Sfida e Vertete e Prinderimit: Te Rrisesh Femije te Pavarur e me Vete-besim

Gjate gjithe periudhes se shtatzanise, mqs. doja te pergatitesha te behesha nje nene e mire, mora kohen qe te mblidhja informacione ne lidhje me praktikat me te mira te prinderimit. Sa me shume qe lexoja, aq me shume me formezohej ideja se prinderimi perfshinte shume pune, te kombinuar me aftesi te mira menaxhimi, me teknika efikase psikologjike dhe durim te pafundem. Dhe per t’a plotesuar te gjithin, nevojitet gjithashtu edhe pafund dashuri. Qysh atehere, e pyes vazhdimisht veten: A do mund te jem prind i mire? A do mundem te rris femije te forte, pozitive e te pavarur?

Gjate 5 viteve te karrieres sime si mama, e gjeja shpesh veten duke luftuar me paradigmat (bindjet) e mia se cfare duhet te bej per te rritur femijen tim si duhet. Kohet e fundit, gjeta nje artikull te Elite Readers, ku specifikoheshin 10 gjera qe prinderit nuk duhej t’i benin per te ndihmuar femijet e tyre. Me lejoni qe te prek secilen prej tyre dhe te ndaj me ju mendimet dhe pervojat e mia personale per to.

10 Veprimet qe Prinderit nuk Duhet t’i bejne Kundrejt Femijeve te Tyre

I. Mos u Pergjigjni ne Vend te Femijes. Une nuk kam ndonje veshtiresi ne lidhje me kete keshille, pasi im bir eshte shume i shkathet nga goja dhe nuk pret ndihme nga une kur e pyesin per dicka. Por, kur femijet jane te terhequr dhe te turpshem, nuk rekomandohet qe prindi te pergjigjet per pyetje qe i drejtohen direkt femijes.

II. Mos u Perpiqni te jeni Shoku i Femijes Tuaj. Kjo keshille eshte pak e veshtire per mua, pasi une gjithnje kam enderruar qe te jem si shoqe me femijet e mi. Por, ekspertet e Elite Readers kane te drejte, nese une sillem si shoqe me femijen tim, mund ta corodis ate. Shoket jane njerez qe nderveprojne dhe ndajne gjera ne menyre te barabarte, nderkohe qe ne rolin e prindit nuk mund ta permbushesh dot nje gje te tille. Aftesia per te patur shoke e shoqe eshte teper e rendesishme per te rritur femije te pavarur.

III. Mos e Detyroni Femijen Gjithmone te beje Ate qe Duhet Kundrejt Asaj qe Femija Do te Beje (brokoli vs. cokollate). Une nuk kam probleme me kete keshille, pasi perpiqem te jem e ekuilibruar ne kete pike. Shume here i kerkoj tim biri qe te haje gjerat qe i bejne mire dhe ka edhe raste kur e lejoj te ‘mekatoje’ duke ngrene ato qe ia pelqen (cokollatat jane dobesia e tij, dhe per kete i ka ngjare te atit -:)

IV. Mos e Ndihmoni Femijen me Shume se C’duhet. Kjo keshille eshte fiks per mua, pasi une e inkurajoj tim bir gjate gjithe kohes per t’i bere vete gjerat e veta, dhe nuk vrapoj t’ia bej te gjitha gati. Sikurse edhe une, im bir eshte femije kurioz dhe i pelqen te provoje gjera te reja. Kjo keshilla me sjell ne mendje nje pjese nga libri i Steven Covey “Shtate Zakonet e Njerezve Shume Efektive”, ku autori fliste per njerin nga djemte e tij, qe vinte pak me i brishte se i vellai. Ai shkruan: “Une dhe gruaja ime e nxitnim gjithnje ne sy te te tjereve, qe ai te permiresohej. Por, gjerat nuk po permiresoheshin aspak”. Ne nje moment te caktuar ne kohe, ata e kuptuan se duke e duartrokitur te birin per cdo gje, edhe kur ai bente gjera te thjeshta edhe te zakonshme, ne vend qe ta ndihmonin, ne fakt ata po e frikesonin edhe me shume dhe po i shkaterronin vete-besimin. Ndaj, ata ndryshuan metoden, dhe e linin djalin qe t’i bente gjerat ne menyren e vet, duke i dhene atij mesazhin se ai ishte i zoti t’i bente gjerat njesoj si gjithe femijet e tjere. Rezultatet ishin mahnitese: pikerisht ai djali i brishte doli i pari i klases dhe u be kapiteni i skuadres se futbollit te shkolles.

