4 Gjera qe Duhet te Dini per Varicelen, Semundjen e Lijes se Dhenve

Varicela, ose Lija e Dhenve sic njihet ne gjuhen popullore, po shfaqet kete vit me shume raste ne stinen e veres. Ajo eshte nje semundje qe gjithkush e kalon nje here ne jete, qofte kur eshte femije apo i rritur. Vajza ime e vogel ka qene me varicele gjate 6 diteve te fundit, dhe me besoni se nuk ishte aspak e lehte te trajtoje varicelen ne mes te vapes dhe per me teper tek nje femije shume i vogel. Mendova se do ishe me vlere te ndaja me ju ato qe mesova keto dite per kete semundje te merzitshme. I kam permbledhur njohurite e fituara per Line e Dhenve ne 4 nen-ndarje, qe duhet te mbani parasysh per kete semundje.

I. Simptomat e Semundjes

Varicela shfaq keto simptoma: temperature te larte (mbi 38 grade), tek te rriturit shoqerohet me ethe dhe te dridhura, si edhe pucrrat e kuqe me nje qese uji siper, te cilat perhapen ne te gjithe trupin. Zakonisht fillojne me 1 ose dy pucrra dhe ne ditet ne vijim shfaqen te tjera ne te gjitha pjeset e trupit: koke, trungu, krahet, kembet, etj.

Pucrrat e kuqe te Variceles me fllucken e ujit ne maje.

II. Ilacet qe duhet te perdorni

Sapo te kuptoni apo dyshoni se jeni infektuar me semundjen e Lise se Dhenve, lini nje takim me doktorin tuaj. Sigurohuni qe t’ia shpjegoni mjekut paraprakisht problemin tuaj, ne menyre qe ai/ajo te jete ne gjendje te marre masa per mos-perhapjen e mikrobit edhe tek te tjeret.

Ilacet e zakonshme qe jepen ne keto raste jane: paracetamol, pudra dhe kremi special:

Perdorni paracetamolin per uljen e temperatures se larte.

Nese femija juaj eshte i semure me varicele, perdorni paracetamolet shurup, te dedikuar per moshen e femijes. Zbatoni me perpikmeri kohen dhe sasine e shurupit sipas udhezimeve ne kutine e ilacit.

Per femije nen 2 vjec, sic eshte edhe ime bije, perdorni pudren e zakonshme per bebe, mundesisht pudren e lengshme, qe shmang rrezikun e alergjive dhe bllokimeve te rruges se frymemarrjes kur femija thith pluhurin e pudres. Per femije mbi 2 vjec dhe te rriturit, perdorni puder me mentol. Ajo ndihmon ne freskimin e lekures te acaruar nga pucrrat.

Pudra e lengshme eshte lloji i ri qe rekomandohet per femijet e vegjel per te shmangur problemet me thithjen e pudres pluhur. Lloji ne foto eshte i pasur me proteina te grurit dhe shume efikas per ruajtjen dhe rigjenerimin e lekures.

Kremi special per pucrra jepet per te ndihmuar lekuren qe te rigjenerohet plotesisht dhe te mos mbeten shenja nga pucrrat.

Kremi special per rigjenerimin e lekures dhe eleminimin e shenjave te lekure. Pudra e lengshme me proteina te grurit mund ta zevendesoje efektin e tij. Ime bije nuk e duronte dot aromen e pudres ne pjesen e trupi, ndaj une i mora kete krem te mrekullueshem pa arome.

III. Si te kujdesemi per te Semurin me Varicele

Ndiqni prodecurat normale per rastet e temperatures se larte, dhe paracetamol per uljen e saj.

Uji eshte i rrezikshem ne rastin e kesaj semundje, pasi ben qe te mbeten shenja ne lekure nga pucrrat. Mos lejoni qe te lagen me uje pjeset e infektuara te trupit. Praktikisht duhet te mos e perdorni fare ujin gjate periudhes se Lise se Dhenve. Kujdes duhet treguar edhe me djersitjen, pasi edhe djersa i perkeqeson pucrrat.

Ne asnje menyre mos beni dush gjate kohes qe jeni me Line e Dhenve.

Mbani higjene te larte ne shtepi dhe hekurosini rrobat qe vesh i prekuri nga semundja edhe nga brenda. Lani duart cdo here qe prekni personin e semure.

Lyejeni me puder gjithe trupin sa here qe shihni qe lekura eshte e njomur. Ndiqni me kujdes udhezimet e shkruara ne kutine e pudres gjate perdorimit te saj.

Kur pucrrat do fillojne te perthahen (te zene kore) lyejini ato me kremin special. Gjate perdorimit ndiqni me kujdes udhezimet e shkruara ne kutine e kremit.

Jini te durueshem dhe zbatojini udhezimet ne menyre strikte. Prisni derisa pucrrat e lise te zhduken plotesisht perpara se te beni dush.

IV. Problematika te Semundjes

Varicela eshte me mire qe te kalohet ne moshe te vogel, sesa kur je i rritur. Mikrobi qe shkakton semundjen ndikon fuqishem ne dobesimin e sistemit imunitar, dhe ne rastin e te rriturve mund te shkaktoje probleme serioze shendeti. Femijet e vegjel, si ime bije, jane me te mbrojtur nga keto lloj implikimesh.

Semundja e variceles eshte ngjitese, ndaj nuk duhte te qendroni ne vende te mbushur me njerez. Mos i prekni apo t’i afroheni njerezve te tjere (sidomos femijeve). Une jam e bindur se time bije iu ngjit Lija e Dhenve nga nje djale i vogel qe ne pame ne rruge dy dite perpara se ajo te semurej. Femija kishte pucrra te kuqe ne gjithe fytyren. Gjyshja e tij e papergjegjshme e kishte nxjerre shetitje ne nje rruge tejet te populluar dhe e lejonte qe te afrohej tek femijet e tjere.

Zgjidhni vende te qeta per ta nxjerre femijen tuaj te semure me varicele. Keshtu tregoni se jeni qytetare te pergjegjshem e te ndjeshem. Beni kujdes te vecante me plazhet ne kete periudhe, se atje po shfaqet me shume kjo semundje, mesa duket e sjelle nga turistet, qe vizitojne plazhet ne kete periudhe te vitit.

Varicela eshte nje semundje afatshkurter, e cila zakonisht zgjat nga 7 – 14 dite. Kjo semundje nuk ka efekte anesore nese zbatohen me korrektesi udhezimet per trajtimin e saj.

Keto jane faktet qe duhet te dini ne lidhje me varicelen (line e dhenve). Nese jeni prindi i nje femije me varicele apo nje anetar i rritur i familjes tuaj eshte i semure me te, mos u shqetesoni. Pergjithesisht kjo eshte nje semundje qe kalon pa komplikime te metejshme. Thjesht jini te durueshem dhe te forte per t’iu dhene kurajo personave qe vuajne nga semundja. Paci fat!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale:InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.