Doni te bini nga Pesha? – Kjo eshte Metoda qe Funksionon

Renia ne peshe eshte nje nder ‘lufterat’ me te medha, qe njerezit qe pelqejne ushqimin dhe urrejne palestren, duhet te bejne cdo dite. Nder vite kam mesuar se me pak sakrifica mund te arrihet humbja e peshes. Ama, pjesa e veshtire eshte ta ruash peshen e re. Faza pas dietes kerkon vemendje te vazhdueshme, pasi eshte aq e kollajshme te kthehemi serisht te zakonet e ‘keqija’ dhe ri-marrja e peshes ndodh aq shpejt dhe pa u ndjere fare.

Per te gjithe ju, qe njesoj si une jeni adhurues te ushqimit te mire, shansi me i mire eshte qe te njohim mire ushqimet, qe konsumojme dhe se si ato ndikojne ne peshen tone. Me pak fjale, ne na duhet te gjejme menyra qe ta kontrollojme peshen tone permes ushqimit.

Sot, une dua te ndaj me ju nje diete speciale: Dieten e Makaronave.

Me siguri, ju po mendoni si ka mundesi qe nje ushqim tipik brumi, sic jane pastat, te mund te beje qe te bini ne peshe. Kur, qe te themi te verteten, brumerat bashke me embelsirat jane arsyeja perse ne kete moment jeni duke menduar qe te bini ne peshe. Por, eshte reale: E provuar dhe konfirmuar nga une vete: Kjo diete funksionon! Te hash makarona cdo dite ben qe te biesh ne peshe.

Perpara se te filloj me pershkrimin e kesaj diete, me mire ndaloni dhe merrni masat per realizimin e saj ne praktike. Do iu duhet me patjeter nje tenxhere per zierjen e makaronave, si kjo qe tregohet ne foto. Klikoni mbi te qe te njiheni me detajet dhe ta beni tuajin kete ene qe do mundesonte realizimin e Dietes se Makaronave.

E pershtatshme per mbajtjen e dietes se makaronave per 2 persona. Klikoni mbi foton per te marre kete tenxhere cilesore, qe mund ta perdorni edhe ne vazhdimesi.

Tani, le te kthehemi tek dieta jone e vecante. Me lejoni qe t’ua tregoj se si funksionon: Sekreti i Dietes se Makaronave eshte qe te konsumoni VETEM 100 gr makarona/dite. Une do thoja qe t’i hani makaronat gjate drekes, ne menyre qe trupi te mundi t’i trese me mire. Pjesen tjeter te vakteve ditore mund te konsumoni fruta, perime dhe ndopak mish apo peshk. Ne Dieten e Makaronave nuk lejohen te konsumohen embelsira, apo cdo ushqim tjeter me sheqer te shtuar, jo brumera te tjere dhe jo alkool.

Kjo diete garanton renien ne peshe prej 2 kg/jave, dhe kenaqesine qe te mos ndiheni te uritur gjate kohes. Une kisha vendosur ta beja per 4 jave rresht, por per arsye objektive (jo shendetesore), m’u desh ta nderprisja pas javes se dyte. Rezultati? Ne fund te 2 javeve kisha humbur 5 kg, ndersa shijoja pasta (makarona) cdo dite. Me kujtohet qe me shaka e quaja “dieta e larmishme”, pasi ne 14 dite kam provuar pasta te llojeve te ndryshme me 14 salca te ndryshme. Ishte nje nga periudhat me krijuese per te mesuar dhe eksperimentuar salca te mrekullueshme, qe vazhdoj t’i perdor edhe sot e kesaj dite, jo vetem per pasta.

Kjo ishte menuja ime e 4 prej diteve te dietes. Keshtu e keni me te lehte te krijoni nje ide te qarte se cfare eshte Dieta e Makaronave ne te vertete.

Sic shihet nga tabela e dietes, ajo permban ushqim shume te pasur per nga shija, larmishmeria dhe cilesia e te ngrenit. Sigurisht, ju duhet te zgjidhni perberesit me te mire dhe me te shendetshem per te pasur rezultatet e duhura ne renien ne peshe. Nje nga gjerat e mira te kesaj diete eshte se ajo eshte lehtesisht e realizueshme, edhe per ata qe hane ne restorante gjate dites, pasi ka shume vende te mira, ku mund te gjeni pasta te shijshme.

Per nje servirje me te kendshme te pastave tuaja, dhe per t’i dhene me shume larmi e ngjyra tavolines juaj, ju propozojme kete komplet (set) me 6 tasa per pasta dhe sallate me dizenjo me ngjyra te ndryshme. Klikoni mbi foto per te pare detajet dhe per ta bere tuajin kete set modern tasash.

Tasa per makarona me disenjo moderne dhe me ngjyra te ndryshme. Kliko mbi foton per ta bere me te kendshme Dieten Tuaj te Makaronave.

Kjo diete eshte e shkelqyer per periudhe e pas-pushimeve, pasi ndihmon qe te hiqni te ashtuquajturat ‘kilet shtese nga pushimet’. Une mendoj se ju duhen maksimumi dy jave me kete diete per t’u kthyer ne peshen tuaj te meparshme. Per ju qe tashme i keni bere pushimet verore, eshte fiks koha per te filluar Dieten e Makaronave. Ndersa, per ju te tjeret, si puna ime, qe po numeroni ditet derisa te niseni per pushime, shijojini plotesisht ato, sepse kur te ktheheni keni nje zgjidhje efikase per te sistemuar kilet e marra. Pushime te Bukura per te Gjithe Ju!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.