A e dini se: Sa Kripe ju nevojitet ne Dite?

Kripa eshte nje nga elementet jetesore per funksionimin e trupit te njeriut. Per me shume se 1 shekull tashme, eshte ‘fajesuar’ kripa si nje faktor qe con ne rritjen e tensionit te gjakut dhe qe shkakton semundje kardio-vaskulare. Por, ne fakt sa e vertete eshte kjo dhe sa kripe duhet te konsumojme ne dite per te pasur shendet te mire?

Studimet e shumta kane treguar se njerezit qe konsumojne shume kripe shfaqin probleme te rritjes se tensionit dhe rrjedhimisht edhe probleme me zemren dhe rritje te rrezikut te hemorragjive cerebrale. Ne nivel klinik, per persona qe vuajne nga semundje te tilla, sasia ditore e kripes qe duhet te konsumoje nje njeri eshte 1.5 gr – 2.3 gr/dite. Nderkohe qe per nje njeri te shendetshem sasia e sigurte eshte nje luge caji ne dite, ose 4 – 5 gr kripe/dite. Mos u habisni nga diferenca ne shifra, pasi kripa qe ne perdorim ne tavoline permban vetem 40% te saj ate qe shkencerisht njihet si ‘natrium’ dhe qe eshte elementi qe i referohen shkencetaret si kripe per organizmin. Pjesa tjeter prej 60% eshte klor (ju kujtohet nga kimia qe kripa quhet NaCl).

Sasia e sigurte e kripes rritet nese ju jeni njeri aktiv dhe qe perfshiheni ne aktivitete qe iu bejne te djersisni. Urinimi dhe djersitja, si edhe lotimi jane tre mekanizmat qe perdor trupi per t’u cliruar nga sasia e tepert e kripes. Edhe etja e shtuar, ne pjesen me te madhe nxitet nga sasia e tepert e kripes ne organizem.

Pamje nga nje kripore me male kripe
Foto: By JJ Harrison (jjharrison89@facebook.com) (tilt correction).

– Own work, CC BY-SA 3.0, Link

Kujdes! Mungesa e kripes se organizem eshte gjithashtu e demshme. Ajo mund te shkaktoje: diarre, te vjella, bllokim te zorreve te vogla, probleme me funksionimin e tiroideve, … pushim te punes se zemres. Per kete arsye, nje njeri i shendetshem nuk duhet te konsumoje me pak se 2 gr kripe ne dite.

Ne e marrim nje sasi te kripes nga produktet qe konsumojme (1 veze ka 0.14 gr kripe, 1 gote qumesht i fresket 0,05 gr kripe, 60 gr spinaq i gatuar ka 0.12 gr kripe, 1 gote kos fshati pa yndyren ka 0.076 gr kripe, etj). Ndaj kujdes duhet treguar me kripen e shtuar (ate qe shtojme gjate gatimit apo gjate konsumimit te ushqimit). Per te ulur sasien e kripes, ju mund te shtoni shije te kripur ne gatimin tuaj. (lexo kete artikull per te mesuar me shume). Ushqimet e para-pergatitura dhe te konservuara (fast food, konservat e perimeve, lengjet e gatshme te frutave, patatinat, etj) jane nje burim i madh kripe per organizmin, ndaj duhet patur kujdes me sasine e tyre. Efektet e kripes ne organizem jane te njejta per te trija llojet e kriperave: kripen e detit, kripen e gurit dhe ate te llojit kosher.

Nje kujdes i vecante duhet treguar me ushqyerjen e femijeve, duke i mesuar ata qe ne vegjeli me sasi te moderuara te kripes dhe ushqime te fresketa e te shendetshme. Bebet deri ne 1 vjec nuk duhet t’iu jepet kripe,pasi sistemi i tyre veshkor nuk eshte i zhvilluar sa duhet per te procesuar kripen e shtuar.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.