Ushqim nga Dioksidi i Karbonit (CO2)? – Shpikja e fundit nga Finlanda

Popullesia boterore po i afrohet me shpejtesi shifres prej 8 miliarde banoresh dhe pyetja, qe vjen ne mendjen e kujtdo qe e degjon kete shifer marramendese eshte: Si valle do ushqehen gjithe keta njerez? Dhe pyetja eshte shume me vend se po flasin per shifra, te cilat bota nuk i ka pasur kurre me pare. Prandaj, sfida per pamjaftueshmerine e ushqimit eshte reale dhe frikesuese. Ajo, sebashku me Ngrohjen Globale dhe Ndotjen Globale, qendrojne ne krye te cdo axhende boterore.

Fatmiresisht, kane filluar te shfaqen disa drita te vogla ne fund te ketij tuneli te erret. Dhe njera prej tyre eshte nje shpikje e merkullueshme qe vjen nga Finlanda. Quhet SOLEIN dhe eshte ushqimi i pare i prodhuar vetem me: uje, elektricitet dhe dioksid karboni (CO2). Po, po! E lexuat shume sakte: eshte nje produkt i vyer qe prodhohet vetem me keto tre perberes. Por, prisni; ka akoma me shume lajme te mira. Gjeja me e vecante qe ka Solein eshte fakti se ajo perbehet ne pjesen me te madhe te saj nga nje proteine natyrale, e prodhuar kjo ne menyre jo te zakonte. Proteina e Solein eshte kaq cilesore, saqe fare mire mund te zevendesoje mishin ne dieten e njeriut.

Ideja fillestare u dha nga NASA, e cila ishte ne kerkim te ushqimeve qe mund te prodhoheshin edhe gjate misioneve te saj hapsinore. Shkencetaret finlandeze te Qendres Shkencore Kerkimore te Finlandes (Technical Research Centre of Finland Ltd) dhe te Universitetit Teknologjik Lappeenranta (the Lappeenranta University of Technology (LUT), erdhen me Solein, nje zgjdhje avangard per problemin e ushqimit. Nje zgjidhje kjo me e lire dhe e pakushtezuar nga hapesira e vendit te prodhimit dhe kerkesat e tjera te bujqesise tradicionale.

Solein ka paraqitjen dhe shijen e miellit te grurit, dhe perbehet nga: 50% proteina, 5 – 10% yndyrna dhe 20 – 25% karbohidrate. Solein prodhohet nga nje proces teresisht natyral fermentimi, te ngjashem me ate te prodhimit te birres. Sot qe flasim, Solein eshte ne proces regjistrimi te patentes, dhe pritet qe ne vitin 2021 te filloje prodhimin masiv te produktit.

Ky eshte nje lajm i mrekullueshem dhe nje zgjidhje fitim-fitim per dy nga sfidat me te medha globale: ngrohjen globale dhe pamjaftueshmerine e burimeve ushqimore. Ajo perfaqeson nje zgjidhje perfekte, pasi perdor dioksidin e karbonit (CO2) per te prodhuar ushqim; pra ndikon drejtperdrejt ne pakesimin e sasise se dioksidit te karbonit ne atmosfere, qe eshte nje nga shkaktaret kryesore te efektit sere, qe shkakton ngrohjen globale.

Ndiej nje lehtesim te madh kur mendoj se: pervec energjive te jashtezakonshme qe njerezit ne bote cojne dem per luftera, perplasje politike apo cdo lloj budallalleku tjeter per te qene sa me te pushtetshem, ekzstojne grupe njerezish teper inteligjente, qe i perdorin mendjet dhe energjite e tyre per te zgjidhur ceshtje thelbesore te mire-ekzistences se planetit tone. Keta njerez, me punen e tyre na japin shpresen se e ardhmja do jete e bukur.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.