Mesoni si te Shtoni Peshe ne Menyre te Shendetshme

Diskutimi ne lidhje me peshen trupore nuk mbaron kurre neper bote. Gjysma e botes ankohet se do te humbase peshe, dhe gjysma tjeter qahet se do te shtoje peshe. Mqs. ketu te FAMILY+ kemi folur shume deri tani per menyrat se si te bini ne peshesot do fokusohemi tek tema “Si te Shtojme Peshe ne Menyre te Shendetshme”.

Perpara se te fillojme me keshillat e shtimit ne peshe, le te flasim pak per arsyet qe cojne kaq shume njerez te vuajne nga ky problem. Disa njerez, te cilet perbejne shumicen e ketij grupi, jane aq te varfer sa nuk mund te sigurojne ushqim te mjaftueshem per te ushqyer veten dhe familjen cdo dite. Dhe kur them ushqim, nuk i referohem i shendetshem ose jo, por thjesht ushqim, pa te drejte zgjedhje. Zgjidhja per keta njerez eshte qe t’i ndihmojme te gjejne menyra per te siguruar me shume ushqim per familjet e tyre. Si psh. permes donacioneve ne organizatat qe merren me problemet e kequshqyerjes dhe varferise, permes mekanizmit te mikrofinances qe te ndertojne biznese te vogla, duke i punesuar, etj.

Ne bote ka shume femije te kequshqyer, te cilet ndihmohen nga vullnetaret dhe stafi i organizatave jo-fitimprurese

Nderkohe qe kemi nje pjese tjeter njerezish ne kete grup qe vuajne nga paaftesia per ta shijuar ushqimin apo per ta mbajtur ate brenda ne trup. Keta njerez shfaqin simptoma patologjike te semundjeve te bulimise dhe anoreksise.

Pasojat e Bulimise dhe Anoreksise ne Trupin e Njeriut

Te semuret e kesaj kategorie duhet te ndiqen nga mjeke specialiste per te kuruar ne rradhe te pare shkakun qe iu sjell problemet me peshen, dhe me pas te fokusohet tek terapia e shtimit ne peshe. Nje menyre tjeter se si mund te ndihmohen njerezit, te cilet vuajne nga keto semundje eshte te ndjekin blogje te personave, te cilet jane rikuperuar nga semundje te tilla. Per fatin time te mire, une personalisht nuk kam vuajtur ndonjehere nga keto semundje, por kam patur rastin te lexoj artikuj te shkruara nga njerez qe kane vuajtur prej tyre. Me besoni kur iu them se ka kaq shume gjera qe ju mund te mesoni nga keto shkrime. Nje nga blogjet qe une do rekomandoja eshte ai i nje vajze, e cila ka tejkaluar me sukses problemet me anoreksine: beautybeyondthebones (blogu eshte ne gjuhen angleze).

Grupi i fundit i njerezve qe kerkojne te shtojne peshe jane ata qe pretendojne se hane shume, por nuk shtojne dot peshe. Ne jeten time kam takuar shume njerez te tille dhe kam ardhur ne perfundimin se ata kane 2 probleme: (i) pavaresisht se cfare ata besojne, ne te vertete ata nuk ushqehen sa duhet, dhe (ii) ata nuk flejne mjaftueshem per te arritur qe te shplodhin dhe te furnizojne trupin me energjite e nevojshme. Eshte pikerisht ky grup njerezish, qe mund te perfitoje direkt nga keshillat e ketij artikulli per te arritur ne peshen e deshiruar.

Keshilla Praktike per te Shtuar ne Peshe

I. Ushqehuni Perdite te pakten 7 here/dite

Sa me shume here te ushqeheni ne nje dite, aq me te larta jane shanset qe ju do arrini te fusni ne stomak mjaftueshem ushqim. Mbani gjithmone ushqime ne frigorifer, mundesisht ushqime te fresketa te gatuara ne shtepi (nga vete ju do ishte edhe me mire).

Recetat e ketyre Gatimeve mund t’i gjeni ketu ne FAMILY+ Blog

II. Perfshihuni ne Aktivitete ne Natyre

Perqafoni hobi ose behuni pjese e grupeve, qe iu ndihmojne te kaloni sa me shume kohe ne natyre: shetitje te gjata, piknike, peshkim, vrapim, ecje ne terrene te veshtira, etj. Natyra vete eshte burimi me i mire i frymezimit per te shijuar jeten dhe gjerat e mira ne jete: ushqimi i mire, nje vere e mire, dashurine, ajrin e paster, familjen, vetveten, etj.

III. Gjithmone Blini dhe Konsumoni Ushqime te Shendetshme

Perberesit e fresket dhe te shendetshem jane themeli i nje vakti te shijshem. Nese deshironi qe ta shijoni ushqimin, sigurohuni qe ai te jete i shendetshem. Ushqimet e shendetshme e ndihmojne trupin qe te ndihet me mire dhe sic thote edhe shprehja e popullit “Oreksi vjen duke ngrene”, papritur do e gjeni veten duke kerkuar me shume ushqime te mira e te shendetshme.

Spinaqi – konsiderohet si nje nder ushqimet e shendetshme ne dieten e njerezve

IV. Rregulloni Zakonet e Gjumit

Gjumi eshte tejet i rendesishem kur vjen puna tek pesha trupore. Mos-plotesimi i oreve te nevojshme me gjume ndikon ne shume funksione te trurit, duke shkaktuar crregullime te medha ne trupin e njeriut. Kontrolloni nese dhoma juaj e gjumit eshte e pershtatshme per te bere nje gjume te mire. Largojeni TV dhe mjetet e tjera elektronike nga dhuma e gjumit. Per te mesuar me shume se si mund te beni nje gjume te mire klikoni ketu. Nje mase tjeter e nevojshme per te permiresuar gjumin eshte qe te ndiqni ritmin biologjik te trupit tuaj.

V. Shmangni Stresin nga Jeta Juaj

Stresi eshte nje nder faktoret kryesore, qe ndikojne ne problemet e te ushqyerit dhe te mungeses se gjumit. Pjesa me e trishte ne lidhje me stresin, eshte se fajtoret e vetem per masen e perjetimit te stresit jemi vete NE. Qetesojeni mendjen, fokusohuni tek anet pozitive te gjerave dhe jetoni nje jete pa strese. Arritja e nje jete pa stres eshte para-kusht per te patur nje jete me te shendetshme dhe te gezueshme.

Keto ishin Keshillat Praktike per ju per temen “Si te Shtojme Peshe ne Menyre te Shendetshme”. Sigurohuni qe t’i zbatoni ato ne perditshmerine tuaj dhe do jeni deshmitare te ndryshimit jo vetem te trupit tuaj, por edhe te produktivitetit dhe suksesit tuaj ne jete. Une kam pare njerez qe kane arritur ta ndryshojne jeten per mire, thjesht duke u fokusuar tek vetja dhe se si ta permiresojne jeten e tyre. Nese keni ndonje pyetje, lutemi mos hezitoni te me shkruani dhe te ndani me ne pervojat tuaja ne lidhje me problematikat e peshes trupore. Deri atehere, Qofshi Mire dhe Qendroni te Shendetshem!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.