A e dini se: Cilat jane shenjat qe tregojne se femija juaj vuan nga ankthi?

Nje nga shqetesimet me te medha te prinderve, qe nga dita e pare kur mesojne se do behen me femije eshte nese femija i tyre do linde i shendetshem, apo si i thone ne gjuhen popullore: saksalem. Kjo fjale permbledh jo vetem gjendjen fizike te femijes, por edhe ate te zhvillimit mendor.

Ne diskutimet qe kam patur me shume nena dhe gjyshe, kam vene re se komentohet shpesh fakti se femijet e sotem, e kam fjalen per vogelushet 1 – 10 vjec, jane shume me aktive se brezi kur ne vete kemi qene femije. Po si mund te dallohet nje femije thjesht i levizshem nga rastet kur femijet shfaqin probleme ne sjelljen e tyre. Tre jane gjendjet te cilat konsiderohen shqetesuese per femijet e vegjel:

  1. Femijet vuajne nga Ankthi
  2. Femijet vuajne nga Crregullimi i Mungeses se Vemendjes dhe Hiperaktiviteti (ndryshe njihet si ADHD)
  3. Femijet vuajne nga Sindroma e Autizmit.

Duke qene se dy gjendjet e fundit (2 dhe 3 ) konsiderohen si raste semundje me simptoma klinike, ato menjehere duhet te konsultohen me mjeket specialiste per t’u ndjekur nen drejtimin e tyre. Une sot do doja te ndaleshim pak tek gjendjet e ankthit, qe perfshijne femijen dhe si mundet prindi ta dalloje se femija e tij vuan nga ankthi.

Gjendja e ankthit nuk eshte crregullim i funksionimit te trurit, sesa me shume nje reagim i femijes ndaj botes, qe e rrethon dhe keqmenaxhim, ose me mire te themi mos-menaxhim i emocioneve te reja, qe femija provon cdo dite. Po si mund ta kuptojme se femija yne vuan nga ankthi? Cilat jane shenjat qe tregojne nje gje te tille?

Sjelljet qe tregojne se Femija Vuan nga Ankthi

  • Femija ankohet shpesh per dhimbje stomaku, nuk fle dot gjume apo shfaqin ankesa te tjera fizike, sidomos kur eshte i/e shqetesuar.
  • Femija shmang cdo lloj situate qe mund ta stresoje qofte edhe pak fare dhe rri vetem me familjaret apo me dadon
  • Kur terhiqet perpara edhe veshtiresive me te vogla
  • Ka veshtiresi te kaloje ne faza te reja zhvillimi
  • Kur femija kerkon perfeksion ekstrem per gjerat e veta
  • Kur femija ne situata stresi ben veprime qe demton veten (vete-kafshohet, gervisht trupin e vet, pickon veten apo shkul floket)
  • Kur femija eshte vazhdimisht i shqetesuar, nervoz dhe i stresuar gjate dites (nuk e ze vendi), deri ne piken qe kjo gjendje nuk e lejon te kryeje aktivitetet e veta normale ditore
  • Kur femija nuk perqendrohet dot tek mesimet e detyrat e tjera normale per moshen e vet
  • Kur femija ka shperthime te forta kur do te kundershtoje dicka

Nese vini re se femija juaj shfaq vazhdimisht sjellje te tilla, me kujdes dhe pa u panikosur duhet te konsultoheni me nje specialist per te kuptuar nese dyshimet tuaja jane te verteta. Edhe nese eshte keshtu, beni kurajo: eshte me mire qe ta kuptoni ne kohe kete problem qe femija juaj ka, pasi mundeni ta trajtoni ne kohe dhe mbi te gjitha te eleminoni pasojat e renda qe sjellin gjendjet e ankthit te patrajtuara qe nga femijeria.

Specialistet shprehen se ankthi i mbartur brenda femijes, pervecse ndikon ne mos-shpalosjen e potencialit te femijes ne shkolle e karriere, ndikon drejtperdrejt ne aftesite e tyre per te ndervepruar me te tjeret, mund te coje deri ne depresion, nje semundje shume e veshtire kjo dhe me pasoja te renda per shendetin.

Prandaj, miq te dashur, keshilla ime per ju sot eshte te jeni te vemendshem ndaj sjelljes se femijeve tuaj per te kuptuar cfare ato femijet shprehin me gjuhen e veprimeve te tyre. Sic e thashe edhe ne fillim te artikullit, femijet e sotem jane me aktive se brezat e meparshem, ndaj merrni kohe te konsultoni sjelljet e femijeve tuaj me te tjera nena, qe kane femije te vegjel. Nese nje sjellje e caktuar e femijes tuaj eshte e zakonshme edhe mes femijeve te tjere, atehere nuk ka vend per shqetesim. Mesa duket ankthit te prinderimit i shtohet edhe nje detyre tjeter qe eshte: Kujdesi per te kuptuar nese femijat tane vuajne nga ankthi. Prinderim te Mbare!

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.