V. Mos i Injoroni Shijet e Femijes. Une kam hasur shume veshtiresi ne lidhje me kete pike. Deshira ime eshte qe une te ndaj sa me shume interesa te perbashketa me tim bir. Keshtu, i kam vene qe te degjoje muzike klasike qe kur ishte ende ne bark. Por kjo gje vazhdoi deri sa u be e qarte se kjo lloj muzike nuk hynte ne preferencat e tij. Veshjet jane nje tjeter aspekt, per te cilin ne ‘luftonim’ shume, por ne fund une humba -:) Lejimi i femijes per te zgjedhur sende apo aktivitete sipas shijes se vet eshte nje hap i nevojshem per zhvillimin e individualitetit te femijes.

VI. Mos i Kontrolloni Parate e Femijes. Edukimi financiar i tim biri, ka qene nje nga pikat e mia te forta si prind. Une i perdor parate si nje menyre per t’i treguar si do jete jeta reale neser-pasneser. Une nuk nderhyj se si i prish im bir parate, por marr kohe te bisedoj me te ne lidhje me parate. Nese sot e edukoni femijen qe vetem te ndjeke urdherat tuaja per menyren si prishen parate, ne fakt nuk e ndihmoni, qe ai te jete nje i rritur i pavarur ne te ardhmen.

VII. Mos Impononi Idete Tuaja ne lidhje me Pasionet (Hobbies) dhe Interesat e Femijes. Edhe ketu une jam shume mire. Gjithnje e kam inkurajuar tim bir qe ta shpenzoje kohen e lire me gjerat qe ai do. Une besoj fort se pasionet dhe interesat jane pjese shume e rendesishme e nje individi, pasi jane pikerisht ato, qe e bejne ate unik e te vecante. Ndaj, une dakordesohem gjithmone me zgjedhjet e tim biri per pasionet e tij.

VIII. Mos e merrni Ju Meriten per Suksesin e Femijes. Natyrisht qe une jam krenar per sukseset e femijes tim, edhe pse ai eshte ende shume i vogel. Besoj se jam ne gjendje te ndaj meritat per sukseset dhe deshtimet, per shkak te pervojes me motren time me te vogel.

IX. Mos i Zgjidhni Ju Dhuratat e Femijes. Eh, sa shume beteja per dhuratat kam humbur me tim bir qe kur ai mbushi 2 vjec. Ne momentin qe ai tregonte me gishtin e tij te bukur lodren qe do blinte, ishte e pamundur t’ia mbushje mendjen qe te pranonte dicka tjeter, pervec saj.

X. Mos Nderhyni ne Jeten e Femijeve Tuaj. Kjo eshte nje sfide me te cilen une do perballem ne te ardhmen. Te jem e sinqerte, nuk e di sesi do reagoj kur te vije momenti, por jap fjalen qe nuk do nderhyj ne jeten e tij personale (te dashurat, shoqeria, etj.)

Sic mund ta shihni, dhe besoj edhe e keni provuar miq te dashur, rritja e femijeve te pavarur e plot vete-besim eshte nje sfide e vertete. Mamaja ime e perserit vazhdimisht se: “Rritja e nje femije eshte e barabarte me ndertimin e nje kalaje”. Ky proces kerkon shume pune dhe Durim te pamase. Ju Uroj Shume Fat me Sfidat e Prinderimit!

“Ne vend qe te rrisim femije qe behen te mire, pavaresisht femijerise se tyre; le te rrisim femije te shkelqyer pikerisht si rrjedhoje e femijerise se tyre.”

– L.R. Knost

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.