Zbuloni 5 Perfitimet Shendetsore te Ecjes ne Natyre

Ecja ne natyre po kthehet serisht ne mode, dhe jane keshillat e mjekeve, qe e stimulojne me shume gje. Ne vite jane bere shume studime per te kuptuar perfitimet nga ky aktivitet kaq i thjeshte fizik. Shkencetaret kane nxjerre 5 perfitime te rendesishme shendetsore, qe rrjedhin nga ecja ne natyre. Shkolla Mjekesore e Harvardit beri mbledhjen e ketyre studimeve te realizuara per efektet dhe perfitimet e ecjes, dhe ne kemi kenaqesine t’i ndajme ato me ju sot.

5 Perfitimet Shendetsore te Ecjes ne Natyre

I. Ecja ka Efekt Kunderveprues ne Gjenet, qe nxisin Shtimin ne Peshe

Nga nje studim i Universitetit te Harvardit ne SHBA me 12,000 pjesemarres, u arrit ne perfundimin se: njerezit qe bejne 1 ore ecje te shpejte ne dite arrijne te pergjysmojne aktivitetin e 32 gjeneve ne trupin e tyre, qe nxisin shtimin ne peshe. E thene me fjale te tjera, ecja e shpejte e perditshme rezulton ne uljen e kapacitetit te trupit per te shtuar peshe; dhe ky eshte nje perfitim teper i vlefshem per ata njerez qe kane tendence te marrin peshe kollaj.

II. E ecura ul Deshiren per te Konsumuar Embelsira

Dy studime nga Universiteti i Exter ne Britanine e Madhe, tregojne se 15 minuta ecje mund te frenoje deshiren per te ngrene cokollate, madje arrin te zvogeloje sasine e cokollates qe hame kur jemi te stresuar. Shume studime te fundit te kryera ne lidhje me kete ceshtje, tregojne se te ecurit ndihmon ne uljen e oreksit per disa lloje te tjera embelsirash.

III. Ecja ul Rrezikun per Kancerin e Gjirit

Nje studim i kryer nga Shoqata Amerikane e Kancerit, i fokusuar tek ecja, ka arritur ne perfundimin se femrat, te cilat ecin me shume se 7 ore/jave perfitojne 14% ulje te rrezikut per semurjen me kancerin e gjirit. I njejti perfundim vlen edhe per ato femra, qe jane me shume te ekspozuara nga faktoreve qe nxisin kete rrezik, si: jane mbipeshe, ose perdorin hormone shtese.

IV. Ecja lehteson Dhimbjet e Artikulacioneve (Nyjeve)

Disa studime tregojne se ecja zvogelon dhimbjet e artritit. Nese ecim 10 – 12 km/jave, ne po investojme ne eleminimin e problemeve te artritit ne trupin tone (pra ne mos-krijimin e artritit). Te ecurit ndikojne vecanerisht ne mos-prekjen e gjunjeve dhe legenit nga osteoartriti, pasi i lubrifikon ato dhe ndihmon ne forcimin e struktures muskulare qe i mban.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

V. Ecja permireson Sistemin Imunitar

Ne nje studim me mbi 1,000 burra dhe gra, eshte zbuluar se ecja i mbron njerezit nga gripi sezonal dhe nga ftohja. Pjesemarresit ne studim, te cilet ecnin te pakten 20 minuta per 5 here/jave regjistruan 43% me pak dite te semura. Edhe ne rastet kur ata u semuren nga virozat sezonale, te ndjerit keq zgjati me pak dhe me simptoma te zbutura.

Nje studim i fundit i publikuar nga Shkolla Mjekesore e Harvard-it ka arritur ne perfundimin se te ecesh 7,500 hapa/dite te dhuron perfitimin qe te jetosh me gjate dhe me shendetshem.

Perfitime te Tjera te te Ecurit ne Natyre

  • Te ecurit ndihmon ne uljen e stresit.
  • Te ecurit eshte shume i mire per te menduar.
  • Te ecurit ne natyre na ndihmon te jemi ne kontakt me organizimin e thjeshte, por perfekt te natyres. Kjo gje ndihmon qe te mesojme dhe te marrim nga perfeksionismi i natyres.
  • Te ecurit na ndihmon qe te heqim stilin pasiv (sedentar) te jeteses dhe te marrim energji pozitive.

Jam e sigurt te dashur miq se ndersa lexoni keto rradhe po pyesni veten: “Po une perse nuk i bej ato 7,500 hapat e shkrete ne dite? Perse une i mohoj vetes gjithe keto perfitime te jashtezakonshme, vetem e vetem se e mbush axhenden time me aktivitete te tjera, te cilat duken kaq te parendesishme krahasuar me ecjen apo sic e quajne ndryshe shkencetaret “Aktiviteti i thjeshte qe krahasohet me nje ilac mrekulli-beres”.

Hajdeni, ngrihuni miq te dashur. Vishni rrobat e sportit, merrni ipod-in me kenget e preferuara dhe dilni nga shtepia apo kafja (kudo qe jeni ulur). Filloni duke bere 3,000 hapat e pare per sot dhe jini me te shendetshem dhe me ne forme (mos harroni te plotesoni 4,500 hapat e tjere deri ne oren 24.00). Vendimi eshte teresisht i juaji: Te jem i shendetshem dhe ne forme, apo Te rri rehat ne divan duke perkeqesuar shendetin tim. Une votoj per zgjedhjen e pare, dhe pres qe te me shkruani ne lidhje me pervojat tuaj me ecjen ne natyre. Deri atehere: Qofshi Mire dhe Qendroni te Shendetshem!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.