Ligji i ri Ukrainas per Krimet Seksuale – Zgjidhje Efikase?

Sot hyn ne fuqi ligji i ri per krimet seksuale ne Ukraine. Ligji u miratua vetem javen e kaluar nga Presidenti i ri i vendit. Ai parashikon ndryshime te rendesishme per krimet e pedofilise dhe dhunes seksuale. Sipas ketij ligji, personat qe gjenden fajtor per keto krime do denohen me burgim dhe tredhje.

Shpresoj qe periudha e kastrimit te jete me e gjate se ajo e burgosjes se ketyre monstrave. Keshtu, ky akt te jete realisht nje ndeshkim per keta kriminele. Natyrisht qe kjo tingellon si zgjidhje mesjetare. Por duket se bota e civilizuar nuk ka mundur te gjeje metoda me efektive. Duket se asgje nuk funksionon per te mbajtur keta lloj njerezish larg aktivitetit te tyre kriminal.

Vizitoni Faqen PRINDERIMI ne FAMILY+ Blog.

Pervojat e Vendeve te Tjera

Cilat jane pervojat e shteteve te tjera? Kastrimi kimik perdoret ne: SHBA, BM, Kanada, France, Gjermani, Danimarke, Izraelit, Suedi, Norvegji, etj. Nisur nga keto pervoja, qeveria ukrainase ka parashikuar pikerisht kete lloja kastrimi ne ligjin e ri. Si behte kjo nderhyrje? Duke iu injektuar me shiringe droga te vecanta te denuarve. Ligji parashikon vetem kastrim te perkohshem, periudhen e te cilit e vendos gjykata.

A funksionon Kastrimi Kimik i Perkohshem?

Shqiperia eshte ende nen tronditjen e skandalit te abuzimit me vajzen 15 vjecare nga roja e shkolles dhe disa te rinj. Gjithe keto dite kam menduar se ai njeri pervers nuk u be i tille ne moshen 65 vjecare. Kushedi sa vajza te tjera ka dhunuar e shantazhuar teksa punonte ne shkolle. Jam e tronditur nga fakti qe nje person me prirje pedofilie ishte i punesuar ne nje institucion plot me femije naive e te pafajshem. Eshte njesoj si te fusesh ujkun ne mesin e tufes se qingjave. Nuk e kuptoj dot si munden te jene drejtuesit e shkollave kaq syleshe dhe te paafte?! Kaq e veshtire eshte besh kontrollin e figures se disa njerezve qe punojne ne shkolle?!

Perballe nga paaftesie te denueshme si kjo, eshte vitale te shtrohen pyetjet: Cila eshte zgjidhja per raste te tilla? A eshte kastrimi i perkohshem zgjidhje efikase? A ka funksionuar ky lloj denimi ne vendet qe e aplikojne ate prej vitesh? Ju si mendoni ne lidhje me kete ceshtje miq te dashur? Mos duhet qe edhe ne Shqiperi te aplikohen te tilla denime afatgjata?

Apel per Shoqerine Shqiptare

Here pas here, shoqeria shqiptare shfaq nje indiferentizem te frikshem. Ne shume raste edhe kur behet fjale per mireqenien e femijeve dhe familjeve tona. Dhe eshte pikerisht indiferenca e komunitetit qe ben qe monstra te tilla te lulezojne e te realizojne krimet e tyre qete-qete.

Une isha sot ne proteste dhe protestova per femijen tim dhe cdo femije shqiptar. Protestova qe asnje femije te mos dhunohet ne asnje lloj forme. Protestova si qytetare e pergjegjshme dhe si prind qe shqetesohet realisht per te sigurine dhe ardhmerine e femijes. Shpresoj qe protesta jone te sherbeje si kembane zgjimi per te gjithe shoqerine. Le te bejme te mundur qe femijet tane te rriten te qete e te lumtur. Nderkohe qe kriminelet qe kercenojne lirite dhe te drejtat e tyre te mos gjejne me vend mes nesh.

Hapsire per Blerje

Per ju sot ju propozojme Produktet Farmasi. Shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju shume shpejt. Gjeni te fotot e meposhtme nje pjese te produkteve Farmasi.

Per te pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop. Produktet e Seteve dhe Linjave mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per porosi na shkruani ne: inbox ne Facebook apo ne WHATSAPP 0683060427.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.