Doni te Rrisni Produktivitetin? – Ja Cfare Duhet te Beni

I keni parasysh ato ditet kur keni mbledhje qe ne 8 te mengjesit dhe ju duket si enderr qendrimi aty. Jane ato ditet kur te gjitha shpresat i varim tek kjo gjeja magjike ne foto, filxhani i kafese. Te deshperuar per pak energji dhe zgjimin e trurit, vijojme te ngarkohemi me kafeinen e ekspresit. Por, harrojme se truri nuk mund te funksionoje i vetem. Qe te zgjohemi plotesisht, nevojitet qe edhe organet e tjera te trupit te ‘zgjohen’ e te funksionojne si duhet.

Ketu hyn ne diskutim nje koncept qe quhet: ritmi biologjik i trupit njerezor. I shpjeguar me fjale te thjeshta, ritmi biologjik ka te beje me funksionimin 24 oresh te trupit te njeriut: kohen qe i duhet organeve per te pushuar, per t’u futur serisht ne funksion te plote dhe per te funksionuar normalisht. Thene kjo, sipas shkencetareve te Universitetit te Oksford-it ne Britanine e Madhe, trupit te njeriut i duhen te pakten 2-3 ore per te hyre ne funksion te plote. Ndaj ata keshillojne se koha e duhur per te filluar aktivitetin produktiv (pune, shkolle, etj.) eshte ora 10 e mengjesit. Cdo aktivitet i ngjashem i zhvilluar perpara kesaj ore eshte i barabarte me nje torture, qe i behet trupit te njeriut.

Shkencetaret bene nje eksperiment me nje grup adoleshentesh, te cileve iu zhvendosen fillimin e shkolles nga ora 8.30 ne oren 10.00. Nxenesit arriten rezultate me te mira me regjimin e ri, si edhe ishin me te rregullt ne ndjekjen e oreve te mesimit. Pra, produktiviteti i tyre ne shkolle u permiresua. Shpjegimi i vetem i logjikshem per kete zhvillim poitiv eshte se regjimi i ri perputhej me ritmin e tyre biologjik, qe te flejne ne mesnate, te pushojne 9 ore te plota dhe ne oren 10 te jene gati dhe plotesisht zgjuar per te filluar mesimin.

Studimet e bera tregojne se nje nga problemet me te medha te kohes moderne eshte mosperputhja e ritmit biologjik te trupit te njeriut me ritmin social te vendosur nga ‘te paret’ e shoqerise. Kjo ben qe njerezit te kene probleme me oret e gjumit dhe me produktivitetin e tyre individual. Tashme mbetet qe ne si shumice, t’i imponohemi parise per te ndryshuar oraret e angazhimeve tona profesionale dhe per te vendosur oren 10 te mengjesit si ora e fillimit te aktivitetit profesional. Kjo do bente qe popullsia me moshe 14 – 50 vjece te jete me produktive. Nderkaq duhet te themi se te punesuarit mbi 50 vjec e gjejne veten mire me ritmin aktual social, pasi mosha kerkon qe trupi i tyre te fleje heret dhe te ngrihet me heret.

Pyetja e madhe ne kete rast eshte: Cila nga grupet duhet te marre prioritet kur vjen fjala per rritjen e produktivitetit te forces se punes ne teresi? Une them grupi i me te rinjve duhet te vendose per kete ceshtje, pasi ata kane me shume per te dhene per shoqerine ne teresi. Si mendoni ju? Na shkruani komentet tuaj per kete ceshtje.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.