Keshilla Praktike: Si te Kujdesemi per Bebet e Porsalindura (0-6 muajsh)

Ky artikull i perkushtohet prinderve te rinj, qe presin te sjellin ne jete femijet e tyre te pare. Asgje dhe askush nuk mund te te pergatise se cfare te pret pasi degjon per here te pare zerin e femijes tend; as librat, as literaturat ne internet apo deshira e madhe per t’u bere prind. Te berit prind per here te pare eshte nje pervoje unike, shume e bukur dhe nganjehere shume e veshtire. te pakten keshtu ka qene per mua. Deshira ime eshte t’iu vij ne ndihme prinderve te rinj me pervojat e jetuara nga une vete gjate gjahste muajve te pare te vajzes time, si edhe me keshillat e provuara nga une vete ne praktike, te cilat i kam marre gjate kohes nga prinder te tjere me me pervoje ne prinderim.

Kur fillova ta shkruaja kete artikull, mendova se do ishte nje artikull me 10 – 15 keshilla praktike per prinderit e rinj. Por, gjate shkrimit te tij, e gjeta veten ne situaten kur hapsira e nje artikulli nuk mund te permblidhte te gjitha hollesite e jetuara, te cilat i bejne keshillat praktike aq interesantedhe te dobishme. Prandaj, perfundova duke shkruar nje artikull hyres te nje Kapitulli me Keshilla Praktike per Rritjen e Femijeve 0 – 6 muaj. Lista e meposhtme do te plotesohet dite-pas-dite me artikujt perkates, ndaj mos harroni te na vizitoni vazhdimisht per te mos i humbur ato.

Kjo eshte Lista e Temave per Rritjen e Bebeve 0 – 6 muajsh:

  1. Pergatitja Psikologjike e Prinderve dhe Kujdesi per veten
  2. Garderoba e Bebit (Veshjet dhe Mbulesat)
  3. Produktet e Bebit
  4. Pajisjet e Bebit 
  5. Higjena e Bebit dhe Larja e Bebit
  6. Kur Bebi Juaj Qan
  7. Ushqyerja me Gji & Vitaminat
  8. Shetitjet e Bebit
  9. Kur Bebi Juaj ka Skuqje te Lekures
  10. Gjimnastika e Bebit
  11. Si te Krijojme Regjimin Ditor te Bebit
  12. Kur Femija Juaj Ka Temperature te Larte
  13. Ndjekja e Rritjes se Bebit
  14. Kontrollet Mjekesore & Vaksinat
  15. Argetimi i Bebit

Keto kane qene temat qe kane kerkuar vemendje gjate gjashte muajve te pare te rritjes se femijes tim. Shpresoj qe ju t’i gjeni ato interesante dhe te dobishme per t’u zbatuar ne situaten tuaj.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i vlefshem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.