Çudi Amerikane: Gjobitet se u Dashurua me nje Grua te Martuar

Sa me shume kalon koha, martesa sa vjen e behet me e komplikuar. Zbatimi i te drejtave te njeriut, si edhe ligjet komplekse qe jane krijuar per te zgjidhur ne menyre te civilizuar marredheniet mes njerezve, po e bejne martesen pothuajse te pamundur. Nuk eshte aspak cudi pse cdo dite e me shume njerez nga mbare bota po e refuzojne martesen si institucion shoqeror, duke zgjedhur forma te tjera jetese. Arsyeja perse po shprehem ne kete menyre eshte nje vendim gjyqi i pazakonte dhe shume i cuditshem, qe vjen nga SHBA. Ne shtetin e Karolines se Veriut, nje burre u padit ne gjykate nga ish-bashkeshorti i te dashures se tij dhe u denua me nje gjobe prej $8 milione, per te kompesuar demin emocional te shkaktuar nga nderhyrja e tij ne martesen e paditesit.

A nuk tingellon e pabesueshme? Ne fakt eshte e vertete. Te tilla padi ekzistojne ende ne shtete si: Karolina e Veriut, Hawai, Illinois, Missisipi, New Mexico, Dakota e Jugut dhe Utahu. Te martuarit ne keto vende kane te drejte te padisin ne gjykate cdokend qe demton martesen e tyre, duke krijuar lidhje dashurie me partneret e tyre. Ky eshte edhe rasti i Z. Francisco Huizar III, te cilit iu desh te paraqitej para gjyqit per t’u perballur me akuza te tipit “biseda kriminale dhe asgjesim te ngrohtesise ndermjet partnereve”. Paditesi, ishte siguruar qe te furnizonte gjyqin me: mesazhe nga Facebook, regjistrime te telefonatave, fatura hotelesh dhe restorantesh. Te gjitha keto u konsideruan nga gjyqtari si prova te forta dhe ne fund ai vendosi te denoje “Romeon e dashuruar” me pagimin e nje shume teper te madhe parash.

Vemendje njerez! Nese ndodh qe te jetoni ne njerin nga vendet, qe permenda me lart, mendohuni dy here perpara se te keni nje lidhje dashurie me nje person te martuar. Pyeteni mire veten: A i vlen njeriu qe keni perpara aq sa te shkrini pasurine tuaj per te? Vetem nese pergjigja juaj eshte PO, mund te vijoni ne rrugen qe keni nisur -:)

Per te gjithe te dashuruarit qe po mendojne ta kthejne lidhjen e tyre ne nje gje serioze, nje unaze e tille ndihmon shume ne castin e propozimit. Klikoni mbi foton dhe perfitoni nga ulja 33% per ta vene kete unaze ne gishtin e te dashures tuaj.

Pertej shakave, kjo histori eshte kaq e pazakonte dhe me beri te mendoj nese mjafton nje ligj i tille per te mbajtur te bashkuar nje familje. Apo mos ndoshta kjo eshte nje menyre tjeter per t’a trajtuar martesen si nje mjet ujdie per te fituar ca para qyl (ne kete rast shume para te tilla). Me ligje te tilla ne fuqi, te martohesh me nje partner terheqes dhe seksi je gjithmone i/e fituar. Pasi do vije nje dite kur ju mund te “tregtoni” partnerin per disa miliona te mira, qe fare mire mund te kompensojne per divorcin tuaj. Zoti na ndihmofte qe te mos biem prehe e situatave te tilla kaq te neveritshme.

Kjo ishte historia qe doja te ndaja me ju sot miq te dashur. Jam shume kurioze te degjoj opinionet tuaja ne lidhje me te. Mos harroni t’i shkruani ato ne kutine e komenteve ne fund te faqes. Deri atehere Ju uroj ta Shijoni Jeten dhe ta Doni Familjen Tuaj!

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

One thought

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.