10 Arsyet Bindese qe me Bene te Eci Kembezbathur

Mua nuk me ka pelqyer asnjehere te eci me kembet zbathur. Ndoshta sepse prinderit e mi ishin kategorikisht kunder ketij veprimi, pasi mendonin se mund te ftohesha. Por edhe mua nuk me pelqente ndjesia e ecjes kembezbathur, pasi behesha pis dhe siperfaqet ku shkelja ishin te parehatshme per kembet e mia. Nje problem tjeter gjate femijerise time ishin copat e xhamit te thyer apo shiringat e shperndara sa andej-kendej neper mjediset, ku luanim ne femijet. Por, ajo qe nuk e kisha menduar kurre, ishte se ne moshe madhore do nderroja mendje dhe do filloja te ecja zbadhur.

Dhe fillova te ecja zbathur, jo se me pelqen tani, por sepse gjeta shume arsye te vlefshme perse duhet te eci me kembet zbathur.

10 Perfitimet Pro Ecjes Kembezbathur

I. Kur ecen zbathur arrin te marresh energjine e tokes dhe te shkarkosh energjine negative te trupit. Kjo ben qe te flejme me mire naten dhe te ndjejme me pak stres.

II. Ndihmon ne hollimin e gjakut, per shkak te elektronet negative qe mbart vete toka. Gjithashtu ben qe gjaku te qarkulloje me mire dhe te jete me i oksigjenuar. Sipas nje studimi te kryer, personat pjesemarres paten permiresim ne keto aktivitete pas vetem 30 minuta ecje me kembe zbathur.

III. Ndihmon ne normalizimin e problemeve me frymemarrjen dhe te rrahjeve te zemres.

IV. Lehteson dhimbjet e demtimet e muskujve si edhe inflamacionet e llojeve te tjera. Studimet treguan se u desh pak jave ushtrimi i te ecurit zbathur per te pare permiresime per keto aspekte te shendetit.

V. Kuron osteoporozen. Nga nje studim i bere me 84 pjesemarres, te cilet u vendosen ne kushte te njejta persa i perket: dietes ushqimore, aktivitetit fizik dhe sasise se lengjeve te marra. Pacienteve iu vendos ne kembe nje pllake bakri qe lidhej direkt me token jashte dhe e mbajten ate gjate gjithe nates mbathur. Rezultatet pas vetem 1 nate te kesaj terapie, ishin te jashtezakonshme: (i) pati permiresim te perqendrimit te mineraleve dhe elektroliteve ne gjak, dhe (ii) pati nje renie te ndjeshme ne nivelet e kalciumit dhe fosforit (ne gjak dhe urine), te cilat kontribuojne ne kurimin e osteoporozes.

VI. Kuron Diabetin e Tipit 2 (te pavarur nga insulina). Ne studimin e kryer, pacientet me diabet te tipit te dyte iu nenshtruan eksperimentit per 72 ore (lidhje direkte me token si jashte shtepie, ashtu edhe duke pushuar ne shtepi). Rezultati: ulja e niveleve te glukozes ne gjak. Ky rezultat eshte fantastik nese mbajme parasysh faktin se pjesemarresit ne studim kishin 6 muaj qe trajtoheshin me ilace per diabetin dhe nuk kishin arritur te normalizonin nivelin e glukozes ne gjak.

VII. Kuron Tiroidet. Ne eksperimentin e bere me te semuret qe vuajne nga aktiviteti i tepert i gjendres tiroide, ata praktikuan lidhjen me token per 24 ore. Rezultati: u regjistrua nje normalizim i lehte i punes se gjendres tiroide.

VIII. Permireson ekuilibrin e trupit. Eleminon levizjet e ekzagjeruara te kaviljes dhe forcon strukturen muskulare

IX. Forcon kembet, gjunjet, legenin dhe koordinimin mes tyre. Forcon strukturen muskulare rreth ketyre pjeseve te trupit.

X. Kontakti direkt me token ndihmon femijet e vegjel, qe po mesojne te ecin, qe te njohin me mire mjedisin qe i rrethon dhe materiet e ndryshme. Gjithashtu, shmang problemet, qe vijne nga kepucet e papershtatshme.

Keto ishin arsyet qe me shtyne mua te filloj te eci me kembet zbathur. Fillimisht e fillova duke ecur kembezbathur ne bregun e detit (atehere dija vetem se te shkarkon energjine negative te trupit dhe rera e lagur sherben si pedikyr natyror per kembet -:). Pastaj vijova duke ecur zbathur neper shtepi (pasi laja dyshemene) dhe tani ben vaki edhe qe te eci ndopak ne barin e lagur nga vesa. Bregu i detit mbetet i preferuari im persa i perket ecjes me kembet zbathur.

Nje ndryshim te madh kam bere me vajzen time, e cila qekur ka mesuar te ece ka levizur kembezbathur si neper shtepi edhe te rera. Dhe mjeket kishin te drejte, ajo e perfeksionoi shume me shpejt ecjen, sapo u ngroh koha dhe une e lejova te ecte me kembe zbathur. Tani, sa here ulet diku menjehere fillon te heqe sandalet dhe te behet gati per marshimin e saj zbathur -:)

Megjithe ndryshimin e mentalitetit tim ndaj ecjes zbathur, serisht shqetesimet qe permenda ne fillim mbeten. Keshtu, sa here une dhe ime bije ecim zbathur, i hap syte kater per te pare mos ka ndonje gje te mprehte, ndonje shiringe, apo ndonje cope xhami te thyer. Pas ecjes zbathur, qe te gjithe ne shtepi i lajme kembet me uje te ngrohte e sapun dhe i dezinfektojme me uthull molle. Keshtu sigurohemi qe te mos bartim ndonje mikrob a bakter nga mjediset qe shkelim.

Ecja zbathur eshte menyra e pare qe perdoren njerezit per te shkelur token. Modernizimi na largoi nga kjo gje. Mesa duket i gjithe zhvillimi i deritanishem ia ka vlejtur per te treguar se largimi nga natyra ishte gabim dhe se per te qene mire e te shendetshem ne duhet te kthehemi shpesh ne gjirin e saj. Ne fund te fundit: Perse jo? Natyra eshte kudo dhe mbi te gjitha eshte pa kosto. Ndaj, miqte e mi ju ftoj te praktikoni te ecurin me kembe zbathur kudo qe te gjeni ambjente me materiale natyrale (gur, dhe, bar, dru, beton, asfalt, uje, rere, etj.) Me shkruani per pervojat tuaja ne lidhje me ecjen kembezbathur. Deri atehere: Qofshi Mire!

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.