Linguine te Shijshme me Salce te Shendetshme Perimesh

Une i shijoj shume makaronat dhe me pelqen te eksperimentoj pa fund me salcat e tyre. E kam kuptuar argetimin dhe kenaqesine, qe te ofrojne pastat si ushqim, gjate nje diete qe kam bere para disa vitesh, ku ushqimi baze ishin pikerisht pastat. Ne ditet e asaj dietes gatuaja cdo dite pasta te llojeve te ndryshme me salcera te ndryshme. Ishte hera e pare qe argetohesha ne periudhe diete, dhe rezultati final i dietes ishte shume i kenaqshem. Gjithsesi, le t’i kthehemi recetes se sotme: Linguine me Salce te Shendetshme Perimesh, nje nga ushqimet e preferuara te time bije. Le te fillojme pa humbur kohe me receten:

Perberesit: / Ingredienti:

1 pako makarona linguine (500 gr.) / Linguine da 500 gr

100 gr mish i grire vici / 100 gr di carne macinata di manzo

1 qepe / 1 cipolla bianca

2 domate / 2 pomodori

1 karrote / 1 carota

2 kunguj / 2 zucche

1 spec i kuq / 1 peperone dolce

1 spec jeshil / 1 peperone verde

1/2 boce hudhre / 1/2 scarafaggio d’aglio

Pak majdanoz te fresket / prezzemolo fresco

Kripe, piper i bardhe, rigon i thate, vaj ulliri / Sale, pepe bianco, origano secco, olio d’oliva

Pergatitja: / Preparazione:

Lajini perimet me uje te bollshem. Vec e vec, qerojini dhe pritini perimet ne kubike te vegjel. Ne nje tigan hedhim 2 luge supe vaj ulliri, dhe shtojme aty qepet dhe specat e grire.

Lavare tutte le verdure con abbondante acqua. Separatamente, sbucciarli e tagliarli a cubetti. In una padella versare due cucchiai di olio d’oliva e aggiungere cipolle e peperoni tritati.

Skuqni qepet dhe specat per 2 minuta dhe shtoni mishin e grire. Vazhdoni gatimin duke e perziere vazhdimisht derisa perimet dhe mishi te ndryshojne ngjyre. Shtoni domatet, karrotat dhe hudhrat. Mbani parasysh qe salca mund te behet edhe me domate qershi apo nje kombinim mes domateve normale dhe atyre te vogla. Nese perdorni domate te vogla thjesht pritini ato ne 4 pjese dhe shtojini te salca.

Nderkohe, merrni nje tenxhere te thelle dhe mbusheni me uje te ftohte te filtruar deri tre gisht nga pjesa e siperme. Vereni ne nje vater tjeter zjarri dhe lereni te arrije vlimin. Shtoni nje luge supe me kripe dhe pak vaj ulliri, qe te mos ngjiten makaronat. Nderkohe qe uji po zien, shtoni aty linguinet dhe perziejini derisa ato te futen plotesisht nen uje.

Friggere cipolle e peperoni per 2 minuti e aggiungere carne macinata. Continua a cuocerli mescolando continuamente. Quando le verdure e la carne sono abbastanza avvizzite, aggiungi pomodori, carote e aglio. Attenzione! Puoi usare anche i pomodorini per questa salsa o una combinazione di pomodori normali e pomodorini. In caso di utilizzo di pomodorini, tagliarli in 4 pezzi e aggiungerli alla salsa.
Nel frattempo, prendi una pentola profonda e riempila con acqua fredda filtrata. Mettilo in calore e portalo a ebollizione. Aggiungi 1 cucchiaio da minestra di sale e poco olio d’oliva, per evitare che i filati di pasta si attacchino l’un l’altro. Mentre l’acqua bolle, aggiungi le linguine e mescolale fino a quando tutta la pasta è sott’acqua.

Perziejeni perberjen dhe rregullojeni me pak kripe, piper te bardhe dhe rigon te thate. Perziejeni vazhdimisht, derisa domatet te gatuhen pergjysem. Shtoni kungujt e prere ne kubike te vegjel dhe lereni te gatuhet per 2 minuta, duke e perziere here pas here.

