Te ngjash me I/E Re – Nje nga Avantazhet e Modernizimit

E keni vene re se femrat sot duken me te reja se ato te brezit te meparshem? Mua me bejne pershtypje disa nga kengetaret dhe artistet e brezit te vjeter, te cilat jane larguar nga Shqiperia per shume vite dhe kur i shohim te ri-shfaqen neper ekrane duken me te reja sesa perpara 20 vjetesh. E njejta gje ndodh edhe me artistet meshkuj, te cilet tashme te transformuar ne kohet moderne kane nje look me rinor.

Le te marrim ne krahasim individe te te njejtes moshe ne dy breza te ndryshem. Shikoni si dukej nje adoleshente ne vitet ’70, dhe si jane adoleshentet sot (ne kohet moderne):

Ndryshimet jane te dukshme: ndryshon modeli i flokeve, ndryshon make-up, ndryshon veshja, ndryshon qendrimi i trupit, madje edhe buzeqeshja dhe niveli i te qenit te shpenguar ndryshon. Adoleshentet e viteve ’70 ishin me te permbajtur, dukeshin me te medhenj ne moshe dhe perpiqeshin te qendronin brenda caqeve. Ndersa, adoleshentet e sotem jane me te lire dhe kjo duket qysh te qendrimi i tyre dhe lirshmeria e shprehjes se vetes.

Le te shohim se cfare ndodhte me prinderit e rinj, tashme te sistemuar ne martese ne vitet ’60 dhe me dy femije, krahasuar me familjet e sotme me dy femije. Nje foto flet sa 1,000 fjale:

Ndryshimet jane te dukshme tek te gjithe pjesetaret e familjes, duke filluar nga femijet e vegjel dhe deri tek nena dhe babai. Prinderit e brezit te kaluar dukeshin me te medhenj ne moshe, ishin shume serioze dhe impononin nje paraqitje brenda rregullave te shoqerise. Prinderit moderne jane me te lirshem, duken me te rinj dhe ruajne origjinalitetin individual.

Ju kujtohen gjyshet e viteve ’60 -’70? Apo edhe gjyshet tuaja. Krahasojini ato me gjyshet e sotme. Gjyshet e sotme, pavaresisht nga mosha kur jane bere gjyshe, kane nje look shume me rinor, jane me te fokusuara tek stili i tyre individual, larg klisheve te gjysheve me rroba te zeza, te veshura vetem me fustane dhe me floke te thinjura. Gjyshet e sotme i lyejne floket edhe me ngjyra te ndezura, te cilat gjyshet e brezit tjeter as nuk e mendonin. Gjyshet moderne bejne tualet, i presin dhe krehin floket ne parukeri dhe perdorin aksesore per t’u dukur me stil.

Kohet moderne po e gjallerojne mitin e ‘Rinise se Perjetshme’ dhe kjo po reflektohet tek njerezit e cdo moshe. Trajtimet e lekures, marrja me sport, mjetet e sofistikuara kozmetike dhe ndjekja e modes paraprijne fillimin e ndihmave te vogla qe vijne nga: procedurat e lifting (terheqja e syve dhe lekures se fytyres), filling (mbushja e rrudhave) apo bottox-it (fryrja e buzeve). Nderhyrjet Estetike, apo sic njihen ndryshe Operacionet Plastike, jane nje tjeter menyre, paksa me ekstreme, qe perdoret per te freskuar paraqitjen per moshat e medha, apo edhe per ta permiresuar look-un sic jemi mesuar te shohim tek shume yje te showbizit. Pavaresisht se cfare perdorin, njerezit ne ditet e sotme ia kane arritur qe te ruajne nje paraqitje me rinore se brezat e meparshem.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.