Apel Mirenjohje per Mjeket ne Diten Nderkombetare te Humanizmit

Keto dy ditet e fundit kam pare online lajme per humbjen e jetes se dy mjekeve te shquar ne fushen e mjekesise shqiptare, dhe specifikisht ne fushen e pediatrise. Behet fjale per dy kolose te mjekesise per femije: doktoreshe Vitore Fico dhe doktor Thoma Kristo. Per fat te keq, largimi i tyre nga jeta nuk ka jehonen qe meriton nje humbje e tille kaq e madhe e dy njerezve, qe kane dhene kaq shume per pediatrine ne Shqiperi. Ne te FAMILY+ Blog i shprehim ngushellime te sinqerta familjeve dhe miqve te tyre per humbjen e madhe.

Dr. Vitore Fico – Pediatre e shquar

Une personalisht nuk kam patur rastin t’i njoh asnjerin prej tyre, por po lexoja shkrimet dhe komentet e publikut per ta. Fjale shume te mira, plot respekt e mirenjohje per dy njerez humane, te cilet me punen dhe perkushtimin e tyre kane shpetuar jeten e mijera femijeve dhe kane mundesuar pergatitjen e mjekeve te rinj pediater ne Shqiperi.

Prof. Dr. Thoma Kristo – Pediater, Kardio-pediater i shquar

Te gjitha keto me bene te reflektoj sot, ne Diten Nderkombetare te Humanizmit, ne lidhje me faktin sesa mirenjohes jemi e duhet te jemi ndaj bluzave te bardha ne shqiptaret, por jo vetem ne.

Une jam nene dhe e di sa e rendesishme eshte qe ne momentet me te veshtira, atehere kur femija yt po vuan, te kesh prane nje mjek profesionist dhe nje njeri human. E konsideroj fat te pasurit prane te mjekeve te tille. Per fatin e keq kjo nuk eshte gjithnje e vertete. Une vete kam patur rastin te ndeshem me sjellje aspak profesionale e jo-humane te disa mjekeve pediater. Sikurse i jam shume mirenjohese shume te tjereve per fjalet qetesuese dhe nderhyrjet eksperte per te zgjidhur problematikat shendetsore te femijes tim.

Ndaj, ne nje dite si kjo ndjej mirenjohje per keta mjeke te nderuar e shume te tjere te cilet luftojne perdite me vdekjen, shpeshhere ne kushte aspak te mira, por qe me pasionin e tyre lehtesojne dhimbjet dhe thajne lotet ne syte e prinderve te munduar nga ankthi dhe stresi i femijeve te semure. Mjeket meritojne respekt per sakrificat personale, te cilat ua kerkon profesioni qe kane zgjedhur. Une jam gjendur vete perpara nje dileme te tille: Te zgjedh nje jete on-call sic ben cdo mjek, apo Nje jete me orar pune fiks. Ne ate kohe isha shume e re dhe vendosa te mos jetoja nen ritmin e ziles se telefonit. Ndaj, une ndjej shume respekt per kedo, qe merr guximin te pranoje nje jete te tille impenjuese profesionale.

Gjithnje, puna ne mjekesi me eshte dukur si nje bote tjeter, ku perceptimi i jetes dhe vdekjes ndryshon nga pjesa tjeter e njerezve. Mjeket rrijne aq prane vdekjes, saqe nganjehere na duken ashtu te ftohte ne qendrime, duke reflektuar ndjesine e luftes qe bejne cdo dite. Dhe normalisht ata jane me gjakftohte ndaj situatave ekstreme shendetesore, sepse ashtu duhet te jene gjakftohte e mendjemprehte per te bere punen e tyre si duhet. Lufta e tyre eshte pro-jetes dhe per kete meritojne shume respekt dhe mirenjohje.

Mjeket jetojne te nderuar ne shoqeri, por me profile te uleta publike. Sigurisht qe ata i japin shume vlere shoqerise, por jo ne ekranet e televizioneve apo ne skenat artisitike. Kjo ben qe figura e tyre te rrije me ne hije dhe per largimin e tyre nga jeta te mos kete jehonen qe i takon kontributit te tyre ne shoqeri.

Zonja Lira Gjika shkruante ne profilin e saj ne facebook: “Pata menduar se kur doktoreshe Vitore Fico te largohej nga jeta, do qante te pakten gjysma e shqiptareve”. Dhe ka shume te drejte ne perjetimin e saj, sepse ka shume njerez qe duhet ta vajtojne humbjen e doktoreshes: Minimalisht duhet ta vajtojne ata mijera femije, te cilet ajo i ka kuruar dhe e kane njohur personalisht. Duhet te vajtojne koleget dhe studentet e saj, te cilet kane marre nga humanizmi, profesionalizmi dhe pasioni i saj. Duhet te vajtoje i gjithe komuniteti, ne te cilin ajo jetoi dhe kontribuoi gjithe jeten e saj. Duhet te vajtojne te gjitha nenat, te cilat kane perfituar njohuri te vlefshme nga puna e saj e palodhur. Dhe po te mblidhen te gjithe keta bashke, natyrisht qe humbja e doktoreshes Vitore Fico do kishte me shume jehone ne vend e jashte tij.

Por, mesa duket, mjeket shqiptare, sikurse edhe shume profesioniste te tjere jane heronjte e heshtur te nje shoqerie te trazuar. Le te shprehim mirenjohje per ta dhe per punen e tyre. Le te nderojme ndjenjen e tyre te pergjegjesise sociale per t’i sherbyer vendit te vet dhe kombit te vet. Me besoni, te gjithe bluzat e bardha ne kete moment jane ne nje udhekryq te madh: Te largohen per te patur nje jete me te mire per familjet e tyre dhe kushte me te mira pune, apo te qendrojne per te sherbyer popullin dhe komunitetet qe i ndihmuan te perfitojne emrin e nderuar te mjekut. Zgjedhja nuk eshte aspak e lehte. Por, le t’ua veshtiresojme edhe ca kete zgjedhje, duke iu shprehur mjekeve dhe infermiereve mirenjohjen dhe respektin per punen e palodhur qe bejne cdo dite. Keshtu, i therrasim humanizmit te tyre per te permiresuar edhe ato problematika, qe hasen sot ne mjekesine shqiptare si persa i perket kushteve te punes, ashtu edhe sjelljeve pak-profesionale e jo-humane nga ana e mjekeve.

Featured Image: https://www.needpix.com/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.