Panairi i Mjaltit -Nje Feste per Shendetin dhe Mrekullite e Natyres

Para dy ditesh u mbajt nje panair per mjaltin. Ishte hera e pare qe degjoja per nje gje te tille, por nga kerkimet qe bera doli se isha krejt e painformuar, pasi panaire te tilla mbahen rregullisht jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne trevat shqipfolese. Sic mund ta kuptoni, une nuk kam qene asnjehere ne nje panair tipik vetem per mjaltin (kam pare panaire bio me lloje te ndryshme produktesh, por jo nje vetem per mjalte). Ndaj, me ngacmoi shume ideja e nje panairi te tille dhe fantazia ime u vu menjehere ne pune.

Une jam nje adhuruese dhe perdoruese e rregullt e mjaltit. E kam fjalen per mjaltin natyral, i cili per fatin tone te mire prodhohet me shumice ne Shqiperi. Natyra eshte shume bujare me ne duke ne dhuruar mundesine te kemi ne duart tona nje produkt kaq te cmuar dhe me kaq shume vlera.

Kam shkruar me pare per cilesite e mjaltit, besoj ju kujtohet artikulli per Mjaltin e Florinjte. Aty kam renditur disa nga vetite e mrekullueshme te mjaltit ne lidhje me shendetin e njeriut. Sot dua te bej per ju nje shetitje imagjinare ne ate qe do ishte panairi ideal i mjaltit shqiptar sipas njohurive te mia per kete produkt special. Le te fillojme shetitjen tone:

Se pari panairi yne i mjaltit eshte organizuar ne nje lendine te mrekullueshme te rrethuar me peme frasheri dhe plepi. Hijet e tyre sherbejne si tenda per tavolinat ku jane vendosur llojet e ndryshme te mjaltit te prodhuar ne vend.

Disa Lloje Tipike te Mjaltit Shqiptar

Mjalti i Luleve

Ne tavolinen e pare do vendosja Mjaltin e Luleve te Pranveres. Ky eshte nje produkt me vlera universale, ne te cilin bletet punetore kane mbledhur nektarin e luleve te pranveres (luleve te livadheve, luleve te pemeve frutore dhe luleve te tjera te kesaj stine). Mjalti i Luleve pritet ne qershor dhe eshte shume i mire edhe per femijet mbi 2 vjec, pasi eshte i lehte dhe i pasur me shume vlera ushqyese.

Mjalti i Luleve
Foto: kavanozi ne shtepine time

Mjalti i Perzier

Ne tavolinen e dyte do vendosja Mjaltin e Perzier. Ky eshte mjalt lulesh me mjalte geshtenje (deri 20%). Vjen kryesisht nga Veriu i Shqiperise dhe pritet ne fillim te korrikut. Sic e shpjegojne bletaret, bletet kullotin disa dite ne lulet e geshtenjes, derisa perfundojne procesin e dyllosjes se kosheres. Ky mjalt eshte i shkelqyer per te rriturit.

Mjalti i Geshtenjave

Ne tavolinen e trete do vendosja te famshmin Mjaltin e Geshtenjes. Ky mjalte pritet ne fund te muajit korrik dhe vjen me ngjyre kafe te erret. Eshte produkt i shkelqyer per individe, qe kane kaluar apo po kalojne ftohje, per diabetiket (sepse nuk ka shume embelsi) dhe per sportistet. Nuk keshillohet qe mjalti i geshtenjave te perdoret per femijet e vegjel.

Mjalti i Geshtenjave
Foto: kavanozi ne shtepine time

Mjalti i Mareve

Ne tavolinen e katert do vendosja nje mjalte shume te vecante: Mjaltin e Mareve. Ky eshte nje produkt me ngjyre te kuqerremte ne jeshile dhe njihet si perjashtimor mes llojeve te mjaltit, pasi nuk eshte i embel, vjen paksa i hidhur si shije. Eshte nje lloj mjalti shume i rralle dhe perdoret nga diabetiket.

Mjalti i Marese
Foto: http://www.peshkuiarte.com

Mjalti i Akacieve

Ne tavolinen e peste do vendosja Mjaltin e Akacieve. Nje produkt shume i vlefshem ne fushen e pasticerise. Une e perdor kur bej sherbetin per embelsira, pasi i jep nje shije te vecante.

