10 Urdheresat per te Patur Femije te Mire-Edukuar

Qellimi madhor i cdo prindi eshte te mundet te rrise femije: te shendetshem (fizikisht dhe menderisht), me vetebesim, te lumtur dhe te zote per te perballuar sfidat e jetes. Sic mund ta shihni, jane shume objektiva qe perfshihen brenda qellimit madhor te prinderimit, te cilat kerkojne shume pune dhe shume fat per t’i realizuar me sukses.

Featured image taken by: https://www.publicdomainpictures.net

Kur u bera prind per here te pare kam bere shume gabime, sepse me mungonte pervoja. Dhe, duke qene dikush qe nuk i pelqen te perserise te njejtat gabime dy here rresht, i permblodha te gjitha mesimet e mesuara, pervojen e cmuar te gjysherve dhe prinderve te mi, si edhe mencurine e shume prinderve te tjere te suksesshem, dhe krijova listen time te “10 Aksiomave per Rritjen e Femijeve”. Sot mendova ta ndaj me ju miqte e mi kete liste si nje menyre per t’iu ndihmuar ne jeten tuaj prinderore dhe sfidat e panumerta te saj.

10 Urdheresat e Prinderimit te Mire

I. Rritini Femijet tuaj me Standarte te Larta Higjene

Qe nga dita e pare e prinderimit, ju duhet te siguroni higjene te larte per beben tuaj (ne mjedisin e shtepise, per trupin e bebes, per rrobat e bebes, ujin qe perdorni, ushqimet, etj.) Ne te njejten menyre duhet vijuar edhe ndersa femija rritet dhe kalon ne fazen kur kujdeset vete per veten. Femijet duhen mesuar qe ta mbajne paster trupin e vet dhe te zbatojne rregulla te nje higjene shembullore per vendin ku jetojne. Higjena eshte nje nga elementet e rendesishem per te patur nje jete te shendetshme.

II. Ushqeni Femijet ne Menyre te Shendetshme

Ushqimi eshte nje tjeter komponent i rendesishem per te patur nje jete te shendetshme. Ne 4 dekadat e fundit, shoqeria njerezore ka sakrifikuar cilesine e ushqimit per sasine e tij, pjeserisht te frikesuar nga pamjaftueshmeria e burimeve te ushqimit krahasuar me rritjen e popullsise boterore. Dhe tashme, ne po perballemi me probleme te medha shendeti, qe shkaktohen nga ushqyerja jo e mire dhe nga stili sedentar i jetes. Mesojini femijet tuaj te hane vetem ushqime te shendetshme; si edhe mesojini qe te dijne te pergatisin ushqimin e tyre. Kjo gje eshte me e lehte te behet kur femijet jane ende ne vitet e para te jetes se tyre, periudhe ne te cilen ata provojne dhe shijojne ushqimet per here te pare. Gjate gjithe jetes ata do jene ne kerkim te shijeve te dashura te femijerise. Prinderit dhe gjysherit luajne nje rol shume te rendesishem ne kultivimin e ushqyerjes se shendetshme tek femijet.

III. Sigurohuni te Rrisni Femije te Qete

Mjedisi ne te cilin rriten femijet eshte thelbesor per zhvillimin e tyre mendor. Merrni masa per te krijuar nje mjedis te qete per te vegjelit tuaj. Kur them kete kam parasysh dhomat e femijeve edhe pjesen tjeter te shtepise (ngjyrat, zhurmat, mobiljet, pajisjet elektronike, etj.) Femijet e rritur ne mjedise te qeta kane tendencen te jete me te ekuilibruar ne jete, jane me gjakftohte dhe kane vetebesim me te madh. Ne si prinder, na takon te jetojme fillimisht vete jete ‘te qeta’, me qellim qe t’iu ofrojme femijeve tane jete te qeta.

IV. Lerini Femijet te Lire ta Zbulojne Boten qe i Rrethon

Jam e sigurte se nese keni nje femije shume te shkathet adrenalina negative ne trupin tuaj eshte teper e larte ne baza ditore. Kushedi sa here ne dite ju ngrihet zemra nga meraku per vogelushin tuaj qe nuk pushon se levizuri (gjate gjithe kohes, a m’kupton??) Por, si prinder na takon ta mbledhim zemren dhe ta lejojme femijen ta eksploroje boten sipas ritmit te vet. Femijet kane oreks shume te madh per te zbuluar boten rreth tyre dhe ndalimi i tyre ne kete nevoje qe kane, per shkak te frikerave tona si prinder, eshte nje gabim i madh. Behuni krijues! Cojeni femijen ne vende te ndryshme: plazh, pyll, qytete tjeter, ferme, qender tregtare, ne parqe te reja, per kafe, etj. Ne kete menyre ju beni qe energjia e tyre e pashtershme fokusohet ne eksplorimin e ketyre gjerave dhe vendeve krejtesisht te reja per ta. Nje praktike e tille do sherbeje per femijen si themeli per t’i ngulitur nje stil aktiv jete, qe do e ndihmoje te jete me i pergatitur per jeten.

