A e dini se: Sa eshte Sasia e Pademshme e Alkoolit ne Trup?

Alkooli eshte nje nga ushqimet e konsideruara si te demshme per shendetin dhe trupin e njeriut. Nuk ka mjek, dietolog apo instruktor palestre qe te mos rekomandoje ndalimin e pirjes se alkoolit per te pasur nje diete te shendetshme dhe nje trup te mire-formuar. Por, cuditerisht njerezit vazhdojne ta pijne ate. Dhe nuk eshte se nuk iu besojne ketyre profesionisteve, ne fakt iu besojne shume. Kjo gje ndodh se alkooli ne vetvete ka nje force te magjishme per te bere dy gjera: (i) ndihmon njerezit qe, qofte edhe per pak ore, te harrojne hallet dhe streset, dhe (ii) ben qe momentet e gezueshme te behen me te bukura dhe me zbavitese. Qe te dyja keto efekte vleresohen shume nga njerezit dhe kjo shpjegon arsyen perse industria e alkoolit mbetet nga nje industrite qe regjistron shifra shume te larta arketimesh dhe fitimesh cdo vit.

Mua me pelqen te konsumoj alkool per te festuar ngjarje te gezuara ne jeten time. Vererat jane preferenca ime dhe me pelqen t’i pi me ushqim te mire dhe me shoqeri te mire. Pyetja e madhe qe shtohet eshte: A ka nje sasi alkooli qe konsiderohet e sigurte , qe une mund ta pi pa merak? Pergjigja per kete pyetje varion ne varesi te rolit te cilin une kam ne cdo kohe. Nese jam duke i dhene makines 0 – 1 gote vere eshte pergjigja e sakte. Nese po nisem per ne pune, pergjigja eshte 0 alkool. Nese jam duke u kujdesur per femijet (te mite apo te te tjereve) pergjigja pa diskutim eshte 0 alkool.

Po, nese dua te jem e shendetshme? Shumica e mjekeve rekomandojne 1 gote vere te kuqe ne dite. Nese do e llogarisim ne baze vjetore, i bie qe sasia e shendetshme e alkoolit qe mund te konsumojme ne 1 vit eshte 54 litra vere te kuqe. Une mendoj se eshte mese e mjaftueshme per te festuar ngjarjet e gezueshme ne jeten tone. Perjashtim nga kjo do bente nese ju rastisni te jeni njeriu me i gezuar ne bote dhe iu duhet te festoni cdo dite gjera te gezueshme -:)

Foto e sjelle me kortezine e Bar Restorant “Pika X”, 
te Sanatoriumi, Tirane.

Sasia e Rekomanduar e Alkoolit eshte

1 Gote Vere e Kuqe ne dite.

Ndersa vitet kalojne, kam vere re nje fenomen te cuditshem te vetja: e kam me te veshtire ta mbaj alkoolin sic duhet; te pakten jo njesoj si me pare. Kerkova informacion per kete fakt neper burime mjekesore te besueshme dhe zbulova se kjo gje eshte mese normale. Me kalimin e kohes trupi i njeriut e humb rezistencen ndaj alkoolit, per shkak te ndryshimeve qe ndodhin nga procesi i plakjes: ulet sasia totale e ujit ne trup, ulet aftesia e trupit per ta nxjerre alkoolin jashte tij, renia e aftesise per t’u perqendruar, renia e shikimit dhe degjimit, etj.

Me fjale te tjera, sa me shume te plakemi aq me shume rritet efekti i alkoolit ne trupin tone. Prandaj, une verej se edhe pse tani pi me pak alkool, i ndjej me shume efektet e tij (djersitjen, marrjen e mendjes, humbjen e perqendrimit, veshjen e shikimit, etj.) Sipas shkences, kjo gje do perkeqesohet edhe me shume me afrimin drejt periudhes se pleqerise, ku vete mosha ka probleme shendetesore si: problemet me tensionin e larte, semundjet kardio-vaskulare, etj.)

Sot zgjodhem per ju 3 produkte qe lidhen direkt me permiresimin e shendetit: Suplemente te Turmerikut Organik per nje shendet me te mire, Aparatin per Matjen e Tensionit, dhe Spray Nicorette qe ndihmon ne Lenien e Duhanit. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Disa Keshilla per Konsumimin e Alkoolit

Per ju miq te dashur, qe e pelqeni alkoolin, ketu jane disa keshilla per t’u mbajtur parasysh nderkohe qe e konsumoni ate:

I. Mos e perdorni alkoolin si nje menyre per t’u larguar nga problemet dhe pergjegjesite tuaja. Por, me mire perdoreni ate si nje menyre per te shijuar e festuar ngjarjet e gezueshme ne jeten tuaj.

II. Perpiqu te mos perzieni lloje te ndryshme alkoolesh brenda nje nate. Me mire rrini me te njejtin lloj alkooli qe ta shijoni me shume argetimin tuaj.

III. Nese doni me patjeter t’i perzieni alkoolet, filloni me me te fortet dhe pastaj kaloni te ato me te lehtit (nga uiski kaloni te birra). Asnjehere mos provoni te beni te kunderten se do deheni shume shpejt dhe do ndiheni keq.

IV. Asnjehere mos tentoni te perzieni alkoolin me drogerat, sepse do helmoheni keq dhe mund te shkoni deri ne vdekje.

V. Gjithnje, zgjidhni te konsumoni alkool cilesor, pasi helmimi nga alkooli eshte shume i rende dhe i rrezikshem per shendetin.

VI. Sigurohuni qe alkoolin ta shoqeroni me ushqim dhe uje, pasi nuk do e demtoni stomakun, do ulet sasia e alkoolit qe pini dhe nuk do dehidratoheni.

VII. Asnjehere mos e tejkaloni limitin me alkoolin deri ne piken qe te humbni kontrollin e sjelljes dhe levizjeve tuaja.

VIII. Se fundmi: Pini alkool sa jeni te rinj, se me kalimin e viteve automatikisht do iu duhet te filloni te hiqni dore. Keshtu nuk do ndjeni deshiren per te pire ne pleqeri, se s’keni shijuar ne rinine tuaj.

Kokteil Fantastik me Kastravec
Image: https://www.needpix.com

Miqte e mi, alkooli nuk eshte i shendetshem, por eshte nje nga ato mekatet qe njerezve iu pelqen ta mbartin ne jeten e tyre. Le te sigurohemi qe ky mekat te jete i pademshem dhe te sherbeje thjesht si nje burim argetimi ne jeten tone. Mos lejoni qe ky mekat i juaji te demtoje jetet e njerezve te tjere, apo akoma me keq jeten tuaj dhe gjerat e vyera te jetes tuaj (familjen, karrieren, karakterin). Mos lejoni qe alkooli te udheheqe jeten tuaj, thjesht perdoreni si nje mjet per te festuar dhe aq. Mbetem ne pritje per te lexuar komentet tuaja ne lidhje me alkoolin dhe keshillat e ketij artikulli. Shendet!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.