Nje Tjeter Menyre per Gjelberimin e Hapsirave Publike

Prej kohesh kisha menduar se ballkonet e shtepive mund te sherbenin si mini-kopshte per te mbjelle bime dhe lule, qe do ndihmonin ne pastrimin e ajrit dhe ne zbukurimin e qyteteve. Ajo qe nuk kisha menduar ne lidhje me kete ide, ishte se ballkonet – kopshte do te kishin edhe nje efekt tjeter te dobishem: do ndihmonin bletet qe te ushqeheshin.

Nje ide te ngjashme me timen kane patur edhe bashkiaket e nje qyteti hollandez, Utrecht. Ata kane gjelberuar te gjitha pjeset e siperme te stacioneve te autobuseve te qytetit. Dhe, po flasim per mbi 300 stacione autobuzi te mbuluara me bime aromatike, te cilat jane ndertuar me qellimin paresor per t’u sherbyer bleteve.

Nje ide e shkelqyer, tashme e realizuar ne qytetin e Utrech-it ne Hollande. Gjelberimi i ambjenteve publike urbane ka edhe te perfitime te tjera:

  • Zbukuron ambjentin
  • Ul nivelin e zhurmave
  • Thith nje pjese te dioksidit te karbonit ne ajer, pra pastrojne ajrin.
  • Ndikon ne uljen e stresit te banoreve
  • Thith pluhurat dhe ndotesit e tjere te ajrit
  • Ndihmon ne zbutjen e temperatures se ambjentit

Nuk e di nese ndonje nga bashkite ne Shqiperi ka ndermend te realizoje ndonje projekt te ngjashem gjelberimi te hapsirave publike si: tarracat e ndertesave, stacionet e autobuzit, etj. Por, vete ne qytetaret e ketij vendi mund te bejme shume ne kete drejtim duke gjelberuar ballkonet tona.

Duke gjelberuar ballkonet, pervecse i ofrojme qytetit perfitimet e permendura me lart, ne i ofrojme vetes nje kohe aktive te kaluar kendshem, si edhe nje menyre perfekte per te edukuar femijet tane me te bukuren dhe perkujdesjen ndaj luleve. Nese nuk keni patur pervoje me mbjelljen e luleve ne vazo deri me sot, klikoni ketu per te mesuar si ta beni.

Si te mbjellim lule ne vazo – Keshilla nga Nena Xheni

Kete vit kopeshti ne ballkonet e shtepise time eshte vizituar nga shume blete, dhe tani po mendoja se deshira e madhe e nenes time per te patur vazo me lule neper ballkone ka permbushur edhe kete pjese te sherbimit ndaj bleteve. Me shkruani nese edhe ju keni patur vizitore te tille ne shtepine tuaj, si edhe per pervojat tuaja per mbajtjen e luleve ne kushtet e shtepise.

Ballkoni-Kopesht ne shtepine time

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Shperndajeni (SHARE) ate te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.