Shqiptaret Turistet Numer NJE ne Greqi

Duket si shaka por ja qe qenka realitet. “Turist shqiptar”, shakaja më e shkurtër e viteve ’90 tashmë është bërë realitet. Kështu e nis raportimin media greke “News247”, e cila publikon disa të dhëna sa i përket numrit të shqiptarëve që vizitojnë Greqinë për pushime.

Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vitin 2018-të, 1,121,472 shqiptarë hynë në shtetin fqinj për turizëm, me një rritje prej 19%. Nga 13 rajone të Greqisë, shqiptarët dominojnë si turistë në Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore.

Ky studim ka publikuar të dhënat edhe për shpenzimet, që shqiptarët turistë bëjnë në këto rajone dhe shifrat janë të konsiderueshme. Ne total turistet shqiptare shpenzuan vjet 79 milione euro ne shtetin grek, nje shifer kjo qe nuk mund te injorohet lehtesisht (sa 4% e te ardhurave bruto nga turizmi vjet ne Shqiperi).

Eshte vertete e habitshme te shohesh shifra kaq te larta te shpenzuara nga turistet shqiptare ne nje vend fqinj si Greqia, nderkohe qe vete turizmi shqiptar vuan numrin ne ulje te turisteve vendas. Mesa duket turzimi ‘patriotik’ i ka mbetur vetem shqiptareve qe jetojne jashte kufinjve te Shqiperise: atyre qe jetojne ne emigrim dhe atyre qe jetojne ne trojet etnike shqiptare perreth vendit tone.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.