Moter e Vella Shqiptare, ‘Viktima’ te Luftes ne Siri prej 5 Vitesh

Kjo eshte historia e dy femijeve jetime nga Tirana, te cilet enden qe prej 5 vitesh ne zonat e luftes ne Siri. Historia e dy femijeve te mitur, moter e vella, te cilet babai i mori me hile nga krahet e nenes dhe i coi ne vendin me te rrezikshem te mundshem per dy femije 8 vjec dhe 6 vjec. Endrra e te atit ishte qe femijet e tij t’i edukonte ne nje vend musliman. Dhe besoj mendonte se po bente me te miren, kur genjeu gruan per t’i marre prokuren dhe shkoi bashke me femijet per t’iu bashkuar shtetit islamik.

Ajo qe i ati nuk e dinte, ishte se kur shkon ne nje zone lufte edhe mund te vritesh, sikurse ndodhi me te vetem pak muaj pas janarit 2014, kohe kur shkoi ne Siri. Iku nga kjo bote duke i lene te dy femijet e vet jetime ne nje situate te tmerrshme lufte. Gjyshja shkoi ne Siri te kujdeset per femijet dhe sot e kesaj dite ata jane te tre ende atje ne kampin e refugjateve al-Hol ne Siri bashke me 74,000 refugjate te tjera nga 43 vende.

Pamje nga Kampi i ah-Hol, Siri (Mars 2019)

Ende nuk e kam te qarte se perse nuk vajti nena e femijeve atje. Ndoshta e ka pasur te pamundur per te shkuar. Gjithsesi, vajza tashme pak me shume se 13 vjece mban komunikim te rregullt me dajen permes letrave dhe i kerkon cdo here dajes qe t’i kthejne bashke me vellain dhe gjyshen ne Shqiperi. Te njejten gje kerkon me lot ne sy edhe nena e femijeve, e cila ka 5 vite qe jeton as ne qiell e as ne toke. Shpresojme dhe urojme qe lutjet e saj te degjohen nga njerezit kompetente, qe mund te realizojne kthimin sa me pare te femijeve dhe gjyshes ne shtepi; njesoj sic ndodhi me 74 femijet kosovare me histori te ngjashme me dy protagonistet e kesaj historie.

Teksa flas per kete histori te trishte, ndjej zbrazeti ne shpirt. Perpiqem te imagjinoj se cfare kane pare e cfare kane kaluar ata dy femije te vegjel ne keto vite te jetes se tyre. Mundohem te perceptoj nese kjo pervoje do iu shtoje ndonjehere vlere ne jeten e tyre, apo do mbetet si njolla e zeze, qe perpiu femijerine dhe pafajesine e tyre. Nje vendim i pamend i te atit beri qe jeta e tyre te sterroset ne vitet me te bukura te femijerise.

Po mendoja se me c’te drejte nje baba i largon femijet nga nena dhe i degdis ne mes te ferrit. Mos valle fakti se jemi ne prinderit qe u japim jeten femijeve, na ve ne vendin e zotit qe te bejme c’te duam me jeten e femijeve? Prinderit dhe familja duhet te jene foleja e ngrohte, ku cdo femije ndihet i sigurte dhe i mbrojtur. Askush nuk ka te drejte t’ua mohoje kete nevoje ekzistenciale femijeve te vet, as ne emer te idealeve dhe as ne emer te egoizmit te vet.

Uroj me shpirt qe te dy femijet te kthehen ne folene e tyre dhe te kene mundesine te ndertojne nje jete te re me nenen e tyre larg streseve dhe permallimit. Lutjet e mia jane per ta! Bashkohuni edhe ju me mua!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.