Si te shmangim Problemet me Guret ne Veshka

Keni vuajtur ndonjehere nga dhimbjet e Gureve ne Veshka? Jane vertet te tmerrshme dhe mund te shkaktojne trauma te forta ne trupin e njeriut. Une kam qene deshmitare e situatave kur njerez, qe i kishin zene dhimbjet e veshkave, ulerisnin deri ne kupe te qiellit dhe perpeliteshin pafund nga dhimbjet. Shumica e tyre kane perfunduar neper operacione per heqjen e gureve nga veshkat. Guret ne veshka jane nje problem serioz shendetesor dhe, per fatin e keq, i trasheguar nga njerezimi qe nga kohet antike (arkeologet kane gjetur gure ne veshka tek mumjet e Egjiptit).

Une kam patur raste te semundjes se gureve ne veshka brenda familjes time. Daja im vuan nga formimi i gureve ne veshka, por per fatin e tij te mire mbetet deri te guret e vegjel qe dalin permes urines. Gjate femijerise me kujtohet se cdo vere ne grumbullonim me kujdes te gjithe bishtat e qershive, qe konsumonim ne shtepi dhe pasi i thanim ia conim dajes. Ai pergatiste nje caj me bishtat e qershive dhe e pinte ne forme kure per te shkrire guret ne veshka. Sa here une e pyesja dajen se perse veshkat e tij krijonin gure, ai me pergjigjej: “Eshte vete lloji i veshkes qe prodhon gure”. Gjithmone me ka intriguar ky problem i tij shendetesor, pasi asnje tjeter ne familjen tone nuk vuan nga guret ne veshka.

Image taken by: http://www.kidneyfund.org

Kur u rrita, fillova te kerkoja me shume informacion ne lidhje me semundjen e gureve ne veshka, pasi doja te mesoja me shume rreth saj dhe te kuptoja cilet ishin faktoret qe shkaktonin semundjen. Gjeta nje artikull te publikuar nga Harvard Medical School (Shkolla Mjekesore e Harvard-it), ku shpjegohej ne detaje ky fenomen shendetesor. Informacioni i shkruar ne artikull ishte sa i thjeshte aq edhe interesant. Studimet tregojne se ekzistojne 4 lloje te gureve ne veshka: guret me permbajtje kalciumi, ato me acid urik, guret strutive (magnez-amonium-fosfat) dhe cystine. Shkaqet e formimit te tyre variojne, por qe te gjithe llojet e gureve ne veshka mund te parandalohen nese individi arrin te ruaje nivele te mira hidratimi ne trup. Pra, si shkak i perbashket i formimit te gureve ne veshka eshte niveli i pamjaftueshem i lengjeve, qe individet pijne cdo dite.

Me kete informacion te ri, vajta te konsultoja situaten e dajes tim dhe zbulova se shkaktari i vetem i semundjes se tij ishte ai vete Ai. Mesa duket daja im, nuk ka vullnetin e duhur per te konsumuar 2 – 2.5 lt lengje ne dite. Ai m’u ‘ankua’ se nuk arrinte dot te pinte aq shume lengje, pervecse kur e kapnin krizat e veshkave dhe atehere ishte i detyruar te pinte cajrat per shkrirjen e tyre. Situata e tij veshtiresohej sidomos gjate dimrit kur sasia e lengjeve qe konsumon eshte teper minimale (me pak se 1 lt lengje/dite).

Njeriu duhet te pije 2 l – 2.5 l lengje/dite per te qene i shendetshem.

Une njoh shume njerez, te cilet e kane te veshtire te konsumojne sasine ditore te lengjeve prej 2 litrash te rekomanduar nga mjeket. Prandaj, vendosa te ndaj sot me ju se si une arrita ta ‘trainoj’ trupin tim per te konsumuar me shume se 2 litra lengje/dite gjate gjithe vitit (edhe gjate stines se ftohte).

