A eshte Martesa Burim Lumturie? Le te shohim Cfare thone Studimet

Sa shume flitet per deshiren per te qene te lumtur. Te gjithe aspirojme qe te jemi te lumtur, pavaresisht se jo shume nga ne ia arrijne te jene vertete te lumtur. Jane disa faktore qe vleresohen se ndikojne ne lumturine e njeriut: fati, kushtet ne te cilat rritet, zgjedhjet qe ben gjithsecili, etj. Perceptimi i pergjithshem eshte se shkalla e lumturise njerezve ne bote ka ardhur ne renie. Per ta vertetuar kete, mjafton te hapesh rrjetet sociale e te shohesh reagimin e njerezve aty: sharje, ofendime, gjuhe urrejtje, stres pa fund. Te nxitur nga keto perceptime, vitet e fundit, studiuesit kane hulumtuar ne lidhje me kete teme, kryesisht duke u bazuar ne ndarjet gjeografike, per te kuptuar se si ndikon ne lumturine e njerezve mjedisi ku ata jetojne. Keshtu jemi mesuar te degjojme lajme kush eshte shteti me njerezit me te lumtur ne bote (per vitin 2019 ishte Finlanda).

Foto nga: https://www.needpix.com

Nje studim i kryer se fundmi nga Profesori Paul Dolan i London School of Economics, hulumton se si grupohen njerezit persa i perket lumturise mbi bazen e faktoreve demografike. Studimi u krye duke intervistuar individe sipas gjendjes se tyre civile (martuar, beqar, divorcuar, etj). Gjetjet e studimit jane surprizuese dhe tentojne te ‘minojne’ disa nga aksiomat sociale ne lidhje me martesen. Keshtu, sipas profesorit ne fjale:

Grupi me i lumtur i njerezve jane: Femrat Beqare pa Femije.

Pas tyre renditen si me te lumtur ne martese: Meshkujt e Martuar.

Femrat e Martuara renditen te fundit persa i perket nivelit te lumturise.

Keto perfundime bien ndesh me perceptimin e njerezve ‘se kur martohesh rehatohesh/rregullohesh’. Mesa duket kjo gje eshte e vertete vetem per gjysmen mashkullore te cifteve te martuara. Meshkujt e martuar ndjejne se rehatohen pasi martohen, dhe martesa i ndihmon te performojne me mire edhe nga ana financiare. Por, mesa duket koston e lumturise se tyre e mbajne bashkeshortet e tyre, te cilat hasin probleme me ngarkesen fizike dhe mendore gjate jetes martesore.

Gjate intervistave u vu re se zonjat e martuara mundeshin te shpreheshin lirshem per palumturine e tyre martesore, vetem kur intervistoheshin pa prezencen e partnereve.

Duke lexuar keto perfundime te studimit po mendoja se kjo prirje ne rritje mund te ndryshoje shume gjera ne shoqerine e se ardhmes. Nese femrat do priren me shume drejt lumturise se tyre individuale, atehere do kete me pak femra qe do kerkojne me cdo kusht te martohen. Dhe nese deri me sot kane qene meshkujt qe ‘luteshin’ per t’u martuar nga femrat, pasi e mendonin martesen si burim te lumturise ne jete. Tani e tutje meshkujt duhet te jene shume me teper kembengules per te gjetur partnere te gatshme per martese dhe per te siguruar lumturine e tyre individuale.

Per te gjithe meshkujt fatlume, qe deshirojne t’i mbushin mendjen dashurise se zemres per martese, nje mjet ndihmes nuk do ishte aspak keq. Propozimi yne eshte: Kjo unaze e mrekullueshme me diamant dhe flori te verdhe 18 karat. Pergatitni nje sfond romantik, dhe ne castin e duhur ‘verbojeni’ dashurine tuaj me kete bizhuteri, qe vlen edhe per t’u trasheguar nder breza. Klikoni mbi foto per te pare detajet dhe per ta bere tuajen unazen qe do iu bashkoje.

IMAGJINOJENI DOREN E DASHURISE TUAJ ME KETE UNAZE NE GISHT … NJE MREKULLI.
KLIKO MBI UNAZEN PER ME SHUME.

UROJME T’IU SJELLE FAT!

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese femra arrin te marre kete lloj ‘pushteti’ ne marredheniet ne cift, atehere nuk do ishte cudi qe ne te ardhmen shoqeria te priret gjithnje e me shume drejt matriarkalizmit, i cili mendohet se ka qene nje nga ‘rendet’ shoqerore ne lashtesi, ne te cilin bota drejtohej nga femrat. A nuk do ishte kjo nje rrotullim ciklik ‘i frikshem’ per shoqerine e sotme? Mirepres mendimet tuaja ne lidhje me kete ceshtje tek komentet.

Sigurisht qe kjo fushe kerkon studime te metejshme, te cilat do t’i ndjekim me kuriozitet. Deri atehere uroj qe te gjithe ju, miqte e mi, te jeni sa me te lumtur sebashku me familjet tuaja.

Featured Image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.