A duhet te Pijme Vaj Peshku ne Forme Kapsule?

Vajin e peshkut e kam degjuar qe heret, kur nena ime me tregonte per pervojen e saj me te. Ne moshen 10 vjecare ajo kishte kaluar nje ftohje te rende. Mjeket i kishin keshilluar kuren me vaj peshku. Per 3 vite me rradhe cdo mengjes pas buke ajo ka pire nje luge caji vaj peshku. Qe atehere ime me nuk ka bere me asnje gjilpere ne jeten e vet, edhe pse ka lindur 4 femije.

Duke mbajtur ne mendje kete histori, ne ne familjen tone kemi provuar ta pijme vajin e peshkut. Por ka qene e pamundur nga era dhe shija e veshtire e tij. Mesa duket nuk thone kot se kur rritesh gjerat behen me te veshtira -:) Para disa vitesh gjeta versionin modern te kapsulave me vaj peshku dhe fillova t’i konsumoj rregullisht.

Kapsulat e famshme me vaj peshku
Kapsulat me Vaj Peshku
Foto: Public Domain Pictures

Ka mendime te ndryshme ne lidhje me marrjen e vajit te peshkut ne forme suplementi. Disa dite me pare hasa ne nje shkrim te Harvard Medical School ne lidhje me efektshmerine e kapsulave me vaj peshku. Aty permendeshin 2 studime te cilat jepnin rezultate interesante per kapsulat ne fjale.

Kush Perfiton nga Pirja e Vajit te Peshkut?

I. Individet qe kane pasur te pakten 1 here probleme me zemren ose qe kane nivel te larte trigliceridesh

Ne nje studim u monitoruan 8,000 pjesemarres, te cilet vuanin nga zemra dhe/apo kishin nivel te larte trigliceridesh. U pa efekti i pirjes se kapsulave me vaj peshku ne lidhje me vdekshmerine nga zemra. Rezultati? Ky grup perfiton 25% ulje te rrezikut te vdekshmerise nga zemra kur konsumon omega3 nga vaji i peshkut. Mjeket keshillojne marrjen e nje doze te larte ditore te vajit te peshkut deri ne 4 gr/dite.

II. Individet qe nuk konsumojne rregullisht Peshk

Nje studim tjeter me 28,175 pjesemarres, nxori si perfundim se nevojat e trupit per Omega3 mund te plotesohet permes ushqimit. Keshtu, nese konsumojme rregullisht 2 here/jave peshk te pasur me Omega3 jemi OK. Cilet jane peshqit e pasur me Omega3? Salmoni, toni, sardele, etj. Per ata qe nuk konsumojne kete sasi peshku rregullisht, keshillohet marrja e nje doze te ulet te vajit te peshkut: 1 gr/dite. Efekti? Ulet rreziku i atakut ne zemer me 40%. Si edhe reduktohet rreziku per semundje te tjera te zemres me 19%.

III. Individet qe i perkasin rraces Afro-Amerikane

Nga i njejti studim, gjithashtu rezultoi se ishte nje grup i vecante pjesemarresish ne nevoje per marrje suplementesh. Behet fjale per persona nga grupi i afrikano-amerikaneve, te cilet duhet te plotesojne dieten e tyre ushqimore me 1 gr/dite vaj peshku. Keshtu ata sigurohen qe te kene nje zemer te shendetshme.

Foto e nje kapsule me vaj peshku 1ooo mg
Nje Kapsule Vaji Peshku – 1 gr. (doza e ulet ditore)

Hapsire per Blerje

Shendeti eshte shume i rendesishem per familjen dhe anetaret e saj. Vizitoni Departamentin e Shendetit ne dyqanin tone online. Aty do gjeni produktet me te mira dhe me te rekomanduarat per shendetin tuaj. Te tilla jane edhe produktet e meposhtme. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’i blere ato.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Perfundime te tjera te rendesishme per vajin e peshkut

Vaji i Peshkut (Omega3) vepron ne trup kryesisht per mbrojtjen e zemres.

Individet e shendetshem dhe qe ushqehen rregullisht me peshk nuk kane nevoje te marrin vajin e peshkut si suplement ne dieten e tyre.

Eshte me e keshillueshme qe Omega3 ta merrni nga peshqit direkt (salmoni, toni, sardele, etj.), sesa me suplemente.

Keshtu te dashur miq, lexoni nese e gjeni veten tek ndonjeri nga grupet perfituese nga vaji i peshkut. Nese Po, sigurohuni te merrni vaj sa me cilesor dhe ta pini ate gjithnje gjate konsumimit te vakteve. Nese nuk jeni pjese e grupeve perfituese, mos i shpenzoni parate tuaja per te blere suplemente te vajit te peshkut. Me mire shkoni blini peshk te fresket dhe merreni aminoacidin e famshem Omega3 ne forme natyrale.

Qofshi Mire!

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i vlefshem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.