Nje Menyre Tjeter Shume e Thjeshte per te humbur Peshe

Ne perpjekjet tona per te sjelle tek ju propozime serioze ne lidhje me temen e humbjes se peshes, sot do iu sjellim nje ide tjeter shkencore per humbjen e peshes. Por, perpara se te kalojme tek propozimi i sotem, na lejoni qe te sjellim ne vemendjen tuaj, idete e propozuara deri tani per humbjen e peshes: “Thirrja e fundit: Per ata qe duan te humbasin 10 kg para Plazhit”“Si te humbni 1 kg/jave pa Diete, pa Palester”“Si te humbni Peshe kur beni Jete Sedentare”, dhe “Ide si te Heqim Dhjamin e Barkut”. E para dhe e fundit kane lidhje me ndryshimin e regjimit ushqimor, ndersa dy te mesit nuk e prekin fare ushqimin. Gjithsecili mund te gjeje idete e duhura qe pershtaten me stilin e vete te jetes dhe me preferencat individuale.

Propozimi i sotshem eshte universal dhe per te gjithe njerezit. Ai lidhet me dicka qe cdokush mund ta beje pavaresisht nese eshte: i pasur apo i varfer, i madh apo i vogel, i ri apo ne moshe, femer apo mashkull. Propozimi yne quhet: Kura e Loteve Emocionale. Sipas shkencetareve, nese nje individ eshte ne gjendje te qaje thellesisht, ne menyre emocionale, ai/ajo ndihmon trupin e vet te humbe peshe. Shpjegimi shkencor per kete lidhet me hormonet qe clirohen ne trup ne situata stresi dhe kur ne e nxjerrim stresin nga trupi (shfryjme dufin) me ane te te qarit.

Kur ne jemi te stresuar, trupi yne prodhon hormonin Kortizol, i cili i dergon trurit mesazhe se trupi nuk ka energji te mjaftueshme, ndaj ne ndihemi te uritur dhe vijojme te furnizojme trupin me ushqime, te cilat ne pjesen me te madhe jane te pashendetshme. Kjo eshte arsyeja pse shume njerez thone se stresi i shtyn te shtojne peshe dhe te behen mbipeshe. Shkencetaret kane zbuluar se kur ne jemi nen trysni te larte nga stresi dhe fillojme te qajme, ne trupin tone clirohen hormonet ACTH (prolactin, leu-enkephalin, dhe adrenocorticotropin), te cilat ndihmojne ne uljen e kortizolit ne trup. Menjehere truri yne merr sinjalin se trupi eshte i mire-furnizuar me kalori dhe nuk i duhet me teper ushqim.

Trendafil i bardhe ‘vajtues’

Vemendje! Ky qe pershkruam eshte nje mekanizem natyral i trupit te njeriut dhe natyra nuk mund te mashtrohet. Prandaj, aktrimi apo grirja e qepeve para syve, apo edhe marifete te tjera te ngjashme nuk bejne pune kur vjen puna tek ulja e peshes. Ne vend te ketyre, ne duhet ta trainojme veten qe te clirojme stresin permes te qares, duke ndihmuar keshtu veten edhe per uljen e peshes. Prandaj miq te dashur, nese keni fatin e keq te keni nje shef/shefe te tmerrshem, apo ju ka lene i dashuri, mendoni se jo cdo gje vjen vetem per keq. Nxjerrja jashte vetes e ketyre emocioneve negative permes loteve emocionale, do iu beje qe te ndiheni me mire, si edhe te humbni peshe e te vini ne forme te shkelqyer. Shkencetaret rekomandojne se koha optimale per te qare hallet eshte ndermjet ores 7 dhe 10 e mbremjes. Duket se trupi i njeriut eshte nje mori mekanizmash aq perfekte, sa percakton edhe se kur eshte koha e duhur per te nxjerre te keqen nga vetja.

Image: https://www.publicdomainpictures.net/

Edukimi i femijeve qe te shfryjne stresin permes te qares eshte nje metode e shendetshme per edukimin e tyre. Femijet duhet te mesohen qe te mos e sforcojne trupin dhe trurin e tyre duke mbajtur brenda vetes problemet e jetes. Natyra na ka dhuruar lotet si nje menyre per te shtensionuar trupat tane te stresuar, ndaj le te sigurohemi qe te gjithe ne ta perdorim kete mundesi pa paragjykime dhe pa na ardhur turp.

Featured image: https://www.needpix.com

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.