SKANDAL: Zbuloni sa Kimikate te Palejueshme hyne ne Shqiperi Vetem gjate 2018

Vazhdon debati i madh kombetar ne Shqiperi ne lidhje me cilesine e ushqimeve qe konsumojme dhe nivelin e larte te pesticideve, hormoneve dhe plehrave kimike qe perdoren nga fermeret gjate kultivimit te produkteve bujqesore dhe industriale.

Pikerisht ne mes te kesaj vere te nxehte me te tilla diskutime vjen edhe nje raport i Kontrollit e Larte te Shtetit (KLSH), i cili thote se ne Shqiperi kane hyre 4,600 litra Ec Fertlizer Silikon MIX, nje pleh kimik i rrezikshem per shendetin e njeriut.

Sipas Televizionit Klan, i cili edhe e publikoi kete skandal ne media, sasia e plehut te rrezikshem eshte bllokuar fillimisht nga AKU ne Durres. Me pas ajo eshte mbajtur e bllokuar per 8 muaj ne pritje te analizave laboratorike; dhe ne fund me nje urdher te ardhur me firmen e asistentes se drejtorit te pergjithshem te AKU sasia eshte zhbllokuar dhe eshte shitur ne tregun vendas per fermeret.

Fotot e produkteve nuk kane lidhje direkte me plehun kimik, jane vendosur per ilustrim te produkteve te prodhuara ne Shqiperi

Ndaj, nuk eshte aspak cudi fakti qe kemi pare se fundmi neper media rastet e produkteve ‘te percudnuara’ dhe te demshme per shendetin tone te prodhuara neper fermat shqiptare. Pyetja qe lind eshte: A ka faj ai fermeri qe e blen plehun kimik te certifikuar ne farmacine veterinare?A nuk jane duke na helmuar dhe semurur nepunesit e shtetit, te cilet paguhen me taksat tona?

Fotot e produkteve nuk kane lidhje direkte me plehun kimik, jane vendosur per ilustrim te produkteve te prodhuara ne Shqiperi

U bene disa kohe qe teme e bisedave me familjaret dhe miqte eshte se sa shume duhet te mundohemi, ne si qytetare shqiptare, qe jo vetem ta vrasim mendjen dhe te rropatemi per te siguruar parate per te blere ushqime, por mbi te gjitha duhet te vrasim akoma me shume mendjen se cfare produktesh po bleme. Cdo nate kur bie te fle me rri mbi koke si re e zeze, nje pyetje qe me mundon: A i dola dot edhe sot te kontribuoj ne shendetin e femijes tim? Apo ushqimet qe i dhashe sot po e semurin organizmin e saj te njome? Nuk e di! Besoj se do shpetoj nga keto pyetje vetem kur te kem nje ferme, qe t’i prodhoj vete produktet ushqimore larg prej farave te modifikuara dhe kimikateve qe po na demtojne shendetin cdo dite.

Fotot e produkteve nuk kane lidhje direkte me plehun kimik, jane vendosur per ilustrim te produkteve te prodhuara ne Shqiperi

Beni kujdes te dashur miq! Tregoni te vemendshem per ushqimet qe blini dhe mundohuni te gjeni vende ku ato jane sa me te fresketa dhe me te sigurta. Ne fund te dites, sic e kam thene ne nje artikull te meparshem: Ne varemi nga ndergjegjia dhe aftesia e personave qe prodhojne ushqimet tona. Investoni kohe per te gjetur ‘bazat e furnizimit’ te sigurta per familjen tuaj, pasi keshtu beni nje investim per shendetin dhe te ardhmen. Qofshi mire dhe Hani Shendetshem!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.