Paralelisht, kontrolloni linguinet, qe po ziejne ne tenxhere, nese jane bere al-dente. Menyra se si une i provoj eshte duke nxjerre nje fije linguine dhe duke e provuar ne goje. Nese ato mund te pertypen mire dhe nuk jane te ngjitshme, atehere jane gati per t’u hequr nga zjarri. Kullojini linguinet, por mbani parasysh qe te ruani ujin ku ato u zien per dy arsye: se pari, se ate mund ta perdorni per pergatitjen e salces, dhe se dyti, sepse nese e ruani ate ne tenxheren ku u gatuan makaronat dhe e vini kullesen me makarona mbi te, te mbuluar me kapak, makaronat nuk do te ngjiten. Mbani parasysh se nuk eshte e lehte te arrish te gatuash makaronat dhe salcen pikerisht ne te njejtin moment. Ndaj, kjo menyre do iu lehtesoje punen per ruajtjen e makaronave te paprishura.

Shtojini salces disa luge nga uji i makaronave dhe lereni salcen te zieje derisa kungujt te jene zier dhe salca te kete marre shijen e duhur. Ne kete pike salca duhet te jete trashur, por vazhdon te jete e lengshme. Hiqeni nga zjarri dhe shtojini majdanoz te fresket te grire holle. Vendosim linguinet bukur ne mesin e pjates dhe iu hedhim siper salcen e pergatitur. Sipas deshires, mund t’i grijme siper pak djath parmexhan ose djath kackavall.

Ju befte mire!

Mescolare la preparazione e regolare con poco sale, pepe bianco e origano. Continua a mescolare fino a quando i pomodori saranno cotti a metà. Aggiungi le zucche tritate e lascia cuocere la preparazione per altri 2 minuti, mescolando di volta in volta.
Nel frattempo, controlla continuamente le linguine nello stufato per assicurarti che siano cotte al dente.
Aggiungi diversi cucchiai di succo di linguine (l’acqua dove viene cucinata la pasta). Consentire alla preparazione di cuocere fino a quando le zucche sono pronte e la salsa ha creato la giusta consistenza, ma è ancora succosa. Rimuovi la salsa dal fuoco e aggiungi il prezzemolo fresco tritato. Metti le linguine bene in un piatto grande e aggiungi la salsa. Aggiungi la parmigiana grattugiata o qualsiasi altro formaggio giallo.
Buon appetito!

Per linguinet qe i pergatis vajzes time, une perdor nje menyre tjeter. Ne momentin qe salca e perimeve eshte gati, une i hedh brenda linguinet al-dente, i perziej me kujdes dhe i le te gatuhen bashke per vetem 1 minute. Pastaj ia sherbej ne pjaten e saj te preferuar per t’i shijuar. Mqs. femijet e vegjel nuk mund t’i konsumojne linguinet si te rriturit, une sigurohem qe ne kete rast linguinet qe ha ime bije e kane perthithur lengun e shijshem dhe te shendetshem te salces se perimeve.

Oreks te Mbare Te Vegjelve Tuaj!

Io uso un modo diverso di preparare questa pasta per mia figlia. Non appena il sugo è pronto, aggiungo le linguine al sugo e le cucino insieme per 1 minuto. Quindi, le servo la pasta nel suo piatto bianco preferito per farla apprezzare. In questo modo, mi assicuro che le sue linguine prenderanno tutto il succo di salsa e mia figlia sarà in grado di ricevere questa preparazione sana.
Buon appetito ai vostri piccoli agneli!
Questa ricetta può essere preparata anche nella versione vegetariana, basta rimuovere la carne dagli ingredienti e seguire la stessa procedura.

Kjo ishte receta ime per Linguinet ne Salce te Shendetshme Perimesh. Ajo eshte shume e shijshme dhe shume e shendetshme per te gjithe familjen. Kjo recete mund te pergatitet edhe pa mish, pra teresisht vegjetariane, por mua me pelqen me shume me mish te grire. Ju ftoj qe ta provoni kete recete ne shtepite tuaja dhe mos harroni te me shkruani pervojen tuaj gjate pergatitjes, si edhe pershtypjet e familjareve per te. Deri atehere: Qofshi Mire dhe Hani Shendetshem!

Nese mendoni se kjo eshte nje recete e shijshme dhe e dobishme, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.