ARSYEJA QE I BASHKON TE FAMSHMIT QE S’DUAN TE BEJNE FEMIJE…

Të bëhesh nënë apo baba nuk është qëllim i jetës së çdo njeriu. Disa nga njerëzit e artit dhe showbiz-it kanë zgjedhur të mos sjellin në jetë fëmijë, duke u përqendruar kështu tek vetja. I kanë shpjeguar edhe arsyet:

Renee Zellweger ka thënë se s`e ka pasur kurrë ambicie të sjellë në jetë një fëmijë.

Betty White ka fiks pamjen e një gjysheje të dashur dhe të lezetshme, por s`u bë kurrë gjyshe sepse vendosi të mos lindte fëmijë. Dhe kur u pyet rreth këtij vendimi në 2011-ën tha se nuk ishte penduar. “Jam shumë e fiksuar dhe nuk do i kisha menaxhuar të dyja edhe fëmijë edhe karrierën”, tha Betty.

Condoleeza Rice tha dikur se nuk do bëjë fëmijë asnjëherë sepse e ka fokusin tek puna, ama kjo s`do ta ndalonte të martohej.

Oprah Winfrey hapi akademinë e saj do ndihmon shumë vajza, ama ka thënë s`e kurrë nuk e ka parë veten në rolin e nënës.

Jennifer Aniston nuk e ka fshehur kurrë faktin se nuk do fëmijë. Ky mendohet se është edhe shkaku i ndarjes nga Brad Pitt, gjithsesi ajo ka folur herë pas here për presionin që shoqëria i bën: Hë bëje një fëmijë.

AqCameron Diaz e ka pranuar se nuk mund ta marrë aq shumë përgjegjësi. Një fëmijë do kujdes të paktën 18 vjet dhe ajo nuk mendon se mund ta bëjë këtë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.