A e dini se: Sa Grimca Plastike Thithim Cdo Jave?

Njihet boterisht fakti se ndotja plastike eshte perhapur shume ne planetin tone dhe eshte nje nga problemet me shqetesuese ne nivel global. Deri me sot mbetjet plastike jemi mesuar t’i hasim me sy te lire dhe permes fotove ne toke dhe burimet ujore (lumenj, dete dhe oqeane). Por duket se plastika nuk po kursen asnje lloj mjedisi. CNN thote se sipas nje studimi te fundit ne SHBA, ka rezultuar se grimca plastike jane hasur ne mostrat e shiut te rene ne Denver dhe Kolorado. Jo vetem jane gjetur grimca plastike, por ato kane qene edhe te ngjyrosura, sic normalisht eshte plastika qe ne prekim me dore cdo dite.

Kjo tregon se grimcat e plastikes jane perhapur ne ajer, duke e kthyer problemin e ndotjes plastike tashme me ndikim direkt mbi shendetin e njerezve. Sipas nje studimi tjeter vijon CNN eshte arritur ne perfundimin se cdo njeri nga ne kaperdijme 5 gr grimca plastike ne jave permes frymemarrjes; ose e thene ndryshe ‘fusim’ 1 karte krediti ne jave brenda trupit tone.

Cdonjeri prej nesh gelltit cdo jave 5 gr mbetje plastike ne forme grimcash me ngjyra.

Te dy keto fakte tronditese me sjellin ne mendje shtimin e ndjeshem te rasteve te alergjive dhe problemeve me frymemarrjen kur bie shi apo kur ajri ngarkohet me lageshtire. Mesa duket nje nga efektet direkte ne shendetin e njeriut te ndotjes plastike ne ajer, jane pikerisht keto shqetesime te shtuara.

Grua me Alergji
Image: https://www.needpix.com

Prezenca e grimcave plastike ne ajer ka filluar te ndikoje edhe ne panoramen e mjedisit qe na rrethon. Une e kam pasion fotografine dhe ve re se nga vjet ne sivjet ka nje ulje te qartesise se pamjes se qiellit dhe panorames ne pergjithesi. Tani po mendoj se ndoshta nje ndikim per kete kane pikerisht ndotjet plastike, qe qarkullojne ne ajer. Ato ulin tejdukshmerine e ajrit dhe bejne qe panorama te filloje te deformohet persa i perket qartesise se formave dhe figurave.

Shikoni paqartesine qe shfaqet tek figurat kur ajri ngarkohet.
Imazhi: ERHphotos

Duket se siguria personale dhe ruajtja e shendetit po kthehen ne dy sfidat me te medhaja per secilin prej nesh, tashme qe e kuptojme se asgje qe konsumojme nuk eshte me i sigurte: uji, ushqimi dhe se fundmi edhe ajri qe thithim. Duket se ka ardhur koha te jetojme me maska te hunde e goje per te mbrojtur shendetin tone. Duket se ka ardhur koha qe ne te kerkojme te na udheheqin njerez qe kane vizion mjaftueshem largpames per te zgjidhur probleme te tilla madhore, qe rrezikojne jeten dhe shendetin tone dhe te femijeve tane. Boll me lidere boterore, qe per cdo problem te tille e drejtojne gishtin tek ‘vendet rivale’. Ajri qe ne marrim nuk mund te kufizohet me kufinj administrative apo te rregullohet me nje tufe ligjesh te shkruara ne leter. Ndotja e Ajrit kerkon bashkepunim ne nivel global dhe zgjidhje, qe perfshijne te njejen zone veprimi.

Ne Gelltisim 260 gr Plastike ne vit Permes Frymemarrjes.

E ndava kete informacion sot me ju miq te dashur, pasi mendova se duhet te jemi alerte se femijet tane dhe ne vete po depozitojme brenda trupit tone 260 gr mbetje plastike cdo vit. Mjeket ende nuk e kane percaktuar qarte efektin e nje situate te tille pershkallezuese ne shendetin tone. Por, pa diskutim efektet nuk do shkojne drejt permiresimit te shendetit tone. Prandaj duhet ndergjegjesimi dhe aktivizimi i te gjithe ne per te gjetur zgjidhje permanente per kete problematike.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.