VENDIMI: MALI I TOMORRIT NUK DO JETE PARK KOMBETAR

Gjykata Administrative ka vendosur që të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave që e shpallte Malin e Tomorrit Park Kombëtar, duke lejuar në këtë mënyrë aktivitetin e guroreve, që kanë shkatërruar këtë resurs.

Lidhur me këtë vendim ka pasur sot një protestë në Berat, ku përveç qytetarëve kundër vendimit të Gjykatës ka dalë dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Sipas Klosit dhe banorëve vendimi është skandaloz, dhe do të apelohet në Gjykatën e Lartë, duke theksuar më tej se kjo iu shërben një numër shumë të kufizuar njerëzish, siç janë shfrytëzuesit e guroreve.

“Vendimi skandaloz. Nuk do ta pranojmë. Do ta apelojmë në Gjykatën e Lartë.Vendimi u mor nën ndikimin e interesave të ngushta të guroreve, prej vitesh kanë shkatërruar malin dhe jetën tone. Vendimi shkatërron ekonominë lokale, na dëmtohet edhe turizmi”, u shprehën banorët e Beratit.

Ndërkohë ministri Klosi u shpreh: Vendimi i gjyqtarëve i papranueshëm,u dha në interest ë guroreve. Nga sot nis mbledhja e firmave të qytetarëve që do t’i çohen komisionit të Vetingut. Nuk do të lejojmë të preket jeta e qytetarëve, peticionit i bashkohet Skrapari, Poliçani, Berati, Kuçova, Ura Vajgurore. Do të mbështesim apelimin e vendimit.

Protestuesit ishin me pankartat: “Mos ma prek Tomorrin”. Protestuesit: “Do ju përgjigjet Vetingu dhe Abaz Aliu”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.