me me lehtesi ngjarjet dhe faktet e jetes. Prinderim te Mbare!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.