10 Keshilla – Si ta Detyrojme Veten te Fillojme Aktivitetin Fizik

Vera iku dhe bashke me te edhe pushimet. Tani qe edhe pergatitjet per fillimin e shkolles jane drejt fundit eshte koha te fillojme te kthejme syte nga aktivitetet fizike aq shume te nevojshme per shendetin dhe mireqenien tone.

Po si mund ta motivojme veten qe jo vetem te fillojme te bejme aktivitet fizik, por edhe qe ky fillim te zgjase te pakten deri ne fillimin e plazhit veren tjeter?

10 Keshilla per Ri-fillimin e Aktivitetit Fizik

Ja disa keshilla praktika te thjeshta per te rifilluar aktivitetin fizik.

Shkruajini Objektivat qe Doni te Arrini

Ne krye te faqes ne axhenden tuaj shkruani perse doni te ushtroheni. Objektivat duhet te jene specifike dhe gjera qe ju doni t’i arrini me te vertete. Objektivat mund te jene te tipit:

  • Te largoj dhimbjen e mesit
  • Te humbas 5 kg
  • Te permiresoj silueten dhe te tonifikoj trupin
  • Te rris imunitetin
  • Te largoj dhimbjen e gjunjeve, etj.

Mbajeni fleten e objektivave gjithnje me vete, qe t’i riktheheni sa here qe gjeni nje justifikim per te mos u ushtruar. Leximi i objektivave do ua freskoje kujtesen dhe do iu rrise motivimin.

Percaktoni Cilat jane Aktivitetet e Pershtatshme per Ju

Nese jeni duke menduar ne lidhje me kete ceshtje, do te thote qe keni pasur ne te shkuar pervoja afatshkurta me ushtrimin e aktivitetit fizik. Mesoni nga keto pervoja. Une per veten time e kam te qarte se palestra nuk eshte ‘sport’ qe me ngjit per me shume se 2 muaj (e provuar kjo disa here ne te shkuaren). Ndaj, ne programin tim te ushtrimeve e kam perjashtuar ate. Eleminoni mundesite qe tashme e dini se nuk funksionojne per ju. Ushtrimi i aktivitetit fizik perfshin nje spekter shume te gjere aktivitetesh, duke filluar qe nga: shetitja e qenit (dhe shetitja me qenin tim Bjondin eshte aktivitet me intensitet te larte -:), larja e xhamave, dyerve dhe mureve te banjos, ecja sportive ne natyre, palestra pa diskutim, vrapi, joga dhe ushtrimet e tapetit, ushtrimet e streching (shtendosjes se trupit), fiskultura e mengjesit, ushtrimi i sporteve te ndryshme, ngjitja dhe zbritja e shkalleve, vallezimi, noti, etj. Zgjidhni ato qe pershtaten me shume me tipin tuaj dhe qe ju japin kenaqesi deri diku.

Disa aksesore qe mund ta bejne servitjen tuaj me efikase ne cdo lloj ambjenti. Klikoni mbi fotot per te perfituar nga uljet e cmimit.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Zgjidhni nje Shoqerues per t’u Ushtruar Sebashku

Ne gjuhen e menaxhimit njihet si ‘mbajtja pergjegjes reciproke’. Nese jeni dy vete te perfshire, do e nxisni njeri-tjetrin qe t’i permbaheni orarit te ushtrimit fizik te planifikuar. Nuk mund te ndodhe qe te niseni per ecje sportive dhe te ktheni rruge te kafja e pare. Me i mira do ishte te aktivizoheni ne ndonje sport ne skuader (volejbolli, futbolli, etj.), pasi presioni i grupit ne kete rast eshte akoma me efektiv si nxites. Ndarja e pervojave i ben ato me pak te dhimbshme apo me te gezueshme, njesoj ndodh edhe me ushtrimin fizik.

Vidhni Kohe nga Axhenda Juaj per t’u Ushtruar

Te gjithe jemi te afte ta zeme kohen me aktivitete te ndryshme. Disa jane vertete shume te ngarkuar me punet profesionale, te tjere jane te ngarkuar me pune argetuese (telenovela, duke degjuar muzike, thashetheme, etj.) Mjeket thone se ju duhen 3 – 6 ore ne jave aktivitet fizik per te qene te shendetshem dhe nese e llogarisim se sa ore aktive ka njeriu ne nje jave i bie qe ju duhet te rezervoni vetem 5% te kohes tuaj aktive ne jave per t’i sherbyer shendetit dhe mireqenies tuaj. Kjo gje eshte e arritshme edhe per ata njerez qe nuk ia thone fare menaxhimit te kohes.

