Si te Heqim Ujin e Tepert e te Demshem nga Trupi

Besoj te gjithe e dijme se trupi yne perbehet ne shumicen e tij nga uji. Shifra e propagandizuar verdalle eshte se trupi i njeriut ka 70% te tij te perbere nga uji. Ne fakt shkencetaret percaktojne se sasia e shendetshme e ujit ne trupin e njeriut eshte 50% – 60% e mases se trupit.

Ndaj, kur degjoni dike qe thote se ka 70% te trupit uje do te thote se ka 10% me shume uje ne trup. Ne gjuhen popullore fenomeni i ujit te tepert ne trup njihet si “kur mban trupi uje”. Uji i tepert ne trup mund te sjelle problematika shendetesore ne periudhe afatgjate. Por shpesh nuk njihet si fenomen qe duhet te shkaktoje alarm emergjent.

Faktoret qe shkaktojne Tepricen e Ujit ne Trupin e Njeriut

Disa jane sjellje tona, si pjese e stilit te jetes qe bejme. Pjesa tjeter jane reaksione kimiko-biologjike te trupit ne varesi te gjendjeve qe ai kalon. Le t’i shpjegojme nje nga nje secilin nga faktoret, qe mbahen si shkaktare te teprices se ujit ne trup.

I. Mungesa e Pirjes se Mjaftueshme te Ujit

Edhe pse ngjan si loje fjalesh, ne te vertete mungesa e furnizimit mjaftueshem me uje ne baza ditore, ben qe trupi yne te pershtate mekanizmin e vet per te ruajtur sasine e ujit qe ka brenda. Kjo ben qe ne vazhdimesi te depozitohen teprica uji ne trup.

II. Stili Sedentar i Jetes

Mos -levizja sa duhet apo mungesa e levizjes eshte nje tjeter arsye qe nuk lejon clirimin e ujit nga trupi.

III. Konsumi i Larte i Kripes

Nese dieta juaj permban shume kripe, ajo ndikon ne sasine e natriumit qe perqendrohet ne gjak. Ndaj trupi kerkon me shume uje per te balancuar situaten ne gjak.

IV. Konsumi i Larte i Karbohidrateve

Karbohidratet e perpunuara si: buka, orizi i bardhe, mielli, etj, shkaktojne depozitimin ne muskuj te glikogjenit. Ky i fundit ben qe muskujt te mbajne 3 here me shume uje sesa eshte e nevojshme.

V. Konsumi i Paket i Fibrave

Perseri dieta juaj ushqimore behet shkak per problemet me mbajtjen e ujit ne trup. Sasia e ulet e fibrave ne trup ben qe te kemi probleme me tretjen. Ky eshte nje nga shkaqet qe nuk lejon nxjerrjen e ujit nga trupi.

VI. Konsumi i Larte i Ushqimeve jo-te-Shendetshme

Ne kete grup ushqimesh futen te gjitha ushqimet qe nuk gatuhen ne shtepi apo ne restorante te mirefillta: fast-food-i, ushqimet e tjera te gatshme qe blihen ne supermarket, etj. Keto lloj ushqimesh permbledhin te gjitha problematikat ushqimore te permendura deri tani.

VII. Konsumi i Ulet i Potasit

Potasi eshte nje element i rendesishem per balancimin e lengjeve ne trup, dhe vecanerisht i nivelit te natriumit ne gjak. Mungesa e tij ben qe keto ekuilibra te c’ekuilibrohen dhe trupi te mbaje me shume uje sesa duhet.

VIII. Konsumi i Larte i Pijeve Alkoolike

Alkooli ndikon ne rritjen e nivelit te ujit ne trup. Te gjitha pijet e kane kete efekt, nderkohe qe disa prej tyre kane edhe natrium dhe sheqer te shtuar.

IX. Cikli Menstrual

Ky faktor eshte i dedikuar vetem per femrat. Periudha para ardhjes se periodave ben qe trupi te mbaje me shume uje dhe kjo ben qe te krijohet ndjesia e fryrjes qe perjetojne femrat.

Te gjithe keta faktore bejne qe trupi te mbaje me shume uje dhe te shfaqe probleme te fryrjes.

Hapsire per Blerje

Per ju sot kemi zgjedhur 3 produkte qe ndihmojne te jemi te shendetshem: Libri i Recetave KETO per nje ushqyerje te shendetshme, Canten e Sportit me vend te vecante per atletet, dhe Rripat Elastike per Stervitje ne cdo ambjent. Te treja jane marre nga Departamenti i Aktivitetit Fizik ne dyqanin tone online. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Cfare te bejme per te eleminuar Tepricen e Ujit te Trup

  • Pini te pakten 2 litra uje dhe lengje cdo dite.
  • Ecni te pakten 30 minuta cdo dite.
  • Kufizoni konsumin e kripes ne baze ditore. Klikoni ketu per te pare sasine e kripes qe duhet te konsumoni ne dite per te qene te shendetshem.
  • Kufizoni konsumin e ushqimeve me karbohidrate te perpunuara: buka, orizi i bardhe, mielli, etj.
  • Konsumoni fruta, bishtajore, farera dhe perime, shume te pasura me fibra. Duhet te respektohet standarti ushqimor per fibrat: 25 gr/dite per femrat dhe 38 gr/dite per meshkujt.
  • Konsumoni sa me pak ushqime te gatshme, praktikoni gatimin ne shtepi.
  • Konsumoni sa me shume ushqime qe jane te pasura me potas: avokado, spinaq, banane, domate, etj. Respektoni standartin ushqimor te marrjes se 4,700 mg potas ne dite.
  • Reduktoni sasine e pijeve alkoolike ne dite. Gjeni ketu se cila eshte sasia e sigurte e konsumit te alkoolit.
  • Beni banjo dielli, kjo ndihmon ne djersitjen dhe nxjerrjen e ujerave te tepert nga trupi; plazhi eshte vendi ideal per kete.

Uji i tepert ne trup shkakton edhe probleme te mbipeshes. Kjo eshte nje nga ceshtjet me te debatuara sot ne bote. Nese beni kujdes me balancimin e nivelit te ujit ne trup, automatikisht do beni nje ulje te peshes tuaj prej 10% apo me shume. Ky efekt eshte i barabarte me dieta, qe konsiderohen “te forta” per nga efektshmeria. Prandaj te dashur miq, kushtojini vemendje keshillave te mesiperme per te gezuar shendet te mire dhe nje jete me cilesore.

Qofshi Mire!

Featured image: https://www.needpix.com

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i vlefshem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.