Njihuni me Airbusinesscard, nje Risi Teknologjike per Njerezit e Biznesit

E keni parasysh kur merrni pjese ne nje panair dhe ne fund te dites i shihni xhepat te mbushur me kartevizita te pjesemarresve te tjere ne panair, apo te firmave qe e vizitojne ate? Ndjesia nuk eshte aspak e mire, pasi duhet qe ne fund te nje dite te lodhshme te ulesh te hedhesh detajet e tyre ne nje version me lehtesisht te perdorshem. Dhe kjo nuk eshte aspak e lehte kur pirgu i kartvizitave eshte i madh.

Duke filluar qe nga vjeshta e ketij viti, sipermarresit italiane kane mundesine qe te marrin ne duart e tyre byrzylykun elektronik qe ben regjistrimin e te dhenave te kartave te biznesit ne databaze elektronike vetem me nje shtrengim duarsh. Pas kesaj te dhenat e personit dergohen me e-mail tek mbartesi i airbusinesscard. Kuptohet qe te dy personat qe do takohen duhet te mbartin ne duart e tyre nje byrzylyk te tille.

Addio biglietti visita, arriva airbusinesscard

Qe nga vjeshta, pjesemarrja ne panaire, konferenca, takime apo organizime te tjera nuk do jete me nje bezdi, pasi ne cdo moment ju do keni te regjistruar ne karten e memories se Airbusinesscard-it tuaj te dhenat e perfaqesuesve te bizneseve qe takoni.

Nje zhvillim teknologjik interesant per bizneset dhe qe shpresojme do te ndiqet nga te tjera zhvillime edhe me dobiprurese per te lehtesuar punen e bizneseve. Per me shume detaje ne lidhje me kete zhvillim vizitoni: https://airbusinesscard.com/

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.