Perdorni Fleksibilitetin qe ofron Ushtrimi i Aktivitetit Fizik

Aktiviteti fizik mund te kryhet gjate gjithe kohes, nese zgjidhni me zgjuarsi llojin e aktiviteteve qe doni te beni. Shume drejtues te larte kompanish sakrifikojne gjumin e mengjesit per t’u ushtruar. Ka te tjere qe preferojne oret e mbremjes. Ka te tjere qe perfeksionojne nderthurjen e ushtrimeve te caktuara fizike me aktivitetin e tyre normal (gjimnastika e kokes, ushtrimi i duarve, terheqja e muskujve, ushtrime te vecanta te gjymtyreve, etj.) Percaktoni kohen qe mund te perdorni gjate dites per kryerjen e ketyre aktiviteteve. Me besoni, njehere qe e ushtroni do iu duket shume me e thjeshte sesa kur e degjoni te thuhet. Ju mund te ushtroheni edhe i/e veshur me kostum e kollare, duke folur ne telefon, sikurse edhe ne rehatine e shtepise tuaj.

Blini nje Pajisje Ushtrimi ne Shtepi ose ne Zyre

Per shume njerez krijimi i mundesise se ushtrimit iu kushton mos-kryerjen e ushtrimit fizik. Blini nje pajisje fiskulturore ne shtepi qe te mund ta perdorni me lehtesisht. Nderthurni kohen qe shpenzoni per te pare TV per te bere pak vrap ne piste apo per te bere pak biciklete. Cdo dite prezantohen pajisje te mrekullueshme, qe ndihmojne ne kete drejtim. Nese mundeni kerkoni nje pajisje te tille edhe ne pune. Ju mund ta beni nje mbledhje me nje stafin tuaj duke u ushtruar.

Ketu jane 2 pajisje qe ne kemi zgjedhur per ju per t’u ushtruar ne kushtet e shtepise. Klikoni mbi produktet per t’i perfituar, pasi sot per ju jane me ulje cmimi.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Filloni pa Humbur Kohe

Nuk ka asnjehere nje kohe me te mire per te filluar aktivitetin fizik sesa fiks TANI. Gabimi me i madh qe bejne disa njerez eshte qe lidhin fillimin e aktivitetit fizik me nje event tjeter. Kjo gje eshte gabim. Ne mendjen tuaj ushtrimi fizik duhet te jete nje aktivitet i pavarur dhe i padiskutueshem. vetem keshtu ju do mundeni te krijoni kulturen e ushtrimit fizik ne cdo kohe, si edhe do filloni ta shijoni ate.

Blini veshjet tuaja sportive per te filluar menjehere aktivitetet fizike te planifikuara. Keto jane propozimet tona per femra dhe meshkuj. Klikoni mbi produktet per te perfituar nga uljet e cmimit.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Shoqerojeni Ushtrimin Fizik me Gjera qe ju Pelqejne

Nese iu pelqen muzika, sigurohuni te keni iPod-in me kenget e preferuara gati kur ushtroheni. Nese iu pelqen natyra, ushtrohuni ne ambjent te hapur. Nese iu pelqen televizori, ushtrohuni duke pare TV. Kombinimi i aktiviteteve tuaja te preferuara me ushtrimin e aktiviteteve fizike ndihmon shume ne shijimin e ushtrimeve fizike.

Monitoro Ecurine

Mos e harroni arsyen perse filluat ushtrimin e aktivitetit fizik. Monitoroni rregullisht ecurine e arritjes se objektivit. Nese progresi juaj eshte i matshem, ju ndihmon ne mbajtjen lart te motivimit per te vazhduar me tej.

Festojeni Suksesin e Arritur

Secili nga ne ka menyren e vet se si e feston suksesin e arritur. Realizimi i objektivave te ushtrimit fizik nuk duhet te beje perjashtim. Sa here realizoni nje objektiv te vendosur (heqjen e kg, etj.), ndalni dhe festojeni ate. Nje nga menyrat eshte ta ndash gezimin me te tjeret, nuk ka gje edhe nese mburreni pak se e meritoni. Vazhdimin e festimit vendoseni ju vete.

Keto ishin keshillat e mia per te filluar aktivitetin fizik. Ushtrimi fizik eshte nje nga ato lloj aktivitetesh qe nuk ke qejf ta besh, por pasi e perfundon thua “Sa mire bera”. Kjo eshte pjesa ku ne duhet te fokusohemi, sa mire qe nuk pertuam dhe u ushtruam sot. Shendeti eshte nje nder gjerat e vyera ne jete, ndaj investimi per shendetin ia vlen cdo sekonde te dashur miq. Qofshi Mire!

Featured image: http://www.freestockphotos.biz

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.