V. Femijet kane Nevoje per Femije te Tjere

Ky nuk eshte nje apel per te bere sa me shume femije. Ajo qe dua te theksoj eshte se ne si prinder duhet te jemi te ndergjegjshem se prezenca e femijeve te tjere ne jeten e femijes tone eshte shume e rendesishme per zhvillimin e aftesive shoqerore te femijes. Nese keni vetem nje femije, sigurohuni te gjeni shoqe e shoke per femijen tuaj ne mjedisin ku jetoni. Cerdhet dhe kopshtet jane nje alternative shume e mire, qe femija juaj te kaloje kohe me femije te tjere (edhe ju vete krijoni mundesine te shkeputeni per pak ore nga femija).

VI. Mbroni Shendetin e Femijeve

Te rrisesh femije te shendetshem do te thote qe ne te kujdesemi ne menyre proaktive per shendetin e tyre qysh nga dita e pare. Ky kujdes perfshin ndjekjen me perpikmeri te kalendarit te vaksinave te bebeve. Kalendari i vaksinave eshte produkt i punes se shume shkencetareve dhe mjekeve ne nivel boteror. Ata keshillojne vaksinat si nje nga mjetet me te fuqishme per te mbrojtur femijet nga semundje te rrezikshme dhe komplikacionet qe ato mund te shkaktojne. Hapat e tjere per te kultivuar nje sjellje proaktive per mbrojtjen e shendetit jane: kontrolle te rregullta periodike te gjendjes shendetesore (check up), krijimi i besimit tek mjeket dhe pasja e nje stili jete aktiv (mos abuzimi me substancat narkotike, eleminimi i ushqimit te shpejte e te demshem, shmangia e nje stili pasiv jete, mos-abuzimi me trupin e vet).

VII. Jepuni Femijeve Pafund Dashuri te Pakushtezuar Prinderore

Nuk ka asgje me te fuqishme ne zhvillimin e shendetshem te femijeve, se dashuria e prinderve. Femijet duhet te ndjejne se i duan edhe kur bejne gabime apo sillen keq. Jepuni sa me shume dashuri femijeve tuaj, do i beni vetem mire vetes dhe femijeve. Femijet dhe Nena ne vecanti jane te bekuar me magjine per te shkembyer dashuri te paster, permes Hormonit te Dashurise. Femijet e rritur me dashuri kane me shume vetvleresim dhe tregojne dhembshuri ne jeten e tyre. Ata jane te afte te dhurojne dashuri dhe e jetojne jeten e tyre me meshiren dhe miresi.

VIII. Trajtojini Femijet si Qenie Njerezore me Dinjitet dhe Te Drejta

Femijet tuaj jane qenie njerezore me vete. Pavaresisht nga mosha e tyre, ne si prinder duhet ta mbajme parasysh kete fakt. Nese ju si prinder i trajtoni femijet tuaj me dinjitet dhe ua respektoni te drejtat e tyre (jo domosdoshmerisht tekat e tyre), edhe te tjeret do bejne te njejten gje. Dhe mbi te gjitha, gjeja me e rendesishme eshte se vete femijet tuaj do te rriten me besim te vetja dhe do kerkojne gjithnje nga te tjeret qe t’i trajtojne me dinjitet dhe nuk do lejojne askend t’ua shkelin te drejtat e tyre. Ky eshte nje nga mesimet me te vlefshme qe ne si prinder mund t’iu mesojme femijeve per jeten.

IX. Mesojini Femijet te Enderrojne dhe te Vene ne Pune Imagjinaten

Nese doni qe femijet tuaj te jene te lumtur tani e pergjithmone, mesojini ata te enderrojne. Qetesia, pozitiviteti ne jete dhe dashuria pa kufinj jane ato qe do e ndihmojne femijen tuaj te jete enderrimtar. Historia ka treguar se te gjithe njerezit e famshem dhe te suksesshem kane qene enderrimtare te medhenj. Cdo ndryshim i madh ne bote ka ardhur si pasoje e nje endrre te madhe. Mesoji femijet te enderrojne. Mbeshtetini endrrat e tyre. Lejoni qe imagjinata e tyre te behet realitet. Sikurse e ka thene edhe i madhi Albert Ainshtajni: “Imagjinata eshte me e rendesishme se dijet. Me ane te imagjinates njeriu mund te sillet perreth botes”.

X. Shtyjini Femijet drejt Dijes dhe Edukimit

Bota ku jetojme ofron shume menyra perafrimi drejt dijes dhe edukimit. Si prinder na takon t’iu mesojme femijeve tane rendesine e dijes ne jete. Sjellja e mire dhe dijet jane ndoshta te vetmet gjera ne jete, te cilat njeriu i mbart me vete kudo qe shkon dhe ne cdo situate qe ndodhet. Mesojini femijet te jene kurioze dhe te thellohen ne dijet e tyre. Mesojini ata qe ta masin te mesuarit e tyre me sasine e dijeve qe shtojne ne bagazhin e tyre te dijeve, sesa me notat qe vihen nga persona te tjere. Te mesuarit e vertete do i mundesoje femijeve tane qe ta jetojne jeten si dhe pervoje te mesuari dhe qe te kuptojne thelbin e gjerave. Kjo gje do i mbaje larg nga gjerat siperfaqesore dhe konsumiste qe fatkeqesisht gjenden me shumice verdalle.

Keto ishin 10 Aksiomat e mia per Prinderimin. Jam shume kurioze te degjoj mendimet tuaja per to. Jeni dakord me listen time? Mos rastesisht kam harruar ndonje gje te rendesishme? Mbetem ne pritje te komenteve tuaja, qe do me ndihmojne ta pasuroj listen time. Deri atehere: Ju uroj Prinderim te Mbare!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.