Kura e Re Optimiste per Semundjen e Parkinsonit

Lajme te mira vijne nga Kanadaja per te semuret, te cilet vuajne nga semundja e Parkinsonit. Nje trajtim i ri qe po aplikohet nga disa paciente atje, po jep rezultate shume premtuese, te cilat i kane bere shkencetaret shume optimiste.

Nje nga problemet me te medha qe hasin te semuret me Parkinson eshte fakti se ata rrezohen kur levizin. Nje situate e tille i ben ata te pasigurte per te levizur jashte shtepie, duke e kufizuar dhe perkeqesuar stilin e tyre te jetes. Por, mesa duket ka drite ne fund te tunelit.

Nje trajtimi i ri me simulim elektrik ne shtyllen e tyre kurrizore po ndihmon disa nga pacientet qe kane pranuar t’i nenshtrohen atij, te fitojne sigurine ne ecje pa u rrezuar. Pacientet e realizojne trajtimin permes nje kostumi te posacem dhe eshte vene re se pacienteve te cilet kane vuajtur nga semundja per me shume se 7 vjet, dhe jane ne moshe te thyer, iu eshte kthyer aftesia e te levizurit ne menyre te pavarur. Trajtimi me impulse elektrike ka bere te mundur aktivizimin e pergjigjes se stimuleve nga kembet drejt trurit. Ky eshte nje zbulim i ri, pasi deri tani eshte besuar se problemi qe shkakton semundja gjendet tek stimuli qe truri nis drejt kembeve (pra e anasjellta).

Lajmi tjeter i mire eshte se pacientet e ruajne aftesine e fituar edhe pas nderprerjes se trajtimit. Kjo do te thote se rikuperimi, qe ben trajtimi eshte i perhershem dhe jep shume shprese per gjetjen e zgjidhjeve per te gjithe pacientet, qe vuajne nga kjo semundje e veshtire. Per te lexuar deshmite reale te ketij suksesi te shkences, ju lutem referojuni artikullit te BBC.

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.