6 Gjera qe Duhet te Dini per Ethet Hemorragjike

E degjuat lajmin e trishtueshem te nje te riu ne Korce, qe humbi jeten sot nga Ethet Hemorragjike? E pashe kete lajm te Top Channel dhe pervec trishtimit, u kuriozova per kete semundje, te cilen e kam degjuar thjesht si emer deri me sot. Prandaj, fillova te navigoj per te per te mesuar me shume per te dhe cfare duhet te kemi parasysh mqs. tashme nje semundje e tille eshte shfaqur edhe ketu ne Shqiperi.

6 Informacione te Vlefshme per Semundjen e Etheve Hemorragjike

Ato qe mesova per Ethet Hemorragjike nuk ishin aspak te kendshme, madje ishin shume shqetesuese. Ndaj, mendova t’i ndaj keto njohuri me ju sot te dashur miq, pasi duhet te mesojme si te ruhemi dhe si te sillemi me kete semundje.

I. Cfare eshte Semundja e Etheve Hemorragjike dhe si perhapet?

Keni degjuar per Ebolen e tmerrshme qe para pak kohesh shpertheu ne vendet e Afrikes dhe shkaktoi nje numer shume te madh viktimash? Ebola eshte nje nga llojet e Etheve Hemorragjike Virale. Pervec saj jane Ethet e Verdha, Ethet Lassa, Ethet Marburg si edhe disa lloje te tjera me pak te zhvilluara. Te gjitha keto shkaktohen nga e njejta familje virusesh dhe njihen si semundje te rrezikshme, ngjitese dhe qe mund te cojne deri ne vdekje. Keto viruse perhapen nga mushkonjat, rriqnat, minjte dhe brenjtesit e tjere dhe lakuriqet e nates. Gjithashtu semundja transmetohet edhe permes gjakut te infektuar dhe spermes.

III. Ne cilat Vende zhvillohen semundjet e Etheve hemorragjike virale?

Kryesisht ne vendet me klime tropikale dhe ne te cilat jetojne kolonite e mbartesve te viruseve te etheve tropikale. Vendet e Afrikes Qendrore jane shume te prekura nga semundjet te tilla.

IV. Cilat jane Simptomat e Etheve Hemorragjike Virale?

Te prekurit nga keto lloj ethesh paraqesin keto lloj simptomash:

  • Temperature te larte
  • Lodhje
  • Marrje mendsh
  • Dhimbje te muskujve, kockave ose nyjeve
  • Dobesi
  • Nganjehere mund te kene edhe gjakrrjedhje nga hundet, syte dhe veshet.

Ethet Hemorragjike Virale mund te shkaktojne demtime te renda ne trup duke prekur: trurin, syte, zemren, veshkat, melcine, mushkerite dhe shpretken. Kjo eshte arsyeja perse ato percaktohen si semundje te renda dhe vdekjeprurese.

V. Masat qe duhet te marrim per parandalimin e Etheve Hemorragjike

Ethet Hemorragjike mund te merren nese jetojme apo udhetojme ne zonat qe njihen per prezencen e ketyre semundjeve. Gjithsesi per te shmangur sa me shume mundesine e infektimit, jane disa masa qe mund te marrim:

  1. Te mos bejme seks te pambrojtur.
  2. Te mos rrijme prane personave te infektuar.
  3. Te mos perdorim te njejten gjilpere per me shume se nje individ.
  4. Te shmangim kontaktin me perhapesit e mikrobit (pickimet e mushkonjave, prekja dhe therja e minjve dhe brejtesve te tjere, pickimet e rriqnave, perplasjen me lakuriqet e nates).
  5. Te perdorim per ruajtjen e ushqimeve dhe per plehrat qese qe nuk prishen nga minjte dhe brejtesit.
  6. Derdhi plehrat cdo dite dhe pastroni rregullisht shtepine dhe sidomos ambjentet ku ruhen ushqimet.
  7. Mbani larg vendit ku jetoni gjerat qe sherbejne si strehe per brejtesit (grumbujt me tulla e tjegulla, mullaret, etj.) Ato duhet te jene te pakten 100 m larg shtepise.
  8. Mbani brenda ne shtepi nje apo me shume mace, te cilat do zhdukin minjte qe sillen verdalle.
  9. Sapo te evidentoni simptomat e mesiperme, paraqituni menjehere te mjeku per ta ndjekur semundjen pa kaluat ne komplikacione te renda.

Ne Shqiperi ethet hemorragjike jane shfaqur ne zonat e larta malore: Korce, Erseke, Tropoje dhe Kukes. Ky eshte rast perjashtimor nga vendet e ngrohta, ku zakonisht shfaqen keto lloj semundjesh. Mesa duket ne keto zona te larta malore, ka shume minj, ndaj ketu tek ne kjo semundje njihet ndryshe si Ethet e Miut. Banoret e ketyre zonave duhet te tregojne kujdes per marrjen e masave per parandalimin e infektimit nga kjo semundje. Nje dezinfektim i zonave per minjte e shtepiave do ishte nje mase e domosdoshme per eleminimin e rrezikut te perhapjes se Etheve te Miut.

Keto ishin ato qe mesova sot miq te dashur per Ethet Hemorragjike Virale. Higjena e larte dhe kujdesi per te ndjekur keshillat e mesiperme jane dy armet me te forta per te parandaluar perhapjen ne Shqiperi te semundjeve te tilla kaq te rrezikshme. Qofshi Mire!

Featured Image: https://www.needpix.com

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.