8 Gjerat e Domosdoshme per te te Dashur Vjehrra

Te gjithe e dime se marredhenia mes vjehrres dhe nuses konsiderohet si nje nder me te veshtirat. Kam pare shume marredhenie te tilla, dhe menyren se si jane zhvilluar gjate kohes. Kam pare vjehrra, qe i kane mirepritur dhe dashur nuset e djemve ne fillim, por me pas marredheniet jane acaruar aq shume, sa marredhenia mes nenes-djalit-nuses eshte kthyer ne nje konflikt te madh e te shemtuar. Kam pare vjehrra qe nuk i kane pranuar dhenduret ne fillim dhe me kalimin e kohes kane arritur te ndertojne marredhenie respekti e dashurie. Kam pare djem, qe kane braktisur prinderit per shkak te marredhenieve te acaruara mes tyre dhe nuses se djalit. Gjithashtu, kam pare cifte qe jane ndare per shkak te mos-funksionimit te marredhenies me vjeherrit. Per fat te keq, heret apo vone, marredheniet me vjeherrit krijojne emocione negative ne familje.

Pyetja 1 milione dollareshe eshte: Cfare duhet te bejme qe te shkojme mire me Vjeherrit, sidomos me komandanten supreme, Vjehrren? Si mund t’ia fitojme asaj zemren? Une do perpiqem t’iu ndihmoj sadopak ne kete drejtim, permes disa rregullave te nevojshme per te ndertuar marredhenie te mira dhe te verteta me vjehrren tuaj.

Rregullat per Marredheniet me Vjehrren

Ji i/e Vertete me Vjehrren

Qe nga momenti i pare qe vjehrra juaj do te degjoje per ekzistencen tuaj, ndoshta edhe me pare-:), do te doje te njohe kush jeni ju ne te vertete. Mos harroni se kjo eshte nje marredhenie afatgjate dhe sado aktore te mire te jeni, eshte e pamundur te mos dilni te vetja juaj nje dite. Eshte me mire te merrni vendimin te jeni vetvetja ne marredhenien tuaj me vjeherrit qysh nga dita e pare. Kjo eshte strategjia e vetme qe do iu mundesoje nje marredhenie te vertete me familjen tuaj te re.

“Sinqeriteti nuk eshte te thoni Cdo Gje qe mendoni, por ta thoni me gjithe mend cdo gje qe nxirrni nga goja.”

Jini te Sjellshem me Vjeherrit gjate Gjithe Kohes

Pike se pari duhet te mbani parasysh se vjehrra juaj nuk do iu doje asnjehere njesoj si femijet e saj. E njejta gje pritet edhe nga ana juaj. Por, ju duhet te silleni gjithmone me respekt me vjeherrit tuaj. Respekti dhe sjellja e mire tregojne maturi dhe edukate te mire familjare. Vjehrra juaj do ndihet me mire me idene se ka nje njeri te pjekur ne familje. Ngritja e zerit kur komunikoni me vjeherrit tuaj eshte nje nga gjerat me te keqija qe mund te beni per te treguar mungese respekti.

“Sjellja e mire nuk Kushton as edhe Nje Qindarke te Vetme.”

Mos Beni Thashetheme per Familjen tuaj te Re dhe Vjehrren Tuaj

Jetojme ne nje bote te vogel, ku njerezit lidhen ne menyra nga me te cuditshmet me njeri-tjetrin. Te berit thashetheme per marredhenien me vjehrren (qofte edhe online) eshte nje zakon shume i demshem. Te degjosh nga njerez te tjere (te huaj) ceshtjet e tua familjare eshte nje moment kur besimi thyhet plotesisht. Pas kesaj, vjehrra juaj nuk do iu besoje me dhe do keqinterpretoje cdo gje qe do thoni apo do beni ju. Automatikisht, jeta juaj do kthehet ne ferr.

Silluni ne Menyre te Qendrueshme

Njoh shume nuse, te cilat e kane ndryshuar shume sjelljen e tyre pasi kane lindur femijet. Ky ndryshim vjen, pasi ato besojne se pozitat e tyre ne familje jane me te forta pas lindjes se trashegimtareve. Per fatin e tyre te keq, kjo gje nuk eshte e vertete. Ardhja ne jete e anetareve te rinj te familjes eshte nje moment gezimi dhe sjell emocione pozitive ne familje. Por, sjellja e keqe ka ‘forcen’ qe t’i fshije keto emocione pozitive. Marredhenia mes nuses dhe vjehrres ka lindur me heret se data e lindjes se femijeve, dhe kerkon qendrushmeri ne sjellje, me qellim qe te vazhdoje te jete e mire. Vjehrrat e kane perjetuar nje moment te tille ne jeten e tyre (kur kane lindur femijet e vet) dhe jane te patundura ne kerkesen e tyre per sjellje te mire nga ana e nuses.

