A e dini se: Cfare do Shkaktonte Fundin e Botes?

Flitet vazhdimisht per fundin e botes dhe spekulohet mjaft per arsyet qe do e shkaktojne ate. Kam degjuar kaq shume arsye nga me te cuditshmet, qe tregojne sa fantazi kane njerezit sot. Ja t’ua tregoj edhe juve disa prej tyre: Vladimir Putin ka thene se fundi i botes do vije nga shuarja e diellit pas disa miliona vitesh. Parashikuesit e lashte thoshin se fundi i botes do vije nga fatkeqesi te jashtezakonshme natyrore, perfshire edhe perplasja e tokes me nje trup qiellor teper te madh. Te tjere besojne se fo jene ufot qe do i shkaktojne fundin botes. Ka edhe nga ata qe thone se fundi i botes do vije nga shthurja morale … e shume e shume teori te tjera.

E verteta ne fakt eshte shume here me e thjeshte se kaq dhe pakkujt mund t’i shkoje mendja. Fundi i botes mund te vije nga milingona, 10,000 miliarde milingonat qe jetojne ne planetin tone. Nese milingonat do te zhdukeshin si specie, do merrnin me vete edhe boten. A nuk eshte nje fakt shume i cuditshem ky? Te mendosh se jeta e njeriut, elefantit dhe balenes mund te zhduken nga milingona.

Si e ndikojne Milingonat Boten?

Mungesa e milingonave do te ndikonte boten ne keto aspekte:

I. Se pari do benin qe te nderpritet zinxhiri ushqimor, duke shkaktuar ngordhjen nga uria dhe zhdukjen e shume specieve qe qendrojne mbi to ne zinxhirin ushqimor.

II. Se dyti do benin qe te shtohet ndotja ne ambjent. Sasi te medha mbetjesh organike do mbeteshin pa u konsumuar duke shkaktuar probleme ne mjedis. Gjithashtu, Ne mungese te miliongonave, kerpudhat dhe bakteriet do te perhapeshin me shpejtesi duke zhdukur lendet organike si celuloza nga siperfaqja e tokes.

III. Se treti, do ulej rendimenti i bimesise, pasi mungesa e milingonave do bente qe te mos shkriftohet dheu dhe rrenjet e bimeve te mos furnizohen me oksigjen dhe uje. Kjo do ndikonte direkt ne zhvillimin e paket te bimeve dhe rrjedhimisht do conte ne uljen e rezervave ushqimore per boten e gjalle. Gjithashtu do mungonte shtimi i bimesise nga farat te cilat futen brenda ne toke nga kolonite e milingonave.

Prandaj, te dashur miq, ndersa mendojme se po merremi me gjera te medha, ne duhet te kujdesemi per ato milingonat e vogla, qe na bezdisin aq shume kur na futen ne shtepi, ne trup apo ne ushqim. Mireqenia e tyre eshte nje garanci plus per zhvillimin dhe vazhdimesine e jetes ne toke. Qe nga sot, sa here qe te shihni nje milingone, mos e vrisni por largojeni nga vendi ku nuk duhet te jete. Lereni ate te jetoje, qe edhe brezat e ardhshem te kene nje planet me te paster e nje zinxhir ushqimor qe funksionon.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale:InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.