Te shohesh Boten me Ngjyra si nje Vogelush

Keni menduar ndonjehere qe ta shihni boten me syrin e nje vogelushi 2 – 5 vjecar? Personalisht me duket nje ide fantastike, por e kam te veshtire ta imagjinoj boten ashtu. Ndoshta sepse e kam harruar se si me dukej bota kur isha ne ate moshe dhe djali im 5 vjecar e ka te veshtire te ma shpjegoje ashtu sic une mund ta kuptoj. Ndoshta jeta me ka hequr aftesine per t’i kuptuar gjerat thjesht, pa pasur nevoje per t’i komplikuar duke i kaluar ne hartat tona mendore; ashtu sic i shikon nje femije ne kete moshe.

“Ne syte e nje femije Ju do e shihni boten ashtu sic duhet te jete.”

Psikologet thone se nje prind mund te arrije te kuptoje femijen e vet dhe ta edukoje ate me vetebesim dhe vetekontroll, vetem nese arrin ta shohe boten nga kendveshtrimi i vete femijes. Dhe une si prind dua ta bej kete gje. Dua te kem besim ta le te lire femijen tim ta eksploroje boten ne menyren e vet. Dua ta kuptoj se kur duhet te nderhyj per t’i vene kufij, pa i demtuar iniciativen dhe vetebesimin per te mesuar gjera te reja. Dua qe femija im te zhvilloje aftesine per t’i kuptuar te miren dhe te keqen, si edhe te arrije te ndertoje mekanizmat e vete-kontrollit per te ditur kur te terhiqet e kur te ece perpara, ne te dyja rastet pa pasur frike. Une mendoj se kjo eshte pergatitja dhe edukimi me i mire qe nje prind mund t’i jape femijes se vet per jeten.

Per hir te ketij qellimi une do mesoj ta shoh jeten si nje vogelush: te mos kem sensin e kohes (iku ora dhe celulari), ta shoh jeten me nje kersheri te pafundme, te shoh shume gjera te zakonshme si te reja, te frikshme apo thjesht te mrekullueshme, te mos e di me perse ndodhin gjerat dhe rrjedhshmerine e ngjarjeve. Ne kete menyre une do kuptoj me mire djalin tim dhe femijet perreth tij. Do te nderhyj me pak ne vendimin e tij per te zene shoqeri dhe se si duhet te sillet me shoqet e shoket. Do kuptoj se kur ai ben hapa mbrapa ne gjerat qe ka mesuar, nuk e ben se i harron, por sepse po lufton me frikerat e tij per perballimin e gjerave te reja per te.

Komplet per djem 0 – 4 vjec. Cmimi £6.50.
Kliko mbi foton per te pare detajet dhe per ta gezuar vogelushin tuaj me nje veshje kaq speciale.

Duke u kuptuar me mire me njeri-tjetrin une dua qe ai te kuptoje se mami dhe babi do jene gjithnje prane tij, edhe kur ben gabime, edhe kur sillet keq. Dua qe ta kuptoje se per ne, ne rradhe te pare vjen lumturia dhe mireqenia e tij, dhe se perpara se te shohim boten perreth, ne do shohim driten ne syte e tij dhe do sigurohemi qe ato te reflektojne paqe dhe optimizem per jeten. Dua qe im bir te mesoje se ai nuk eshte pergjegjes per zhgenjimet, endrrat ne sirtar apo pritshmerite tona si prinder. Ai ka vetem nje detyre ne jete: Ta jetoje jeten e vet te plote, sic e do vete dhe pa ngarkesa te teperta. Dua qe ta kuptoje se dashuria jone per te eshte e pakushtezuar, njesoj si dashuria e pafundme qe ai na fal ne. Keshtu, ai do te rritet nje femije me zemer te madhe, qe do doje dhe ndihmoje njerezit perreth vetes.

Kepuce atlete te markes Geox per vajza 12 – 24 muajsh.
Cmimi: £21.25
Shume komode dhe te sigurta per kohen kur femija juaj meson te ece. Ka edhe ngjyre blu te erret dhe te bardha.
Kliko mbi foton per te pare detajet dhe per te blere kete produkt te mrekullueshem.

Dhe se fundmi, une dua te jem ne gjendje ta shoh boten si nje vogelush, sepse dua qe ne te dy te argetohemi pa fund, ta shijojme kohen qe kalojme bashke pa komplekse dhe pa pengesa. Dua qe ta pranojme njeri-tjetrin ashtu sic jemi, individe unike te lidhur fort ngushte me njeri-tjetrin. Kjo eshte nje nga kenaqesite e te qenit prinder te nje vogelushi/vogelusheje, dhe une e konsideroj si nje hapsire lirije per t’u shkeputur nga problematikat e perditshmerise.

Te dashur miq, perpiquni te futeni ne boten e femijeve tuaj. Kemi kaq shume gjera per te mesuar nga vogelushet tane. Te shohesh boten si nje femije eshte nje sfide jo e vogel per ne te rriturit, por eshte aq shume shperblyese si ne kontekstin e lidhjes me femijen, edhe per te lehtesuar rutinen tone ditore dhe per t’u cliruar nga shume kufizime ‘te kota’, qe na rendojne perditshmerine. Nje bote me me shume ngjyra, si ajo e Magjistarit te Ozit, na ben mire te gjitheve dhe cliron energji pozitive, qe mund te kthehen ne zgjidhje win-win. Prinderim te Suksesshem!

Featured Image: http://creativecommons.org/licenses/by/4.0/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.