Rregullat per Hidratimin e Trupit

Nese do zbatoni me korrektesi ‘rregullat’ e mia, jam e sigurte se edhe ju do i bashkoheni “Klubit te Personave te mire-hidratuar e te shendetshem”. Ja ku po filloj me sekretet e mia te vogla ne lidhje me hidratimin:

Rregulli I i Arte per Hidratimin

Sa here qe ndjeni etje (pra keni nevoje per lengje ne trup), pini nje gote te tere me leng. Ne fillim do e keni pak te veshtire, por do e shihni se shume shpejt do mesoheni dhe cdo gje do jete ne rregull. Keshille: Mundohuni te mos e shijoji ate qe pini … thjesht kalojeni poshte, mundesisht me nje fryme, te gjithen njeheresh. Ne kete menyre ju i coni trurit dhe trupit tuaj nje ‘urdher te drejtperdrejte’ sesi duhet te veprojne gjithe kohes ne situata etje.

Caji i Qershise
Kliko mbi foton per receten

Rregulli II i Arte per Hidratimin 

Krijo nje kombinim te mire te lengjeve qe do konsumoni gjate dites. Kjo do ndihmoje qe t’i pini me lehte, pasi e ben me te pelqyeshem idene e shijimit te shijeve te ndryshme gjate dites. Disa ide jane: uje natyral, cajra nga frutat (Caj QershijeCaj Thanash, etj.), cajra bimore (nga bime mjekesore apo ereza te ndryshme), lengje te fresketa (frutash dhe perimesh), qumesht, dhalle, etj.

Shurupi i Trendafilit
Kliko mbi foton per receten

Rregulli III i Arte per Hidratimin

Mos perdorni sheqer te shtuar ne pijet tuaja, shmangni pijet e gazuara, si edhe mos e llogarisni alkolin si pjese te sasise tuaj ditore te lengjeve, qe duhen marre. Per te patur rezultate optimale, mbajini pijet tuaj te shendetshme dhe te lehta.

Caji i Thanave
Kliko mbi foton per receten

Shembull i nje Regjimi Ditor per Hidratimin e Trupit

Per ta konkretizuar zbatimin e tre rregullave te arta per hidratimin, do ndaj me ju regjimin tim ditor per marrjen e sasise se duhur te lengjeve. Shpresoj qe shembulli im do iu ndihmoje te merrni ide per te krijuar nje rutine tuajen ditore per hidratimin e trupit.

Une e filloj diten me nje gote uje natyral, sapo ngrihem nga gjumi. Gjate ngrenies se mengjesit konsumoj nje gote qumesht te fresket ose nje gote leng frutash te fresket te porsa-shtrydhur. Nje gote tjeter me uje natural e konsumoj bashke me kafene e mengjesit. Deri ne kohen e drekes konsumoj edhe nje gote caj bimor (ne dimer te nxehte, ndersa ne vere te ftohte). Keshtu, nese do i numerojme gotat deri ne kete moment, behet fjale qe para drekes une kam konsumuar 4 gota lengje, qe i perafrohen 1 litri lengje, ose gjysma e sasise ditore te synuar. Kjo pjese e pare nuk eshte edhe aq e veshtire!

Pasi ha dreke, une konsumoj edhe nje ekspres (kafe) tjeter te shoqeruar serisht me nje gote uje natyral. Kur kthehem nga puna ne shtepi, pi edhe nje gote leng te shtrydhur (preferoj nje kombinim te frutave me perime, kliko ketu per nje ide). Pjesen e mbetur te sasise se lengjeve prej 2-3 gota i konsumoj gjate darkes dhe gjate oreve te mbremjes. Gjate trainimit te trupit per hidratimin, me ka ndihmuar shume fakti qe gjysmen e sasise se lengjeve une e konsumoj ne oret e para te dites. Prandaj, keshilla ime per ju miq te dashur eshte: Filloni konsumoni pijet tuaja sapo zgjoheni ne mengjes.

Produkt cilesor per pastrimin e veshkave dhe rrugeve urinare. Kliko mbi foton per te blere produktin.
Click on the photo to buy this product.

Celesi per parandalimin e formimit te gureve ne veshka eshte te fitoni sfiden per hidratimin e mire te trupit. Pervec shmangies se gureve ne veshka, ju do keni edhe perfitime te tjera (si psh. nje lekure me te fresket e me te bukur). Fenomeni i ngrohjes globale ndikon negativisht ne hidratimin e trupit njerezor, ndaj nje kujdes i shtuar i duhet dhene ketij procesi nga cdo banor i tokes.

Featured Image: https://www.needpix.com

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.