Pergatitja Psikologjike e Prinderve dhe Kujdesi per Veten

Ky eshte nje nga artikujt e serise per kapitullin “Keshilla Praktike per Rritjen e Bebeve 0 – 6 muajsh”. Sot do te flasim per prinderit dhe si ata mund te pergatiten nga ana psikologjike per ardhjen e femijes ne jete.

E keni degjuar ate shprehjen e famshme qe perserisin nenat me pervoje per grate shtatzena “Tani qe e ke ne bark je mire, por do shohesh se cfare do heqesh pasi ta lindesh”? Pavaresisht se eshte nje shprehje aspak e kendshme, ka shume te verteta ne vetvete. Lindja e femijes sjell nje ndryshim teper te madh ne jeten e prinderve, sidomos ne ate te nenes. Ndryshimi eshte aq i madh sa papritur e gjen veten duke bere nje jete krejt tjeter dhe ne nje kohe aq te shkurter, sa nuk te jep mjaftueshem kohe te pershtatesh ne menyre natyrale. Njekohesisht, gjendesh duke kryer aktivitetet te cilat nuk i ke bere me pare dhe kur kjo gje perfshin edhe nje krijese te vockel, e gjithe situata shnderrohet ne burim stresi.

Ja disa nga keshillat per t’i pasur parasysh gjate shtatzanise:

  1. Lexoni Libra per Shtatzanine dhe Kujdesin per Femijen pas Lindjes. Ne njefare menyre ato iu pergatisin disi me idene e ngjarjeve qe iu presin. Mos u fiksoni tek pjesa mjekesore, por tek pjesa praktike e jetes se perditshme. Pjesen mjekesore lerjani ne dore mjekeve.
  2. Shetisni ne sa me shume Dyqane per Femije, per te kuptuar me mire tregun e gjerave per femije. Une per vete as nuk e kisha idene e sendeve te femijeve te vegjel. Kjo ndihmon edhe ne planifikimin me te mire te shpenzimeve paraprake per femijen.
  3. Shijojeni Fazen e Shtatzanise me kujdesin per look-un, shetitje e jete nate, pasi per ca kohe duhet t’i harroni ‘lukse’ te tilla.
  4. Organizoni Punet Profesionale ne menyre te tille qe te mos keni ngarkesa te medha apo pune me akord te pakten ne 60 ditet e para pas lindjes.
  5. Takohuni Vetem me Njerez Pozitive, pasi karikimi me energji pozitive eshte ndihme per gjerat qe iu presin.
  6. Pergatituni per nje Periudhe me Mungesa Gjumi, ndaj shplodhuni sa me shume perpara ardhjes se femijes ne jete.
  7. Degjoni sa me Shume Muzike, sidomos muzike klasike pasi ndikon pozitivisht per zhvillimin e trurit te bebit dhe per qetesine tuaj.

Keshilla Praktike pas Lindjes:

  1. Mos prisni njerez ne shtepi, eshte lodhje e tepert ne nje periudhe te papershtatshme.
  2. Kerkoni ndihme per punet e shtepise nga njerezit rrotull jush apo paguani dike (nese keni mundesi).
  3. Flini edhe ju bashke me femijen, perfitoni nga momentet kur fle femija, qe te flini edhe ju vete. Pushimi eshte shume i rendesishem ne muajt e pare.
  4. Perqendrohuni vetem te gjerat e rendesishme, mos u stresoni per gjera te tjera: psh. pse shtepia nuk eshte drite si me pare, etj.
  5. Planifikoni te pakten nje aktivitet ne jave vetem per veten tuaj (krihni floket, beni masazh, pini kafe ne lokal, apo gjera te tilla qe sherbejne si dalje nga rutina dhe ndihmojne ne riperteritjen e energjive tuaja).
  6. Realizoni te pakten kujdesin baze per veten tuaj (dush, krehje flokesh, te visheni mire, te ushqeheni mire, te hiqni mjekren, etj.) Pavaresisht se tani po qeshni, mos e harroni kete keshille kur te jeni ne muajt e pare te lindjes se bebit.

Keshille per te dyja fazat dhe me tej:

Vendimarres per femijen jeni vetem ju, Prinderit e tij! Perqendrohuni te rritja e femijes tuaj dhe mos ia vini shume veshin fjaleve dhe nderhyrjeve qe do degjoni nga te gjitha anet, sidomos nga familja e zgjeruar. Besojini instiktit tuaj si prind, fjaleve te specialisteve (pediatrit), dhe merrni nga njerezit rrotull jush vetem keshilla te vlefshme, duke i vleresuar paraprakisht.

Keto ishin keshillat praktike qe kishim pergatitur per ju prinder te dashur qe prisni te beheni me femije. Keto keshilla mbulojne pjesen e Pergatitjes Psikologjike dhe Kujdesit per Veten per prinderit gjate fazes se shtatzanise dhe muajt e pare pas lindjes. Shpresojme t’ju vijme sadopak ne ndihme ne kete faze sa te mrekullueshme aq edhe zhvilluese te jetes tuaj.

Nese mendoni se keto keshilla jane te vlefshme, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) kete artikull me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.