Ja Cfare Duhet te Hani per te Luftuar Depresionin

Deri me sot kisha degjuar per te mirat e cokollates se zeze (dark chocolate) per mbrojtjen e zemres. Madje shkencetaret specifikojne se cokollatat me te mira te zeza jane ato me perqindje kakao 70% – 75%, pasi ato permbajne kombinimin me te mire te gjalpit te kakaos me kakaon pluhur. Keshtu, une kam zevendesuar cokollatat e mia te preferuara me qumesht e fruta te thata, qe me pelqejne aq shume, me cokollatat e zeza sipas ketyre specifikimeve.

Cokollate e Zeze 70%
Imazhi i marre nga: www.flickr.com

Sot mesova se cokollata e zeze ka edhe nje atribut tjeter ne lidhje me shendetin: ndihmon ne shmangien e depresionit. Sipas nje studimi te bere ne SHBA nga UCL (Institute of Epidemiology & Health Care), Universiteti i Calgary dhe Alberta Health Services, Canada; u analizuan te dhenat e 13,626 pjesemarresve dhe u arrit ne perfundimin se pjesemarresit te cilet kishin konsumuar cokollate te zeze shfaqnin 70% me pak shanse per te pasur simptoma depresive. Nderkohe qe, llojet e tjera te cokollatave nuk jepnin asnje ndikim ne krijimin e kushteve per mos-shfaqjen e simptomave depresive.

Ky ishte studimi i pare i ketij lloji dhe konstatimi i nxjerre prej tij vlen per te analizuar edhe me tej se cilat elemente te cokollates se zeze e japin kete efekt dhe cila eshte sasia optimale e cokollates se zeze, qe duhet konsumuar per te patur rezultatet e duhura.

Cokollate e Zeze
Imazhi i marre nga: listingmaniac.com

Deri sa te behen studime te reja, mbani parasysh te dashur miq, se depresioni eshte nje semundje e rende dhe qe po perhapet me shpejtesi ne kohet tona. Sipas statistikave, depresioni eshte shkaktari numer 1 i paaftesive per pune. Ndaj, konsumoni cokollata te zeza me 70% – 75% permbajtje kakao. Ky eshte nje investim per mbrojtjen e zemres tuaj dhe per te ruajtur nje gjendje te mire mendore. Mos harroni t’ua keshilloni edhe miqve tuaj te cilet mund te vuajne simptoma depresive. Qofshi Mire!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.