A munden Supplementet te Shpetojne Jeten Tuaj Seksuale?

Jeta seksuale eshte nje nga gjerat private me te prekshme si per meshkujt, edhe per femrat. Me kalimin e moshes, aftesia per te qene seksualisht aktiv ndikohet nga: rutina, mosha, semundjet, stresi, etj. Nje jete e shendetshme seksuale mundeson zgjatjen e intimitetit fizik te ciftit dhe eshte nje element, qe ndihmon marredheniet afatgjata ne cift. Per kete arsye, ne i kushtojme shume rendesi te qenurit aktiv nga ana seksuale.

Foto e marre te: http://www.xulonzoe.org

Nje nga metodat e perdorura per te nxitur jeten seksuale eshte marrja e suplementeve te ndryshem, qe marketohen neper farmaci e supermarkete. Po sa te sigurta jane keto suplemente? Dhe, a e permiresojne jeten seksuale ato? Sipas Dr. Michael O’Leary, nje nga bashkepunetoret e Harvard Medical School dhe urolog ne Spitalin Brigham and Women, jane 3 gjera te rendesishme qe duhet te dini per suplementet e jetes seksuale:

I. Pjesa derrmuese e suplementeve per aktivitetin seksual nuk jane te certifikuara nga ndonje institucion shteteror (pasi ato nuk jane ilace dhe ligji nuk parashikon certifikimin e tyre).

II. Nuk ka studime te mirefillta shkencore, qe te vertetojne efektin e tyre pozitiv ne jeten seksuale.

III. Mosnjohja e sakte e perberjes se suplementeve mund te shkaktojne probleme shendetesore te renda, deri me pasoja fatale.

Ato pak analiza studimore qe jane bere per medikamentet e jetes seksuale per meshkujt, tregojne se organi kryesor seksual per nje mashkull eshte: Truri. I gjithe stimuli per arritjen e eksitimit dhe orgazmes vjen nga truri dhe realizohet fizikisht permes organit mashkullor.

Foto e marre te: https://www.wuwm.com

Keshilla per Permiresimin Natyral te Jetes Seksuale

Shkencetaret keshillojne se nese duam te permiresojme jeten seksuale ne rradhe te pare duhet te kujdesemi per veten:

1. Renia ne peshe eshte nje vlere e shtuar, sidomos per meshkujt, pasi ndihmon ne shtimin e testoronit ne trup, hormonit pergjegjes per seksualitetin mashkullor.

2. Nje stil jete aktiv, dhe ushtrimet fizike ndihmojne per te patur shendet te mire, qarkullim me te mire te gjakut dhe rrjedhimisht furnizim te mire te organeve seksuale, si femerore edhe mashkullore, me gjak. Kjo gje sjell rritje te ndjeshmerise seksuale dhe rritje te aktivitetit seksual.

3. Ulja e stresit eshte nje element tjeter qe con ne permiresimin e perqendrimit seksual.

4. Mospirja e duhanit eshte nje tjeter veprim qe ka ndikim pozitiv tek jeta seksuale.

Keshtu, te dashur miq, kujdes me perdorimin e cdo lloj suplementi per te permiresuar jeten seksuale. Beni fillimisht gjerat e thjeshta te pershkruara me lart dhe nese ende nuk jeni te kenaqur me jeten tuaj seksuale, drejtojuni mjekeve per te gjetur zgjidhje me te specializuara. Me shkruani mendimet tuaja ne lidhje me kete teme. Qofshi Mire!

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.