Gjeni Interesa te Perbashketa

Nese jeni te interesuara te ndertoni marredhenie te mira me vjehrren tuaj, kerkoni te gjeni gjera, qe iu pelqejne te dyjave (pasione, endrra ne sirtar, etj.) Eshte i parendesishem fakti se sa te vogla mund te jene gjerat qe iu bashkojne; ndarja mes jush e interesave te perbashketa, ju ndihmon te nderveproni ne nivel njerezor, pa e perzier lidhjen tuaj ligjore, qe mundesoi edhe njohjen tuaj.

“Jam shume e bekuar qe ti je vjehrra ime, dhe ndihem akoma me falenderuese qe ti je shoqja ime.”

Mos Keqperdorni Partnerin dhe Femijet

Vjehrrat kane dobesi per partnerin dhe femijet tuaj. Mos abuzoni me dashurine, qe ato kane per ta. Nje marredhenie e mire mes jush, bazohet ne nderveprimet direkte mes jush. Eshte shume e gabuar nese perdorni dashurine e femijeve dhe partnerit tuaj si nje ‘arme’ ne favorin tuaj. Nese e beni kete, ju do te shkaterroni cdo lidhje direkte te ndertuar deri ne ate moment mes jush dhe vjehrres tuaj.

Nese mundeni, Tregoni Dashuri ndaj Vjehrres Tuaj

Dashuria eshte pergjigja e shume problemeve ne jete, sidomos atyre te marredhenieve mes njerezve. Aftesia per t’iu dhene dashuri njerezve eshte nje dhurate dhe thesar i cmuar per te ndertuar jete pozitive. Dhurojini dashuri vjehrres tuaj qysh nga dita e pare. Futeni ate tek lista e personave ne jeten tuaj, qe doni t’iu jepni dashuri. Ne fund te fundit, keni mjaftueshem arsye te vlefshme per ta bere kete gje: vjehrra juaj ka lindur dhe rritur partnerin qe keni ne krah, eshte gjyshja e femijeve tuaj, dhe mbi te gjitha eshte e zonja e shtepise ne familjen tuaj te re, ne te cilen keni vendosur te beheni pjese me ndergjegjje te plote. Sic thote edhe kenga e famshme: “Dashuria eshte Pergjigja”. Nese gjeni mjaftueshem force karakteri brenda vetes, dhurojini dashuri te vertete vjehrres tuaj. Jam e sigurte se energjia e universit do kthehet tek ju me te njejten force pozitiviteti.

“Nje burre qe e trajton gruan e tij si princeshe, tregon se ai vete eshte rritur nga nje mbretereshe.”

Gjithmone, Ndihmojini Vjeherrit Tuaj (fizikisht, shpirterisht dhe financiarisht)

Partneri juaj i jetes ka detyrime ndaj prinderve te tij. Mos harroni t’i permbushni ato gjate gjithe kohes, edhe atehere kur duket se ato nuk kane nevoje. Permbushja e detyrimeve ndaj prinderve te partnerit/partneres tuaj tregon respekt dhe vullnetin tuaj te mire. Kujdes! Mos i pergojoni gjerat qe beni per ta (degjoj shume njerez verdalle qe ‘qahen’ dhe bejne me fjale cdo gje qe bejne per prinderit dhe familjen e tyre). Ne rast se e pergojoni kontributin tuaj, ai kthehet kunder jush. Sic e thashe edhe ne fillim, marredhenia mes jush duhet te jete e vertete dhe e bazuar ne respekt.

Dhe ne fund, por aspak me pak e rendesishme, embeltojeni marredhenien tuaj me vjehrren duke i bere dhurata te bukura, qe shprehin vleresimin dhe respektin per te. Ne ju propozojme kete Set te mrekullueshem te Swarovskit, nje dhurate qe do zbuste cdo zemer dhe do zbukuronte cdo marredhenie. Klikoni mbi foto per te pare detajet dhe per te porositur dhuraten tuaj per nenen-tuaj-ne-ligj (vjehrren tuaj).

Keto ishin keshillat e mia se si te beni qe t’iu doje vjehrra. Perdorini ato me gjithe shpirt ne marredheniet tuaja familjare dhe me shkruani per rezultatet e arritura. Jam e sigurte qe shumica e mesazheve tuaja do jene falenderuese. Zbatojini keto rregulla me te vertete, dhe jo duke pretenduar sikur. Ju Uroj te Keni Jete te Lumtur Familjare!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.