Nje Menyre Praktike dhe e Lire per Heqjen e Yndyres se Flokeve

Une kam floke te yndyrshem, ose me korrekte eshte te them se une kisha floke shume te yndyrshem. Nuk po flas ne te shkuaren se po iu flas nga bota tjeter, por sepse tashme e kam kuruar ate problem dhe jam kthyer ne normalitet.

Dikur floket e mi me shkaktonin shume bezdi: duheshin lare cdo 2 dite, pamja e tyre s’ishte aspak e kendshme, nuk mund t’i modeloja se nuk duronin asnje lloj tjeter produkti stilimi, etj. Gjeja qe urreja me shume ishte ajo ndjesia sikur me kishin derdhur 1 lt vaj mbi floke, sidomos gjate vapes apo kur isha e perqendruar dhe e ngarkuar me shume pune; ato jasteket e bere me lyre dhe balli qe nuk reshte se formuari yndyre.

Por, tashme nuk e kam me kete problem sepse: (i) kam rregulluar ekuilibrin e lekures (se kokes dhe lekures ne pergjithesi), (ii) si edhe kam gjetur nje trajtues shume praktik per heqjen e yndyres ne floke.

Ekuilibrin e lekures e sistemova duke ulur sasine e yndyrnave qe konsumoja (te cdo lloji yndyre) dhe duke rene ne peshe. Vija re se sa here me shtohej shtresa dhjamore ne trup, aq me shume me shtohej prodhimi i yndyres. Nje menyre tjeter ishte te beja pak sport per te perqendruar djersitjen ne ate periudhe te dites dhe uljen e yndyres qe shkakton djersitja e tepruar. Marrja e jetes me me lehtesi dhe ulja e nivelit te stresit ishte nje gje tjeter qe me ndihmoi me uljen e yndyrosjes se flokeve dhe ballit.

Nderkohe, ndalova se perdoruri shampo agresive ndaj yndyres, qe me shume m’a shtonin yndyren sesa m’a pastronin. U perqendrova tek pastrimi i skalpit te kokes dhe sidomos i zbokthit. Shampot kunder zbokthit me ndihmuan qe te eleminoja disi prodhimin e yndyres. Pas heqjes se zbokthit, merrja shampo qe merreshin vetem me floket, kryesisht ato qe rrisnin shkelqimin e flokeve, dhe i shtoja sode buke ne larjen e fundit te kokes. Soda ndihmonte ne pastrimin e plote te skalpit dhe heqjen efektive te yndyres se flokeve.

Po sa sode buke duhet te perdorim gjate larjes se kokes per te hequr yndyren?

Kjo varet nga gjatesia e flokeve tuaj dhe sasia e shampos qe perdorni. Une qe kam floke te gjata perdor nje grush shampo per cdo larje, ndaj me duhet t’i shtoj 1 luge kafeje shampos pasi e kam hedhur ne grusht. Per me pak shampo, duhet me pak sode. Perqendrohuni ne masazhimin e lekures se kokes ne kete larje te fundit speciale te kokes. Provojeni dhe do i shihni vete rezultatet.

Tashme nuk kam me floke te yndyrosur. Koken e laj maksimumi 2 here/jave dhe floket e mi duken te bukur gjate gjithe kohes. Vazhdoj te jem e kujdeshme me ekuilibrin e lekures dhe faktoret qe e shkaktojne. Gjithsesi, pas shume vitesh ‘lufte dhe vuajtjesh’, i jam kthyer normalitetit dhe jam shume e kenaqur per kete gje. Shpresoj qe ju miqte e mi, qe njesoj si une vuani nga ky crregullim i organizmit, te gjeni ide praktike te vyera ne kete rrefim timin per trajtimin e yndyrosjes se flokut. Mos u merzisni se ka gjithmone shprese per stabilizimin e ketij fenomeni ne floket tuaj.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.