Si Te Rrisim Femijet si Qytetare te Lire te Botes

Globalizimi eshte nje argument shume i perdorur ne dekadat e fundit. Duke degjuar propaganden pafund ne media dhe kudo tjeter, njerezit e thjeshte fillojne te krijojne bindjen se bota gjithnje e me shume po funksionon si nje e tere. Ne fakt kjo gje nuk eshte e vertete. Gjate kerkimeve te mia ne javet e fundit, kam vere re se bota eshte shume e ndare, madje edhe per gjera te vogla. Une gjithmone e kam festuar Diten e Femijeve me date 1 Qershor. Po kjo gje nuk ndodh me femijet e Honk Kong-ut dhe Tajvanit. Ata e festojne Diten e Femijeve me 3 Prill. Femijet ne Hungari e fesojne diten e tyre me date 26 Maj, femijet norvegjeze me date 17 Maj, femijet britanike me 12 Maj, femijet amerikane me 8 Korrik, femijet ne Gjermani dhe Austri me 20 Shtator, etj.

Ne te njejten menyre veprohet per Diten e Nenes, Diten e Babait, Diten e Gjysherve, etj. Secila nga keto dite nuk eshte e bazuar ne fe, nuk ka lidhje me ndonje shtet te caktuar, dhe te gjitha kane kuptim universal. Ato sherbejne per te festuar emocione dhe lidhje universale, si jane lidhjet familjare. Perseri, shtete te ndryshme i festojne keto festa ne dite te ndryshme. U bera kureshtare per te kuptuar se nga rridhnin keto data festash ne vende te ndryshme (si ishin vendosur ato). Ajo qe zbulova ishte se shumica e ketyre diteve te festave ishin vendosur ose gjate periudhes se Luftes se Ftohte, ose gjate periudhave te perandorive te medha. Keto peirudha historike perfaqesojne periudha gjate te cilave bota ka qene me e ndare se kurre, dhe nuk kishte shume hapsire per konceptin e globalizimit. Eshte e cuditshme se edhe ne ditet e sotme, kur eshte bere shume progres drejt globalizimit dhe prej shume dekadash ekzistojne dhe funksionojne organizata te fuqishme boterore; serisht qytetaret e botes vazhdojne te jetojne dhe te festojne ditet e festave te perbashketa ndarazi, duke mbetur keshtu peng i te shkuares.

Une dua qe femijet e mi te rriten si qytetare te botes. Une dua qe ata te mendojne dhe t’i kushtojne kohe me shume gjerave qe na bashkojne, sesa ato qe na ndajne. Une deshiroj qe brezi i femijeve tane te bejne me shume per qendrueshmerine e planetit, per te gjetur menyra te reja per te eksploruar gjithesine dhe universin. Une dua qe ata te merren me problemet e verteta te planetit: ndotjen, ngrohjen globale, ruajtjen e ekosistemeve, zgjatjen e jetegjatesise se njeriut, gjetjen e kurave per semundjet vdekjeprurese, etj.

Vazhdimisht vras mendjen se cfare duhet te bej qe ta ndihmoj femijen tim qe te shohe tablone e plote dhe te mendoje per gjera te medha. Po si mundem une t’i shpjegoj nje femije te vogel se perse ai e feston Diten e Nenes me 8 Mars, ndersa kusheriri i tij ne Britanine e Madhe e feston me 31 Mars. M’u desh nje dite me shpjegime per ta bere ate te pranonte idene se perse kusherinjte e tij, qe jetojne ne vende te tjera, e festojne Diten e Femijeve me pare apo me pas se data 1 Qershor. Si valle mund t’i pergjigjem pyetjes se tij naive: “Mami, perse femijet e tjere (e ka fjalen per kusherinjte e tij) nuk e festojne 1 Qershorin? A nuk jane edhe ata femije njesoj si une?” Ju lutem me ndihmoni t’i shpjegoj atij ne lidhje me lufterat e ngrohta dhe te ftohta, apo per paaftesine e lidereve boterore dhe te organizatave boterore per t’ua lehtesuar jeten femijeve neper bote dhe per t’i lejuar ata qe ta festojne Diten e Femijeve ne te njejten dite.

Globalizimi nuk duhet te jete thjesht nje koncept ekonomik qe i lejon korporatat e fuqishme te biznesit te rrisin fitimet. Apo thjesht nje koncept politik qe i lejon lideret politike te ushqejne egot e tyre per pushtet edhe me te madh. Une mendoj se globalizimi duhet te kete kuptimin qe t’i beje njerezit te mendojne si Nje: qenie njerezore qe duhet te bashkepunojne per te permiresuar jetet e tyre dhe per te mbrojtur planetin e tyre. Sa me shume mendoj ne lidhje me kete ceshtje, gjithmone e me shume dakordesohem me thenien fantastike dhe kaq te vertete te te madhit Carli Caplin:

“Njerezit kerkojne pushtet vetem kur duan te bejne dicka te demshme, ne te kundert Dashuria mjafton per te bere gjithcka tjeter.”

Une mendoj se ka ardhur koha qe te jemi te ndergjegjshem se fuqia e vertete eshte ne duart e publikut, njerezve te thjeshte. Ah sikur, ne te harxhojme me pak kohe duke bere thashetheme per te tjeret, dhe te shpenzojme me pak energji per te admiruar dhe mbeshtetur njerezit e fuqishem. Ah sikur, ne te mendonim me shume per ceshtjet e rendesishme te mireqenies se shoqerise njerezore dhe qendrueshmerise se planetit tone. Vetem keto gjera sikur te ndryshojme, do bente gjithe ndryshimin ne bote. Duke ndryshuar menyren tone te te menduarit, ne do jemi qytetare me te pergjegjshem dhe do mund te rrisnim femijet tane si qytetare te lire te botes.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.