Si e Dallojme qe kemi Mungese te Vitamines C ne Trup

Degjojme te flitet shume per Vitaminen C dhe vlerat e saj te mrekullueshme ne trupin e njeriut. Shumica e njerezve e lidhin kete vitamine me imunitetin. Ata besojne se mungesa apo pamjaftueshmeria e Vitamines C ne trupin e njeriut sjell ulje te imunitetit, duke e bere vete njeriun me te dobet kundrejt semundjeve dhe rreziqeve te tjera shendetesore. Po cilat jane disa nga problemet qe shkakton mungesa e vitamines C ne trupin e njeriut?

Problemet Shendetsore qe shkakton Mungesa e Vitamines C ne Trup

Tharja

Mungesa e Vitamines C shkakton tharje te flokeve dhe krijimin e shpeshte te majave te prishura te floket. Ajo gjithashtu ben qe lekura e trupit te jete me e thate, me e ashper dhe te skuqet lehtesisht.

Gjakrrjedhja

Kur trupi ka mungese te Vitamines C, mishrat e dhembeve acarohen shpesh dhe rrjedhin gjak. Gjithashtu, nje mungese e tille shkakton edhe gjakrrjedhje te here pas hershme nga hundet.

Probleme me Demtimet ne Trup

Mungesa e Vitamines C ben qe plaget e hapura te mbyllen me veshtiresi dhe ne trup te shfaqen njolla te zeza, te cilave ju nuk jeni ne gjendje t’ua shpjegoni prejardhjen.

Ulje te Humorit

Nese trupi juaj ka mungese Vitamine C, ju do ndjeheni vazhdimisht te lodhur e te keputur. Nje renie e tille energjie ben qe ju te jeni te acaruar nga nervat dhe me humor te keq shumicen e kohes.

Probleme me Kycet

Nese keni probleme me kycet, ju dhembin dhe i ndjeni te dobesuara ne kryerjen e funksionit te tyre, atehere me shume mundesi ju keni mungese te Vitamines C ne trupin tuaj. Semundjet e artritit dhe reumatizmit kane si nje nder shkaktaret paresore pikerisht mungesen e Vitamines C.

Renia e Imunitetit ndaj Virozave

Pergjithesisht renien e imunitetit e lidhim me ndjeshmerine e trupit ndaj problemeve te zakonshme te stines se ftohte: gripit dhe ftohjes. Nese ju ze me shpesh se zakonisht gripi, apo ftoheni pernjehere, nje shkak shume i forte per kete mund te jete mungesa apo pamjaftueshmeria e Vitamines C ne trupin tuaj.

Lakrat e Egra jane burim natural i Vitamines C

Nese konstatoni se keni disa nga problematikat e permendura me lart sebashku, me shume mundesi zgjidhja magjike e problemeve tuaja qendron tek nje element i vetem: ekuilibrimi i sasise se Vitamines C ne trupin tuaj.

Sic e shihni, mungesa e Vitamines C con ne probleme shendetsore te rendesishme, te cilat ndikojne drejtperdrejt produktivitetin dhe cilesine e jetes. Ndaj, eshte shume e rendesishme qe ta furnizojme trupin me sasine e nevojshme te vitamines C. Nese arrijme te marrim me shume vitamine C ne trup, ajo do depozitohet dhe do sherbeje si rezerve per kur trupi te kete nevoje.

Mandarinat, nje nga burimet natyrale te Vitamines C

Problemi me Vitaminen C eshte se ajo eshte shume delikate dhe lehtesisht e shkaterrueshme nga menyrat e gatimit qe ne perdorim per pergatitjen e ushqimeve tona. Ndaj, per te furnizuar mjaftueshem trupin me kete vitamine te vlefshme, duhet qe ne te bejme perpjekje shtese dhe te tregojme kujdes te shtuar. Nder masat me te zakonshme per te shtuar sasine e Vitamines C ne trupin e njeriut jane:

  • Konsumoni sa me shume ushqime qe permbajne Vitamine C (jeshillleqet, agrumet, speci i kuq, kivi, brokoli, fruta pylli, caj trendafili te eger, xhenxhefil, etj.)
  • Konsumoni sa me shume fruta dhe perime te gjalla ose te gatuara pak.
  • Perdorni tabletat nese dieta juaj eshte e varfer me ushqime qe jane burim natyral i vitamines C.
Vitamin C ne forme karamelesh, pa sheqer te shtuar dhe me cilesi te larte. Kliko mbi foton per te porositur Vitaminat C per te miren e shendetit tuaj.

Me kete artikull une doja te terhiqja vemendjen tuaj ne lidhje me Vitaminen C dhe efektin e saj ne ekuilibrat e trupit tone. Ju ftoj qe, sic rekomandojne edhe mjeket me te mire, te beheni doktori i vetes dhe te analizoni me kujdes se sa mire po e furnizoni trupin me kete element te vyer me efekte: te antibiotikut natyral, antivirale, kunder-toksine, dhe kunder-alergjik. Dhe ne vazhdim te perdorni informacionin ketu lart per te permiresuar shendetin tuaj duke shtuar sasine e Vitamines C ne trupin tuaj.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.