Si te gatuajme Byrekun Fantastik me Mish – Recete nga Nena Xheni

Vellai im jeton jashte dhe zakonisht vjen te na vizitoje gjate veres. Byreku me Mish eshte ushqimi i tij i preferuar dhe e porosit qysh perpara se te niset per te ardhur. Duhet ta shihni sa shume e shijon Byrekun Fantastik me Mish, qe i ben Nena Xheni; nuk ngopet duke e ngrene. Une personalisht nuk e pelqej shume byrekun me mish, por duhet ta them se Nena Xheni e gatuan me nje shije te vecante. Mqs. gatoi sot byrek me mish, se do vije vellai per darke, menduam qe ta ndanim receten me ju miq te dashur. Ja ku po filloj pa humbur kohe:

Perberesit: / Ingredienti:

600 gr. mish vici tul / 600 gr di filetto di manzo

3 qepe / 3 cipolle gialle

2 veze / 2 uova

500 gr miell gruri / 500 gr farina

Kripe, piper, rigon i thate, vaj ulliri / Sale, pepe bianco, origano secco, olio d’oliva

Pergatitja: / Preparazione:

Fillojme me pergatitjen e harxhit te byrekut. Pastrojme qepet dhe i presim ne kubike te vegjel (si per gjelle). I skuqim ne 2 luge supe vaj ulliri dhe paksa kripe derisa qepet te vyshken. Marrim tulin e mishit te vicit te prere ne kuadrate 2 x 3 cm dhe e shtojme tek qepet e skuqura. I kavardisim sebashku derisa mishi te ndryshoje ngjyre. Shtojme nje gote uje te ftohte, e perziejme dhe e leme harxhin te zieje derisa te avulloje shumica e lengut. Shtojme 1/2 luge caji piper te bardhe te grire dhe 1 luge caji rigon te thate. E perziejme mire perberjen dhe e rregullojme me kripe. Harxhi duhet te mbetet me pak fare leng. E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Nderkohe qe harxhi ftohet, zeme brumin e byrekut. Per te pare se si behet brumi klikoni ketu. Per ju qe do perdorni pete te gatshme, anashkalojeni kete paragraf.

Ne momentin qe keni bere gati kulacet, qe do hapen petet, perfundojme pergatitjen e harxhit. Shtojme dy veze te fresketa te harxhi dhe e perziejme mire perberjen derisa harxhi te jete uniform.

Inizia con la preparazione del ripieno. Tritare la cipolla a cubetti, friggerli con olio d’oliva e poco sale, fino a quando non si avvizziscono. Aggiungi la carne tritata in quadratica 2 x 3 cm e friggi insieme fino a quando la carne non cambia colore. Aggiungi 1 tazza di acqua fredda e lascia sobbollire la preparazione fino a quando l’acqua è quasi evaporata. Aggiungi 1/2 cucchiaino di pepe bianco e 1 cucchiaino di origano secco. Mescolare la preparazione e regolare con sale. Il ripieno dovrebbe avere pochissimo succo alla fine. Rimuovi la preparazione dal fuoco e lasciala raffreddare.
Mentre il ripieno si sta raffreddando, preparare l’impasto per torte. Clicca qui per vedere come preparare l’impasto per la torta. Per chi utilizzerà fogli pronti, ti preghiamo di ignorare questo paragrafo.
Non appena gli scones sono pronti, finalizza la preparazione del ripieno. Aggiungi due uova fresche alla preparazione fresca e mescola bene fino a quando le uova non sono distribuite uniformemente.

Lyejme tepsine e byrekut me vaj ulliri. Shtrojme dy petet e para duke i lyejme me vaj ndermjet tyre. Hedhim harxhim mbi peten e dyte dhe e shtrojme ne menyre uniforme ne te gjithe tepsine. Kthejme anet e petes per te mbuluar harxhin.

Lubrificare la tortiera con olio d’oliva. Posizionare i primi due fogli di pasta lubrificando con olio d’oliva tra loro. Posizionare il ripieno sulla seconda pellicola e chiudere la pellicola su tutti i lati.

Marrim nje thike dhe presim anet e petes se pare, qe dalin jashte tepsise. I vendosim petet e prera mbi pjeset e zbuluara te harxhit. Lyejeni me vaj ulliri dhe vazhdoni proceduren me shtrimin e dy peteve te tjera. Lyejme mire me vaj ulliri pjesen e siperme te byrekut dhe e vendosim ne furre te ftohte me 200 grade per 55 minuta. Kujdes! Jeni ju qe e njihni soben tuaj, ndaj sigurohuni qe te kontrolloni nese byreku eshte pjekur edhe nga poshte, duke e ngritur anen e byrekut me majen e thikes.

Nxirreni byrekun nga soba, lereni te ftohet per 5 minuta dhe ndajeni ate ne racione. Sherbejeni bukur ne nje pjate per kenaqesine e atyre qe do e shijojne. Byreku me mish shkon shkelqyeshem me nje gote kos dele.

Ju befte mire!

Con l’aiuto di un coltello, tagliare le parti della prima lamina che rimangono all’esterno della tortiera e posizionarle sulla parte scoperta del ripieno. Lubrificare con olio d’oliva. Continuare con il posizionamento di altri due fogli di pasta. Lubrificare bene la superficie superiore della torta e metterla in forno per 55 minuti con 200. Con l’aiuto di un coltello, verificare se la torta è cotta anche sulla parte inferiore prima di rimuoverla dal forno.
Lascia raffreddare la torta per 5 minuti e poi, dividila in porzioni di dimensioni normali. Servili bene in un piatto per il tuo divertimento.
La torta di carne si abbina molto bene con una tazza di yogurt naturale dal latte di pecora. Buon appetito!

Kjo recete eshte shume e mire per t’u konsumuar ne darke ose si pjate e pare per nje vakt te plote; ose per piknik. Ime bije e pelqen shume Byrekun me Mish te Nena Xhenit, ajo eshte me fat qe e ha ate nga duart e arta te Nenes se saj. Ju ftoj ta provoni kete recete ne shtepite tuaja dhe mos harroni te me shkruani per pervojen tuaj me pergatitjen e saj dhe opinionin e familjareve tuaj per Byrekun me Mish ne kushte shtepie. Deri atehere:

Qofshi mire dhe Hani Shendetshem!

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se kjo eshte nje recete e shijshme dhe e dobishme, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale:InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Per te pare me shume Receta nga Nena Xheni, klikoni ketu.

Per te pare me shume Receta me Mish, klikoni ketu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.