Mjalti i Akacies
Foto: Morava shpk

Mjalti i Bredhave

Ne tavolinen e gjashte gjejme Mjaltin e Bredhave. Ky produkt i cmuar vjen nga Juglindja e Shqiperise dhe ka ngjyre jeshile te erret (gati ne te zeze). Ndryshe njihet edhe si mjalti mineral, per shkak te vlerave unike qe mbart.

Mjalti i Trumezes

Ne tavoline e shtate do vendosja Mjaltin e Trumezes. Vjen nga kullotat e bjeshkeve te nemura. Ky mjalt pritet ne gusht dhe eshte mjalti i fundit i ri per vitin. Ne te ndihet aroma e trumezes dhe eshte i keshillueshem vetem per te rritur.

Mjalti i Kuq

Ne tavolinen e tete do ftoja bleterritesit e bregut me mjaltin e tyre te kuq. Shija e ketij mjalti eshte ndryshe nga te mesipermit, pasi kullota e tij jane lulet e kodrave dhe maleve te bregut te jugut te Shqiperise dhe eshte nje lloj rigoni qe ka lule te kuqe.

Mjalti i Jashtem

Ne tavolinen e nente do vendosja nje lloj mjalti shume te vecante jo-shqiptar qe quhet Mjalti Manuka. Ky mjalte eshte i famshem ne te gjithe boten. Prodhohet ne Zelanden e Re dhe kullota e tij eshte nje bime e eger atje qe ka te njejtin emer me mjaltin. Promovohet si mjalti me i mire ne bote.

Mjalti Manuka
bbcgoodfood.com/howto/guide/health-benefits-manuka-honey

Per fat te keq nuk arrita te gjej foto per te gjitha llojet e mjaltit te permendura, por premtoj se do i plotesoj gjate kohes edhe me ndihmen tuaj.

Ne Shqiperi prodhohen edhe shume lloje te tjera mjalti, por shumica e tyre perfshihen tek kategoria e mjaltit te luleve. Une psh. kam provuar mjalte nga lulet e fasules pllaqi, si edhe lloje te tjera te ngjashme. Gjithsesi nga pervoja ime personale, llojet e mjaltit te renditur me siper jane krenaria e bleterritesve shqiptare.

Disa Keshilla per Blerjen dhe Perdorimin e Mjaltit

Jane disa gjera qe duhet te mbani parasysh kur blini dhe konsumoni mjalte:

  1. Mjalti cilesor dallohet nga lageshtira qe permban. Standarti per nje mjalte cilesor eshte 20% lageshtire. Per matjen e lageshtires perdoret nje aparat i posacem, qe gjendet ne farmacite veterinare ku shitet mjalte.
  2. Mjalti i kullotave malore eshte me pak i embel se ai i prodhuar ne kullota fushore. Ndaj te semuret me diabet apo semundje te tjera te sheqerit nuk duhet te konsumojne mjalte fushe.
  3. Per te mundesuar perthithjen e plote te mjaltit nga trupi, duhet ta tretni ate ne nje gote me uje. Nese e hani me luge trupi perthith vetem 60% te mjaltit.
  4. Qumeshti me mjalte te shendosh, ndaj nese doni te kontrolloni peshen konsumojeni mjaltin vetem me uje te ftohte.
  5. Mos perdorni luge metalike kur prekni mjaltin, ato oksidohen ne prani te mjaltit dhe i prishin cilesine. Luge druri apo plastike jane me te mira per mjaltin.
  6. Prova me e thjeshte per te kuptuar mjaltin eshte qe te hidhni nje pike ne nje leter thithese qe perdoret ne kuzhine. Kthejeni letren mbrapsht dhe nese letra nuk njomet, atehere mjalti eshte cilesor, apo pa hile sic i themi ne gjuhen e popullit.
  7. Mjalti eshte mire te konsumohet ne temperature ambjenti, pasi kur tretet ne lengje te nxehta humbet vlerat.
  8. Mjalti nuk duhet te ruhet ne frigorifer.
  9. Mjalti i ri eshte i lengshem, me kalimin e muajve ai kristalizohet dhe vetem me banjo-mari deri ne 35˚C (temperatura maximale e lejuar per mjaltin) mund te kthehet ne gjendje te lengshme ne menyre te sigurte.

Une mendoj se mjalti shqiptar eshte me i miri ne bote. Ndaj ju ftoj te dashur miq ta merrni ne Shqiperi kete produkt kaq te nevojshem per shendetin e te gjithe familjes. Me shkruani per lloje te tjera te vecanta te mjaltit shqiptar. Qofshi Mire!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale:InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.